Lidhu me ne

Aktualitet

Kriza ekonomiko-shoqërore, të gjithë kërkojnë punë në shtet

Ervis Iljazaj – Liberale.al

Sipas revistës “Monitor”, viti 2018 shënoi një rekord për sa u përket kërkesave për një vend pune në administratën shtetërore. Për çdo vend pune të hapur janë bërë rreth 22 aplikime, gjë e cila tregon qartësisht dëshirën që kanë shqiptarët për të filluar një vend pune në shtet. Ndërsa në sektorin privat, kërkesat krahasuar me ato në shtet janë shumë herë më të ulëta.

Ky fenomen, dëshira gjithmonë e në rritje e shqiptarëve për të kërkuar një vend pune në shtet, është një e dhënë, e cila do të alarmonte këdo, qeveritarët, ekonomistët, ata që merren me opinionin publik. Por edhe pse një e dhënë tepër shqetësuese, kalohet sikur të mos ketë asnjë rëndësi për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

Në thelb, ky studim tregon tri problematika shumë të mëdha të shoqërisë shqiptare.

E para, fakti që shumica e shqiptarëve i ka kthyer sytë nga punësimi në administratën shtetërore, është një tregues që gjendja ekonomike në këtë moment nuk është në nivelet më të mira të dekadës të fundit. Ekonomia e tregut dhe sipërmarrja private, me sa duket, nuk u ofron shqiptarëve mundësitë e një vendi pune të sigurt dhe të mirëpaguar. Duket qartë se hapësirat në tregun e punës në sektorin privat janë ngushtuar në mënyrë të ndjeshme. Kjo vjen si pasojë e klimës së biznesit në Shqipëri, e cila nuk po gjen mundësitë për t’u zhvilluar dhe për t’u rritur, apo mungesës së investimeve të huaja, që mungojnë si asnjëherë më parë në vitet e fundit.

E dyta, kërkesat e larta për punësimet në administratën shtetërore, përtej faktorit ekonomik, ka të bëjë edhe me një faktor kulturor të shoqërisë shqiptare. Shumica e të rinjve shqiptarë, nëse bëhet një sondazh, me shumë mundësi ambiciet e tyre janë të drejtuara nga administrata shtetërore. Kjo, për fat të keq, është kulturë e trashëguar nëpër breza, e cila nuk po ndihmon aspak zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Vendi i punës në shtet shihet ende si një vend pune komod, që të ofron të gjitha favoret përkatëse dhe kjo ka një arsye. Administrata shqiptare për gjatë gjithë tranzicionit shqiptar, nuk ka arritur asnjë moment nivelin e kërkuar, por shpeshherë është parë si një administratë jo efikase dhe një vend pune që mund të ofrojë mundësi materiale në shkëmbim të një firme apo vule shtetërore. Sigurisht, administrata shqiptare ka një pjesë të konsiderueshme të saj profesionistë dhe me dinjitet, por në pjesën më të madhe lë shumë për të dëshiruar. Dëmi më i madh që u bëhet të rinjve duke i ushqyer kulturën e punësimit në shtet, është padyshim dëmi profesional. Një punë në shtet mund të sigurojë komoditete përkatëse, por asnjëherë, në shumicën e rasteve, nuk e rrit një të ri profesionalisht. Zhvillimin profesional një person mund ta arrijë në një kompani private, e cila kërkon kualifikime, sens përgjegjësie dhe profesionalizëm shumë herë më të lartë se administrata shtetërore. Shqiptarët në përgjithësi, kanë një pritshmëri të lartë ndaj shtetit dhe politikës dhe kjo është një karakteristikë që duhet të na bëjë të shqetësohemi. Politika e di këtë gjë dhe gjithmonë e më shumë merr kompetenca, gjithmonë e më shumë ndërhyn në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare, gjithmonë e më shumë merr pushtet mbi jetët tona, duke krijuar premisat e sigurta për të abuzuar më të.

E treta, dhe ndoshta një nga problemet më të mëdha të këtyre të dhënave, është fakti se, vetë kjo qeveri po nxit në mënyrë populiste dhe vetëm në favor të saj dhe jo të shqiptarëve, punësimet në shtet. Mjafton këtu të përmendim punësimet e studentëve ekselentë në administratën shtetërore në mënyrë kolektive, duke krijuar idenë se ekselentët duhet të punësohen në shtet. Përtej faktit që këto punësime janë të dyshimta për nga ana ligjore, krijojnë dhe një zakon kulturor të dëmshëm për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Sigurisht që, studentë ekselentë mund t’i shërbejnë dhe duhet t’i shërbejnë administratës shtetërore, por për ta puna në shtet nuk mund të jetë alternativa e vetme. Në të gjithë botën, studentët ekselentë nxiten të punojnë në kompani të rëndësishme informatike, farmaceutike apo sipërmarrje të ndryshme private, ku paguhen mirë dhe zhvillohen profesionalisht. Ndërsa në Shqipëri, në mungesë të kësaj oferte, drejtohen drejt zyrave të shtetit. Në shtetet e zhvilluara krijohen ura lidhëse midis qeverisë dhe biznesit për të krijuar mundësi punësimi të studentëve ekselentë, ndërsa në Shqipëri po krijohen ura lidhëse midis universiteteve dhe punësimeve në shtet. Shenjë kjo e një prapambetjeje ekonomike dhe kulturore të thellë, që për fat të keq po ushqehet nga politika shqiptare.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook