Lidhu me ne

Temporal

Jeta e patreguar e Martin Camajt

Rrugëtimi i djaloshit nga Dukagjini drejt letrave … Shkollimi në shkollat jezuite, arratisja në Beograd, Romë, Munih dhe dashuritë …

Ndërsa treni ecte drejt Munihut, burri në portretin e të cilit dalloheshin syzet e mëdha, vijonte të shfletonte gazetat që kishin ardhur nga larg. Propaganda komuniste në “Drita”, “Zëri i Popullit”, apo “Bashkimi” nuk i linte shumë shpresa për ndryshim. Por me intuitën e një intelektuali që di të lexojë shenjat e kohës, ai besonte se ndryshimi do të vinte. Mbrëmjeve kur Erika (gruaja e tij gjermane) i sillte filxhanin e çajit në tryezën e punës, ai i tregonte gjithçka që kishte lexuar, e me një pasion që rrëmbehej nga malli, i thoshte se një ditë do të mund të vizitojnë Shkodrën, Tiranën.

Vajza me flokët e verdha do t’i rrëmbente zemrën që kur e pa për herë të parë. Ishin njohur në një festë diplome. Ajo kishte shkuar aty e ftuar nga shoqja që diplomohej, ai, si profesori që e kishte ndihmuar. Ishin ulur pranë njëri-tjetrit. Në fillim ajo pat kujtuar se ishte student dhe pse flokët e zinj kishin filluar pak t’i zbardheshin. Nga gjuha do të kuptonte se nuk ishte gjerman. Në fund të festës, pas mesnate mezi begenisi ta shpinte në shtëpinë e saj, megjithëse kishte automjet. Por nuk harroi t’i merrte adresën.

Ishte maj kur ai i telefonoi për t’u takuar sërish. Në tavolinën e një bari të thjeshtë ku ishin ulur, biseduan gjatë për letërsinë. Ajo i foli për Holderlinin, për poetin e saj më të dashur, por tepër të vështirë dhe Rilken. Ajo ende nuk e dinte se kush ishte. Diskutuan për poezinë, por nuk i tregoi se ishte poet. Nuk fliste shumë, por nga ato që thoshte, Erika magjepsej …

Kështu nisi historia e dashurisë mes Martin Camajt dhe Erikës. Më pas gjithë historitë e dashurisë duket se zhvillohen njësoj, veshur me aureolën e pritjes, sfidat e bashkëjetesës dhe mungesën torturuese kur dikush vendos të largohet i pari. Ashtu siç ndodhi me Martinin.

Në historinë e letërsisë shqipe, Martin Camaj është ndoshta një nga poetët që dhe jetën e pati si në vargje. Në një histori letërsie si e jona, ku mungon aq shumë vaniteti, ai na e pasuron tani me kujtimet e lëna pas në ditarë e letra. Gra që takoi e që lanë gjurmë në jetën e tij, rishfaqen përmes rreshtave e vargjeve që ai u shkroi.

I lindur në “një vis të egër, ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit, kaq i thyeshëm është ky vend”, ashtu siç e përshkruante vetë vendlindjen, Telumin e Dukagjinit, ai nuk u largua kurrë figurativisht prej saj. Camaj i përket një brezi poetësh që u formuan në shkollat jezuite. Profesori i tij ishte At’ Giuseppe Valentini, me të cilin do të vijonte të mbante lidhje deri vonë. Më 1946-n, me mbylljen e institucioneve fetare në Shkodër, ai ndërpret studimet për të themeluar në Prekal shkollën ku do të jepte mësim deri më 1948-n.

Arratisja në Jugosllavi vetëm pak vite pas mbarimit të luftës dhe hyrjes së komunizmit në vend, do të ndryshonte përgjithmonë rrjedhën e jetës së Martin Camajt. Në Beograd ai regjistrohet në Fakultetin e Filologjisë, kryesisht në degën e Gjuhës e Letërsisë Italiane. Kjo zgjedhje duket se nuk është bërë e rastësishme nga djaloshi shqiptar, i rritur nën edukimin e fretërve që vinin nga shkollat italiane. Nga Beogradi ai e shihte Italinë si stacionin e radhës për të ndërtuar jetën.

Një mik i hershëm i tij, me të cilin ruante letërkëmbimet, duket se po i përgatiste pritjen. Ai ishte Ernest Koliqi, ish-ministër nën qeverinë Vërlaci nën pushtimin italian. Por kishte diçka që e bënte të vështirë ikjen e Camajt nga Beogradi. Ajo ishte Nina Bogdanović, e lindur në vitin 1924 në Beograd, në familjen e Dobroslavit dhe Dragës. “Më kujtohet çasti kur për herë të parë pashë sytë e tu. Më ke vështrue me shumë vëmendje, me një shikim hetues dhe në atë shikim tandin kishte edhe mosbesim dhe shumë mbyllje në vetvete, – e më vjen keq me e pranue, – por kishte edhe pak ironi. Kjo e fundit sigurisht si pasqyrim i mendimit tand të deriatëhershëm për gratë e ndoshta edhe si mbrojtje e përgatitun qysh ma përpara. A i kam ra në të? Ai çast kaloi në terracën e kësaj vile. Prandaj edhe e vizatova. Por edhe që të shohish këto dy dritare dhe të kujtohesh për atë vajzën të cilën nuk dëshiroje me e dashunue”, i shkruante ajo në një letër. Janë dhjetëra letra që dëshmojnë një dashuri të madhe mes tyre. E teksa jetonte këtë dashuri, presioni komunist mbi të vazhdonte të rritej. Ikja drejt Italisë tashmë ishte e pashmangshme. Qyteti i njohur i letrave, do të hapë para Camajt dimensione të reja. Ai regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë dhe merr mësime nga Giussepe Ungaretti … Nën udhëheqjen e Koliqit, më 15 mars 1960, mbron me vlerësime maksimale pranë Universitetit të Romës, tezën e doktoraturës mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut. Raporti i tij me Ninën, e cila shumë shpejt iu bashkua rrugëve të Romës, nuk do të qe i lehtë, për shkak të sëmundjes së saj. Me zhvendosjen në Munih më 1960-n, lidhja e tyre do të vijojë të dobësohet. Ajo do ta ndjekë në Gjermani për gati 8 vite për t’u kthyer sërish më pas në Itali ku vendosi të ndante jetën profesionale pas ndarjes me të. Prania e Ninës ndjehet pothuajse në gjithë krijimtarinë e Camajt deri në vitet ‘70, e më pas. Në vëllimin poetik “Kanga e vërrinit”, 1954, ai ka lënë këtë kushtrim për të “Dhimbës s’ême, Ninës. Martin”. Camaj nuk pati fëmijë as nga martesa e mëvonshme me Erikën. Në historinë tonë letrare figura e tij do të jetë gjithnjë e veshur me një aureolë që do të shkëlqejë nga vargjet e dashurisë që la pas. Por kontributi i Camajt, dhe pse në mërgim, është dhe në elaborimin e një shqipeje, përmasat e së cilës zgjeroheshin dhe pse pjesa më e madhe e saj ishte nën kostumin zyrtar.

Dimensioni i vërtetë i këtij personaliteti vazhdon të jetë jo i plotë dhe pse këto vite ka pasur botime e njohje të reja me veprën e Camajt.

Çdo rilexim i Camajt ta jep këtë ndjesi, si zbulim i një horizonti që të çon gjithnjë në shtigje të reja, po aq të bukura e të panjohura, si vetë jeta e tij …/ Gazeta Liberale

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook