Lidhu me ne

Kryesore

Kush është gjykatësi i kësaj kohe vjedhjesh në Shqipëri? 

Spartak Ngjela

Kush është gjykatësi i kësaj kohe vjedhjesh e hajdutësh në Shqipëri?
Askush veç frikës dhe marrëzisë të të korruptuarëve.

Frika dhe marrëzia janë bashkuar në sjelljen e të korruptuarve të mëdhenj të shtetit që tani ndihen pa shpresë, si pasojë e reformës në drejtësi. Prandaj, gjithçka po drejtohet nga kjo psikologji frike.

Po, nga vjen kjo frikë e tejëzgjatur në tre vjet rresht? Kjo vjen nga presioni i politikës dhe ekspertizës amerikanë kundrejt hetimit të pasurisë së korrupsionit kryeministror shqiptar.

Korrupsioni iu drejtua popullit për kryengritje që të shpëtonte gjënë e vjedhur. Por ky revolucion antireformë i Saliut dështoi nga ushtrimi i forcës amerikane, ndonëse nuk kishte asnjë gjasë që kryengritja të ndodhte. Por, siç po shihet, dështimi ka mërzitur më shumë Ramën se Bashën.

l.
Rama i mërzitur i shkruan letra lutëse Bashës që të takohen për marrëveshje. “Hajde bashkohemi se ti do të fundosesh” , i thotë ai Bashës. Po ç’është kjo logjikë që t’i lutesh kundërshtarit të dhunshëm e t’i thuash “aman mos u fundos”!!!

Ndërsa Basha nuk flet me Ramën se “kam vënë kusht për marrëveshje”, thotë ai. Por Basha në fakt nuk e di ç’është kushti në një kontratë, se nuk e njeh juridikisht as kushtin pezullues, as kushtin zgjidhës të një kontrate.

Ndërkohë, Rama i ka dërguar Bashës letrën e pestë e të gjashtë që e fton të takohen.
Dhe Basha këmbëngulës vijon të kërkojë dorëheqjen e Ramës, por nuk ka forcë.
Rama është keq pse dështoi Saliu, kurse socialistët që dinë të mendojnë po e mbajnë ende Ramën si kryetar. (!)

ll.
Kush dëmtohet me dorëheqjen e Ramës: Basha apo Rama.
Dorëheqja ime, thotë Rama, na varros të dyve.
Po shkatërrimi i lidërshipit të vjetër të PD-së, dhe ristrukturimi i saj, kë dëmton? “Kjo më shkatërron mua”; thotë Rama.
Pikërisht këtë ka frikë Rama, sepse ai nuk mund ta pranojë ristrukrurimin e Partisë Demokratike drejt intelektualizmit. Por në të njëjtën kohë ka edhe frikë nga Reforma në Drejtësi.

Këtë frikë e ka edhe Berisha edhe Basha; dhe i gjithë korrupsioni, i djathtë dhe i majtë, domethënë edhe Meta.

Por Meta ka ikur fare, nuk di se çfarë po flet. Kuptohet se e kishte shpresën te revolucioni Berisha. Lodhen dhe shpresojnë kot. Këta të korruptuar nuk e mundin dot politikën amerikane në Shqipëri.

Edhe Ramë ziu lodhet kot. Asgjë nuk bën dot. Është i kapur dhe nuk ka më asnjë forcë për të ndaluar Reformën. Edhe këtë kryeministër e kap reforma në drejtësi. Por tani Rama luan si ai peshku i kapur në rrjetë që kërkon të çajë rrjetën.
Por këtë po kërkon të bëje edhe Basha, edhe Saliu. Në fakt, koha po tregon se e kanë të pamundur.

lll.
Dërgon letra Ramë ziu në adresë të Bashës, ka shpresë si ajo e para dy vjetëve. “Më ke vjedhur votat”, thotë Basha. Ku ka vjedhur vota Rama?!! Rama donte të mos kishte 71 deputetë, se kish menduar koalicion PS -PD për të bllokuar reformën në drejtësi. Por, ja që, një dorë magjike, që donte të shpëtonte Shqipërinë, i dha Ramës pesë deputetë; që ky me partinë e tij shkoi 75 deputetë në Parlamentin me 140 të tillë.

Kur mori 75 deputetë, Rama nuk doli nga shtëpia dy ditë prej marazit. Tani lodhet kot. Politika e madhe perëndimore nuk e pranon as revoltën e dhunshme të Berisha-Bashës dhe as kompromisin e Bashës me Ramën, sepse ajo politikë tani e ka marrë Parlamentin e Shqipërisë dhe don të shpejtojë Reformën në Drejtësi. Kurse Rama kuptohet se po punon në vakum.

Revolucioni antireformë dështoi me forcën e politikës amerikanë.
Atëherë, pse nuk dorëzohen këta derdimenë?

MË TEPËR

Mix1 min më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 minuta më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix8 minuta më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix9 minuta më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix13 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix13 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix13 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix13 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore13 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix13 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Facebook