Lidhu me ne

Kryesore

Shoqata e Investitorëve të Huaj: Klima e biznesit në Shqipëri, e pafavorshme

Shoqata e Investitorëve të Huaj: Klima e biznesit në Shqipëri, e pafavorshme

Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA) ka prezantuar rezultatet e vëzhgimit për mjedisin e biznesit 2019, të zhvilluar me anëtarët e saj, që janë sipërmarrjet më të rëndësishme në vend, si banka, kompani që veprojnë në fushën e industrisë, naftës, telekomunikacionit, energjisë, konsulencës etj.

Sipërmarrjet vlerësojnë se klima e biznesit në 6 muajt e parë të vitit ishte e pavaforshme. Bizneset janë pyetur të vlerësojnë klimën nga 0 në 100, ku zero është e pafavorshme dhe 100 shumë e favorshme dhe rezultati ishte 39. Pritshmëritë janë pak më pozitive për pjesën e dytë të vitit, me treguesin që rritet në 45, por gjithsesi mbetet poshtë nivelit 50.

Bizneset janë pyetur  se sa problem janë këto pengesa për aktivitetin e tyre: monopoli & konkurrenca e pandershme; korrupsioni; burokracia e qeverisë dhe ekonomia informale, duke vlerësuar nga zero kur nuk ka pengesë, deri në 100 që është një pengesë e madhe. Pengesa kryesore e identifikuar nga bizneset është monopoli dhe konkurrenca e pandershme, me 68 pikë, e ndjekur nga korrupsioni me 67, burokracitë e qeverisë me 64 dhe në fund ekonomia informale, me 61.

Bizneset vlerësojnë se përkeqësimin më të madh e ka shënuar klima politike (32 pikë, ku zero tregon përkeqësim domethënës), e ndjekur nga transparenca në procedurat qeveritare (38), rregulli e siguria (41) dhe sistemi dhe procedurat e prokurimit publik (42).

Procedurat që janë vlerësuar që kanë pasur përmirësimin më të madh janë politikat në sistemin bankar (52), aksesi në financë, rregullat e punës, të drejtat e pronësisë intelektuale, furnizimi me energji. Më mirë në marrëdhëniet me autoritetet shtetërore vlerësohen doganat dhe qeveria qendrore (50 pikë), të ndjekura nga qeverisja lokale, autoritetet tatimore dhe në fund më dobët vlerësohen marrëdhëniet me gjykatat (49).

E pranishme në një prezantim të tillë ka qënë edhe Ministrja e Financave, Anila Denaj. Në fjalën e saj ajo ka konfirmuar largimet por ka folur edhe mbi mundësitë e reja.

Denaj: E vërtetë që kanë ikur 2-3 investitorë, por janë hapur 89 të reja

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e pranishme gjatë prezantimit të rezultateve të mjedisit të biznesit, tha se qeveria është e hapur për dialog të vazhdueshëm me sipërmarrjet. Ajo shtoi që burokracitë janë ulur ndjeshëm, siç konfirmohet dhe në raportin e “Të bësh biznes” të Bankës Botërore.

Denaj tha se është e vërtetë që janë larguar 2-3 kompani të huaja, por sipas të dhënave të 5-mujorit nga Qendra Kombëtare e Biznesit janë hapur 89 biznese të reja me aksionerë të huaj.

Më tej, ajo prezantoi projektin e Fiskalizimit, të cilin Ministria e Financave e ka nisur këtë vit, me synimin që në vitin ’20-’21 të gjitha pagesat të mund të kryhen në mënyrë elektronike. Kjo do të kontribojë në një ulje shumë të ndjeshme të informalitetit. Ajo u bëri të ditur bizneseve rezultatet e reformave të ndërmarra nga qeveria, si ato që kanë të bëjnë me reformën e derregullimit, me licencat të cilat sot jepen 99% online. Denaj i ftoi anëtarët e shoqatës të vizitonin Shkollat Profesionale dhe Zyrat e Punës në çdo vend ku ata operojnë, në mënyrë që të ndërmjetësojnë më mirë nevojat e të dyja palëve, të punëkërkuesve dhe të punëdhënësve.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook