Lidhu me ne

Kryesore

ElectionGate: Reagimet e politikanëve pas përgjimeve të BILD

ElectionGate: Reagimet e politikanëve pas përgjimeve të BILD

Pas publikimit nga BILD të audio-përgjimeve ku tregohej shit-blerja e votave, përdorimi i policisë dhe frikësimi i nëpunësve të administrates gjatë zgjedhjeve të parakohshme në Dibër, kanë reaguar përveç Kryeministrit Rama, Kryetarit të PD-së Basha, dhe Kryetares së LSI-së Kryemadhi edhe politikanë të tjerë të shumicës dhe opozitës.

Kryeministri Rama reagoi i pari pas publikimit teë audio-përgjimeve. Ai e pranoi bisedën me Arben Keshin gjatë zgjedhjeve të parakohshme vendore në Dibër dhe tha se “ do ta bënte prapë njësoj”:

“Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qënë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë.”

Ish-ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri e quajti komunikimin e tij me biznesmenin Bekim Krashi, të cilit i premton mbështetjen e qeverisë, dhe me Arben Keshit, të cilit i tregon se ka dërguar disa “çuna problematik” në shtabin elektoral janë në përputhje me ligjin.

“Në bisedat e mia telefonike të publikuara audio në gjuhën shqipe, nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin apo shkon përtej komunikimit normal organizativ mes shtabit elektoral në një fushatë. Çdo pretendim tjetër është deduksion politik i qëllimshëm [… ] Ky spekulim bëhet qëllimshëm për të njollosur fitoren e merituar të kandidatit të Partisë Socialiste dhe punën organizative të të gjithë kordinatorëve elektoral ashtu dhe timen si drejtues politik.”

Kandidati për Bashkinë e Lezhës Pjerin Ndreu, i cili dëgjohet të kërcënoi me vendin e punës drejtorë dhe mësuesit e shkollave në Dibër tha se ky “është komunikim normal me strukturat”.

“Përgjimet janë indicie, por jo prova. [K]omunikimi im s’ka të bëjë me shit blerje, por me votat e një socialisti, i cili normalisht duhet të votojë partinë e vet. Është komunikim normal me strukturat tona. As nuk është i PD-së as i LSI-së që të quhet presion. Nëse nuk lejohet t’u kërkohet vota nga ne socialistëve, atëherë është tjetër gjë.”

Arben Keshi, ish-drejtor i Ministrisë së Brendshme, që dëgjohet në të gjithë audio-përgjimet, duke kërcënuar nëpunësit apo duke ofruar para në shkëmbim të votave, tha se “nuk i kujton” këto biseda:

“Janë komunikime të cilat nuk i kujtoj. S’kam patur unë lidhje për blerje votash dhe lekë. Unë kam qenë shef politik i fushatës. Kam organizuar fushatën si post politik. Në atë kohë nuk kam qenë në polici. S’kam patuar asnjë pozicion në shtet, por vetëm post politik. Sot jam specialist i thjeshtë i policisë në Dibër.”

Ndaj këtyre përgjimeve reaguan edhe peërfaqësues të opozitës.

Kreu i PD-së Basha u shpreh:

“Sot, çdo njeri e ka kuptuar se Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin përmes bashkëpunimit me krimin për të blerë, frikësuar, dhunuar dhe ndëshkuar qytetarët, me qëllim manipulimin e votës.

Është tragjike për një komb kur mësuesit e tij kthehen nga edukatorë të së ardhmes në hajdutë votash.

Është tragjike për një shoqëri kur polici shtrëngohet të kthehet në një keqbërës skutash për të ruajtur bukën e gojës së fëmijëve.”

Ndërsa ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj shkroi:

“Arrogancës së Damian Gjiknurit dhe Edi Ramës, edhe kur kapen në krim, ia kalon vetëm makuteria për të vjedhur. Këto sëmundje duhet të kurohen në burg.”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi:

“U provua hapur se Rama është kryeministër ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet janë ilegjitime. U provua 100 për qind vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve. Edi Rama është personalisht në krye të masakrës zgjedhore. Dorëheqja e menjëhershme e Ramës është e pashmangshme.”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore13 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook