Lidhu me ne

Kryesore

Tirana probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujë

Nga Alice Elizabeth Taylor – Exit.al

Tirana probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujë

Është viti 2019 dhe Tirana akoma vuan nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ujit, sidomos gjatë muajve të verës.

Nëse jeton në qendër të Tiranës, ke mjaftueshëm ujë për të bërë dush apo për të përdorur pjatalarësen në mëngjes nga ora 7-8:30 dhe mbasdite nga ora 18:00 deri 19:30. Pjesa tjetër e kohës mjafton vetëm për shkarkuar tualetin apo larë enët.

Gjatë muajve të verës, shpesh e gjejmë veten pa ujë për disa orë apo edhe ditë. Kjo do të thotë që nuk mund të gatuajmë, pastrojmë, përdorim tualetin, të lajmë rrobat, dhe unë e kam të pamundur të laj fëmijën time në rast se nuk kam shishe me ujë rezervë.

E njëjta situatë është edhe në zonën e Myslym Shyrit. Një mik më tregon se “kështu ka qënë gjithmonë, por në 2-3 vitet e fundit situata është përkeqësuar.”

Ai shton se “ka më pak orë furnizim me ujë dhe nuk dihen oraret kur kemi dhe kur nuk kemi ujë. Afër kemi shumë ndërtesa të reja, dhe besoj se uji ju shkon atyre.”

Në zonën e Ali Demit ka raportime për situata të ngjashme me ndërpreje të ujit disa herë në muaj. Afër Dajtit, banorët na treguan se oraret kur kanë furnizim të plotë me ujë janë midis 17:00-19:00, por për momentin dhe gjatë javës së fundit nuk kanë patur, duke u furnizuar me ujin që blejnë në dyqan.

Ndërprerje të ujit dhe energjisë ka dhe në Komunën e Parisit, zonën e Vasil Shantos, Selitës,  Selvisë dhe Bllokut. Banorët treguan se kanë ndërpreje për dy deri në 24 orë, e cila ndodh një herë në muaj ose ditë për ditë.

Ata që jetojnë në blloqe apartamentesh të reja nuk vuajnë aq shumë – një mik tjetër që jeton në një apartament, qiraja e së cilës është me katër shifra,  nuk ka pasur ndonjëherë ndërprerje të energjisë, ose ndonjë problem me ujin. E njëjta situatë është edhe në kompleksin e apartamenteve Nobis, ku apartamente me 2 dhoma gjumi mund të merren me qira për mbi 1000 Euro në muaj.

Ata që jetojnë në ndërtesa apo zona jo shumë të populluara me të huaj ose me një nivel të ardhurash të caktuar rrallë vuajnë nga këto probleme.

Dikush më tha se bën mësim privat të gjuhës angleze në shtëpinë e saj si mënyrë jetese dhe vazhdimisht duhet t’i anulojë ato për shkak të mungesës të energjisë elektrike, duke shtuar se nuk është për të qeshur të mos kes mundësinë të përdorësh dot kondicionerin në këtë kohë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se qytetarët e Tiranës do të kënë ujë 24 orë për pesë vitet e ardhshme, por përkundrazi gjërat duket se po shkojnë më keq. Një projekt pilot po zbatohet në disa zona të Tiranës përfshirë edhe Kodrën e Diellit. Projekti supozon se këto zona do të ketë ujë të pandërprerë. Por dy persona që jetojnë atje më treguan se shumë pak është përmirësuar problemi i ujit.

Për të mbështetur strategjinë e tij pesë-vjeçare, Veliaj dyfishoi cmimin e ujit për familjet- një vendim i cili ndikoi në strenjtimin e jetësën së qytetarëve.

UKT garanton se uji plotëson standardet e sigurisë, megjithatë kushdo që e pi atë, e di që nuk është kështu. Në fakt, veterineri im më rekomandoi që të mos i ushqej as macet me ujë çezme, për faktin se përmban parazitë, metale dhe elementë të tjerë potencialisht të dëmshëm.

Në 2018, kompania e preferuar e qeverisë Fusha shpk fitoi tenderin prej 3.2 milion EURO  për ndërtimi i një impianti për përpunimin e ujit në rezervuarin e Bovillës, por deri më tani situata nuk duket të ketë ndryshuar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook