Lidhu me ne

Kryesore

As gratë nuk mund ta shpëtojnë dot Partinë Socialiste në Shkodër

Ervis Iljazaj

Kryeministri Rama i ka kërkuar drejtorëve të Shkodrës të japin të gjithë dorëheqje nga posti, që mbajnë për t’i zëvendësuar ata duke i dhënë prioritet grave në emërimin e drejtorëve të rinj, ashtu sikurse u shpreh Kryetarja e Këshillit Bashkiak, edhe kjo grua ndër të tjera.

Në të gjithë këtë histori ka dy probleme. E para, shkarkimi kolektiv i të gjithë drejtorëve, pa bërë asnjë analizë të punës së tyre , në mënyrë plotësisht arbitrare. Dhe të gjithë drejtorët me rradhë, sipas ‘’ fermanit’’ dhanë dorëheqjen, pa as më të voglin diskutim. Është e kotë të thuash, që një gjë e tillë nuk ndodh në asnjë vend të botës, sepse ka një ligj, që parashikon si emërimet e si shkarkimet për drejtorat e administratës. Por, kjo mënyrë, kundër cfarëdo lloj parimi të administratës publike, tashmë është kthyer në normë dhe nuk përbën më asnjë habi për shoqërinë, për fat të keq apatike shqiptare. Përkundrazi, shkarkimet kolektive si rasti i Shkodrës për një pjesë të rëndësishme të qytetarëve shkaktojnë emocione pozitive, dhe këtë gjë Edi Rama e di mjaft mirë.

E dyta, lajmërimi, se drejtorët e rinj të Shkodrës do të jenë gra, është ndoshta mënyra më absurde, më populiste dhe më idioteske, që kam dëgjuar ndonjëherë. Me gjithë respektin që kam personalisht për gratë, dhe që pa diskutim duhen mbështetur të drejtat e plota të tyre, kjo nuk është mënyra më e mirë për ta bërë këtë. Nuk është mënyra më e mire, për faktin se nuk është një emancipim i merituar, por i dhuruar. Dhe, cdo gjë, që është e dhuruar dhe jo e fituar nuk është e vërtetë, por një fasadë. Emërimi apriori i drejtorëve të rinj të gjinisë grua shkel në mënyrë flagrante parimin e meritokracisë, mungesa e së cilës është problemi më i madh i shoqërisë shqiptare. Nuk kuptohet, se ku e gjen të drejtën kryeminsitri i Shqipërisë t’i heqë mundësinë e konkurrencës në administratën publike të gjithë burrave shkodranë, duke i diskriminuar në këtë mënyrë?

E megjithatë, zëvendësimi i drejtorave me gra nuk bëhet aspak për vlerësimin e madh, që kryeminsitri ka për to. Nëse do të ishte kështu, do të ishte disi me pranueshme. E gjitha kjo bëhet për për një arsye tjetër. Sa herë që Rama ndodhet në një vështirësi, sic është rasti i Shkodrës, që i plasi në dorë kësaj mazhorance, mënyra më e mirë për ta mbuluar atë është nëpërmjet një gjesti të tillë.

Edi Rama kujton, se bukuria  do të shpëtojë  botën, gjë e cila në disa raste mund të jetë edhe e vërtetë, por jo kësaj here. As gratë nuk mund ta shpëtojnë dot Partinë Socialiste në Shkodër. Socializmi në Shkodër është një gjë, që nuk mund të ngjizet për arsye kulturore, për arsye historike dhe për arsye të natyrës  të atij komuniteti. Kyreministri shqiptar duhet të dorëzohet dhe ta lërë mënjanë ëndrrën për të marrë Shkodrën.  Për ironi të fatit, edhe kësaj here, që Partia Socialiste nuk kishte asnjë kundërshtar, nuk e arriti dot.

Pjesëmarrja në Shkodër në votimet e 30 qershorit ishte tmerrësisht e ulët, pothuajse e papërfillshme,  me gjithë përpjekjet e mëdha personale të Edi Ramës, duke dështuar kështu në mënyrë spektakolare.  Fatura e dështimit të Partisë Socialiste në Shkodër nuk duhet t’i ngarkohet drejtorëve,  por asaj ç’ka Shkodra përfaqëson ideologjikisht. Ideja, se gratë do të rrisin mbështetjen për Partinë Socialiste në Shkodër është një iluzion.

Shkodra është kthyer në simbolin e kazuës së opozitës dhe betejës së saj. Është pikërisht Shkodra, ajo që po vazhdon të mbajë ende gjallë frymën ‘anti 30 qershor’ të opozitës. Dhe, me të gjitha gjasat, do të vazhdojë të qëndrojë një fitil i ndezur për politikën shqiptare. /Gazeta Liberale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook