Lidhu me ne

Temporal

Drama pas overdraftit

Është fundi i muajit. Llogaria jote bankare është me të kuqe. Por ti ke nevojë për para për të financuar disa shpenzime ekstra. Mendon gjatë dhe në fund e gjen zgjidhjen. Borxhi.

Shkon me vrap në bankë. Në sportel të pret oficerja e kredisë. Ajo nis të të shpjegojë procedurat se si merret overdrafti dhe letrat që duhet të firmosësh.

Duket zgjidhje joshëse. Por sapo hedh firmën, ky është sinjali i parë se jeta jote ka filluar të marrë të tatëpjetën.

Borxhi nuk është asnjëherë i mirë. Por disa lloje borxhi janë edhe më malinj. Overdrafti dhe kredia konsumatore janë dy ndër to.

Kur merr overdraft ose borxh për konsum do të thote se të ardhurat e tua nuk mjaftojnë më për të financuar shpenzimet e përditshme.

Termi ekzotik, që ekonomistët përdorin për të përshkruar këtë situatë është deficiti primar.

Për ta thënë shkurt, po jeton përtej mundësive të tua. Kriza financiare nuk është e përkohshme, por strukturore.

Por ajo që duket si zgjidhje, për të kaluar këtë situatë, pra borxhi, vetëm sa e rëndon më keq problemin. Borxhi ka kosto, të cilat rëndojnë edhe më tej gjendjen e vështirë duke rritur hendekun mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Një individ ose familje me deficit primar ka vetëm dy zgjidhje për të dalë nga kriza. E para është rritja e të ardhurave. Nëse kjo deshton atëherë i gjithë konsolidimi duhet të bjerë në krahun e shpenzimeve.

Të duhet të shkurtosh shpenzimet, ku të mundesh. Por nëse konsumi yt është në nivel mbijetese dhe nuk mund të shkurtosh dot më asgjë, atëherë ekuacioni nuk ka asnjë zgjidhje.

Wilkins Micawber, personazhi simpatik në novelën ‘David Copperfield’ të Charles Dickensit ka një shprehje te famshme: “Kur shpenzimet tejkalojnë të ardhurat, rezultati është mjerimi.”

Herën e parë që kam lexuar Dickensin mu kujtua një episod me gjyshin tim të ndjerë. “Kurrë mos i shpenzo të gjitha ato që fiton- më thoshte. Mundohu të kursesh qoftë edhe sadopak.”

Gjyshi im nuk kishte doktoraturë në ekonomi. Madje as shkollën e mesme nuk kishte arritur ta bënte sepse ajo ishte Shqipëria e asaj kohe. Por ai më ka mësuar ndoshta një nga leksionet më të rëndësishme të financave.

Një leksion të cilin më voë do ta ndeshja në bankat e universitetit. Mbaji këmbët gjithmonë brenda jorganit. Në të kundërtën, rezultati është mjerim. Dhe overdrafti është hapi i parë drejt gijotinës financiare.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook