Lidhu me ne

Aktualitet

Qeveria zgjat koncesionin monopol të kolaudimit të makinave

Nga Gerard Gega -Exit.al

Qeveria zgjat koncesionin monopol të kolaudimit të makinave

Kontrolli teknik i makinave do të vazhdojë të jetë monopol i një kompanie, të paktën deri në dhjetor të vitit 2020.

Qeveria ka vendosur të zgjasë koncesionin e kolaudimeve me kompaninë SGS duke i vendosur disa kushte, të cilat nuk janë bërë ende zyrtare.

Lajmi u raportua nga mediat. Kontrolli teknik i makinave, që është i detyrueshëm për të paktën një herë në vit për të gjitha automjetet, u dha për 10 vite me koncesion në vitin 2009, ndërsa tani shtyhet edhe për 1 vit e 4 muaj me një mënyrë aspak transparente.

Afati i kontratës koncesionare të lidhur me SGS pritej të mbaronte më 3 shtator. Në kontratë qe parashikuar edhe se si do kalohej shërbimi pas përfundimit të saj. Procedura e transferimit duhej të kishte nisur 6 muaj përpara përfundimit të kontratës.

Prej më shumë se 4 vitesh Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Autoriteti i Konkurrencës i kanë rekomanduar qeverisë që ta hapte tregun e këtij shërbimi për më shumë kompani.

Në një auditim të vitit 2015, KLSH shprehej se:

Liberalizimi me synimin rritjen e cilësisë së shërbimit sipas eksperiencës të shumë vendeve evropiane si dhe të vendeve të rajonit duhet të ishte në qendër të vëmendjes së hartimit të kontratës koncesionare dhe në përputhje me rregullat e tregut të lirë për këtë lloj shërbimi.

Autoriteti i Konkurrencës në vitin 2018 e gjobiti kompaninë SGS me 51 milionë lekë dhe në raport rekomandoi:

Liberalizimin e tregut në drejtim të ofrimit të këtij shërbimi, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimit të servisit, sikurse e ofron pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian. Rishikimin e manualit teknik dhe sidomos të afatit të testimit të mjeteve për t’u pajisur me certifikatën e kontrollit teknik.

Me liberalizimi KLSH dhe AK nënkuptojnë licensim të kompanive të tjera.

Sipas kontratës kncesionare kompania duhej të investonte këto vite mbi 4 milionë euro për hapjen e dhjetëra qëndrave të shërbimit, të cilat në përfundim të kontratës do t’i kalonin shtetit shqiptar.

Në auditimin e vitit 2015 KLSH vinte në dukje faktin se kompania i përballoi investimet duke rritur çmimin e shërbimit:

Investimet e reja të bëra për godinat ekzistuese, ndërtimin e godinës së re dhe investimet në pajisje janë përballuar nga rritja e tarifës së këtij shërbimi e cila varion nga 10-100 % ose mesatarisht 44 % .

Gjithashtu KLSH konstatoi në vitin 2015 se “Ministria e Transportit nuk kishte një plan veprimi për të ardhmen”.

Megjithëse qeveria e dinte se kontrata ishte drejt fundit nuk nisi procedurat për ta rimarrë shërbimin apo për ta liberalizuar tregun, por përkundrazi vendosi të zgjasë kontratën.

Më herët qeveria dhe koncesionari nuk i qenë përgjigjur nteresimeve të mediave rreth kësaj çështjeje.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative tregoi pak ditë më parë se në 9 vite kompania SGS kishte regjistruar 10 milionë euro (1,3 miliardë lekë) fitime.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix9 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix9 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix9 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix9 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix9 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix9 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix9 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix9 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix9 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook