Lidhu me ne

Aktualitet

Xhiro biznesi/ Ja 10 kompanitë më të mëdha të ekonomisë shqiptare

Vitin e kaluar xhiro totale e faturar nga të gjitha bizneset në Shqipëri, sipas INSTAT ishte rreth 2 mijë e 37 miliardë lekë ose 16 miliardë euro. Por 18 për qind e kësaj xhiro erdhi nga vetëm 10 kompani.

Edhe për 2018-ën lista e më të mëdhenjve të ekonomisë shqiptare dominohet sërish nga kompanitë e karburanteve, monopolet shtetërore të energjisë, bankat dhe kompanitë e ndërtimit.

Në podin e kompanisë më të madhe në vend renditet Kastrati. Shoqëria e importimit të karburanteve me shumicë faturoi vitin e kaluar 62.2 miliardë lekë ose 500 milionë euro falë edhe rritjes së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, që rrit qarkullimin e kompanive të cilat importojnë këtë produkt.

OSSHE, monopoli shtetëror i shpërndarjes së energjisë u rendit në vendin e dytë me 443 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë rezulton banka kombëtare tregtare me 361 milionë euro.

Në dhjetëshen e kompanive më të mëdha në vend për nga xhiro e realizuar, këtë herë ka një hyrje të re. Western Atlas International, një kompani me qendër në Fier që merret me operacionet hidrokarbure rezulton kompania e katërt më e madhe në vend për 2018-ën duke arkëtuar rreth 290 milionë euro.

Më pas në listën renditet me ardhë Spiecapag Shqipëria dhe Bankers Petroleum. E parë është nënkontraktore e gazsjellësit tap ndërsa kompania e dytë shfrytëzon me konçesion vendburimin e naftës së Patos-Marinzës.

Lista e dhjetëshes më të madhe në vend mbyllet me prodhuesin e çelikut Kurum, kompaninë e naftës Genclaudis si dhe korporatën elektroenergjetike shqiptare.

Por kjo është renditja sipas xhiros. Ndërsa lista e kompanive që fituan më shumë para është krejtësisht tjetër dhe kryesohet nga KESH dhe Operatori i Shpërndarjes./TCH

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook