Lidhu me ne

Aktualitet

Pikat kryesore të raportit të ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit

Pikat kryesore të raportit të ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit

Dy muaj pas zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it ka publikuar raportin e plotë përfundimtar.

Më poshtë Exit.al sjell pikat kryesore të raportit përfundimtar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, të braktisura nga opozita dhe në të cilat Partia Socialiste fitoi në 100 përqind të bashkive.

Gjetjet kryesore:

Votuesit nuk patën mundësinë e zgjedhjes sepse zgjedhjet u bojkotuan nga partitë e opozitës. Numri i vogël i kandidatëve dhe gara pa konkurrencë, bënë që zgjedhja e vetme e paraqitur për qytetarët ishte nëse duhet të merrnin pjesë ose jo.

U ushtrua presion mbi qytetarët, në veçanti ata të punësuar në administratën publike për të treguar bindjet e tyre politike.

Shfaqja e aktiviteteve të fushatës ishte e ulët, me përjashtim të tubimeve të mbajtura nga PS, në të cilat Kryeministri Edi Rama ishte folësi kryesor.

Media ka vepruar si platformë lobimi për pronarët e tyre, veçanërisht për interesat e tyre financiare.

Dekreti i Presidentit më 27 qershor nuk u botua në fletoren zyrtare, në kundërshtim me parashikimet ligjore.

Paqartësia nëse Gjykata Kushtetuese apo Kolegji Zgjedhore shqyrton mbi ligjshmërinë e dekretit të presidentit rritën anshmërinë e Kolegjit Zgjedhor dhe minuan besimin e qytetarëve tek zgjedhjet.

Mungesa e një marrëveshje politike që prej vitit 2017 ndaloi progresin për hartimin e reformës zgjedhore, duke mos adresuar rekomandimet e mëparshme të OSBE-së, përfshirë rekomandimin për depolitizimin e adminsitratës zgjedhore dhe transparencën në financimin e fushatës.

Për median:

Media mbetet e varur nga politike dhe interesat financiare të pronarëve të tyre, duke vepruar si platformë lobimi për pronarët e tyre.

Në mungesë të një kuadri ligjor për vetërregullim, gazetarët punojnë në kushte pune të paqarta, me kontrata jo të rregullta dhe shpesh ata vete-censurohen për të mos rrezikuar shkarkimin nga puna.

Televizioni mbetet burimi kryesor i informacionit politik, ndërsa portalet online dhe media sociale zëvendësuan median e shkruar si burim për opinionet dhe komentet politike.

Varësia nga buxheti i shtetit dhe politizimi i drejtimit të RTSH-së ngritën shqetësime mbi paanshmërinë e transmetimeve publike.

Aktiviteteve zgjedhore të kryeministrit u transmetuan ekskluzivisht nga kanali personal në Facebook i kreminsitrit, ERTV. Këto video u ritransmetuan nga mediat e tjera.

Praktika e përdorur nga PS dhe zyrtarët e saj, duke i dërguar mediave kaseta gati me regjistrimet e aktivitete zgjedhore, vë në dyshim të drejtën themelore të medias për të marrë informacione dhe kufizon mundësinë e votuesve për tu informuar në mënyrë objektive gjatë fushatës.

Për mangësitë e kuadrit ligjor të zgjedhjeve:

Ligji nuk parashikon masa specifike për zhvillimin e zgjedhjeve pa garë dhe nuk parashikon numër minimal të votuesve të paraqitur në qendra të votimit për të validuar rezultatin.

Ligji i jep të drejtën [..] vetëm vëzhguesve partiakë të marrin rezultatet e tabelave të numërimit dhe rezultatin përfundimtar nga qendrat e votimit.

Mosmarrëveshjet ndërmjet aktorëve zgjedhorë në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë ndërmjet Gjykatës Kushtetuese, si i vetmi organ që mund të vendosë mbi kushtetueshmërinë e dekretit të Presidentit, dhe Kolegjit Zgjedhor i cili ka mandatin të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhorë, rritën mosbesuesmërinë e ligjshmërisë së zgjedhjeve.

Për frikësimin e votuesve dhe shfrytëzimi i administratës publike:

Votuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre tek vëzhguesit e OSBE-së se janë kërcënuar se nëse nuk do të merrnin pjesë në votime, do të ndëshkoheshin.

Disa prej tyre thanë se janë kërcënuar me pushim nga puna ose përjashtim nga ndihma sociale.

Vëzhguesit e OSBE-së raportuan se zyrtarë bashkiak, punonjës të shërbimeve shëndetësore dhe mësues ishin të pranishëm në tubimet politike të PS-së, të cilat në shumë qytete u mbajtën menjëherë pas orarit zyrtarë të punës.

Për probelemet me procesin zgjedhor, votimin dhe numërimin:

Votimi  në grup, përfshirë votimin familjar, ndodhi në 10 përqind të rasteve të vëzhguar.

Në 23 përqind të qendrave të vëzhguara, votuesit u kthyen mbrapsht kryesisht për arsye të pavlefshme, përfshirë ridrejtimin në qendra të tjera votimi në dy të tretat e rasteve.

Vulosja e sigurisë e kutive të votimit nuk u regjistrua në video në 8 përqind të rasteve dhe informacioni mbi procedurat e votimit nuk u publikua në vende të dukshme në 14 përqind të rasteve.

Organizimi i qendrave të votimit nuk siguronte fshetësi të votës: në 10 përqind të vëzhgimeve, votuesit jo gjitmonë votuan në fshehtësi; në 11 përqid të rasteve votuesit nuk e palosën fletën e votimit për të siguruar fshehtësinë e votës.

Shumë votues u frikësuan duke menduar se pjesëmarrja në zgjedhje do të tregonte përkatësinë e tyre politike. Në shumë raste, aktivistët e partive politike mbajtën shënim votuesit që votuan, duke duke sfiduar të drejtën për të hedhur votën e lirë.

Në 16 raste qendrat e numërimit ishin të mbipopulluara dhe në 12 raste ato u vlerësuan të papërshtatshme për dërgimin e materialeve nga qendrat e votimtit si pasojë e hapësirës së pamjaftuesme dhe sigurisë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook