Lidhu me ne

Aktualitet

Kryebashkiaku Veliaj solli nga Vjena “trofeun” që nuk ekziston


“Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gjithë bashkë, katër vitet e ardhshme, ta kthejmë Tiranën jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por me shumë gjasë, edhe në polin më të rëndësishëm ekonomik të gjithë rajonit të Ballkanit”. Kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë së Tiranës në rrjetet sociale, në 6 shtator e nxiti redaksinë e Faktoje të verifikojë se për çfarë vlerësimi bëhet fjalë.

Nga  data 3 deri në 4 shtator kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën e përvitshme “Bridge for Cities 4.0”, e mbajtur në Vienë, ku së bashku me homologë dhe personalitete, të ftuar diskutuan në një tryezë të rrumbullakët  mbi promovimin e zbatimit të Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, themelimin e një platforme urbane për krijimin e një rrjeti dhe nxitjen e bashkëpunimeve të ndërsjellta.

“Faktoje” komunikoi me organizatorët për të pyetur nëse gjatë  kësaj konference ka pasur shpërndarje vlerësimesh apo çmimesh dhe nëse po a i është dhënë një i tillë kryetarit të bashksë së Tiranës Erjon Veliaj.

Në përgjigjen që Faktoje mori nga shkëmbimi i e-maileve shpjegohet se OKB nuk ka  dhënë asnjë çmim apo vlerësim. “Erion Veliaj ishte një nga folësit pjesëmarrës në një tryezë të rrumbullakët për kryetarët e bashkive dhe qyteti i Tiranës ra dakord të mbështesë deklaratën për të cilën bëhej eventi.”-thuhet në përgjigjen e organizatorëve të “Bridge for Cities 4.0”.

Përgjigja zyrtare nga OKB

Nisur nga përgjigjja  që morëm, kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj do të kategorizohet si e pavërtetë./Burimi:Faktoje.al/

MË TEPËR

Kryesore16 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar16 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix16 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix16 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix16 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix16 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix16 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix16 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix16 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix16 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook