Lidhu me ne

Kritike

Kur çdo gjë është dhënë me koncesion, përse na duhet qeveria?!

Kur çdo gjë është dhënë me koncesion, përse na duhet qeveria?!

Pa fund koncesione,
shteti nënshkruan,
dhe s’e pyet fare,
atë që paguan!

Jo veç ne të gjallëve,
shtatë lëkurë na rrjep,
po dhe ç’vinë pas nesh,
s’u lë gjë në xhep!

Me pak llogari,
edhe jam i bindur,
sa ka hyrë në borxhe,
edhe kush s’ka lindur!

Edhe kur vjen koha,
t’i marri fitim,
shteti-prapë pa pyetur,
koncesionet shtyn!

Ndaj dhe qeveria,
është kot-fare kot,
kur asnjë qindarkë,
s’ka marrë gjer më sot!

Një gjë e kam thënë,
sot e nga fillimi,
koncesionet janë,
një lloj skllavërimi!

Gjersa çdo biznes,
është me koncesion,
këtu-qeveria,
kot që ekziston?!

Gjersa koncesioni,
mbulon koncesionin,
dy-tri ministri,
këtu do mjaftonin!

Se pas koncesionit,
ti s’ke gjë në dorë,
kur dhe çdo kontratë,
është në disfavor!

Kemi Aeroportin,
që na bëri gropën,
se është më i shtrenjti,
në gjithë Europën!

Ndërsa PPP-të,
që bëjnë këta,
janë ato që quhen:
“Krime të mëdha!”

Ato realisht,
janë super kredi,
që me disa fish,
do paguash ti!

Sot je fort “i lumtur”,
se s’nxjerr gjë nga xhepi,
po brisku i tyre,
gjithnjë do na rrjepi!

E rritja e tyre,
kurrë s’do të ndalet,
do ta shtypi vendin,
si Piramidalet!

Pisllëk pa provuar,
këtu nuk na mbeti,
dhe gjithnjë e ha,
populli-jo shteti!

Shteti në çdo vjedhje,
është bashkëpunëtor,
populli voton,
por s’ka gjë në dorë!

Por edhe kur flet,
s’e dëgjon njeri,
është kali i karrocës,
në çdo qeveri!

Dhe pse në liri,
jemi të pushtuar,
se jemi një vend,
i kolonializuar!

A.DUKA

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook