Lidhu me ne

Kryesore

Negociatat/ Pse Gjermania dha një shuplakë më të fortë se një vit më parë (Krahasimi me tabela/ 2018-2019)

Ndonëse e butë në dukje, Gjermani i ka dhënë në shuplakë të fortë Shqipërisë. Për të parë këtë, boll të bëhet krahasimi midis qëndrimit të vjetshëm të Bundestagut gjerman dhe atij që është vendosur dhe pritet të votohet nesër, që Lapsi.al e ka bërë.

Për herë të parë në dokumentin e deputetëve gjermanë zë vend koncepti i krizës politike, prej të cilit burojnë të gjitha kushtet që janë vendosur më pas.

Parlamenti gjerman nënvizon se:

Shqipëria gjendet në mesin e një krize të rëndë politike të brendshme. Bundestagu gjerman u bën thirrje të gjitha forcave politike në Shqipëri që të bëjnë çdo përpjekje për të kapërcyer menjëherë këtë krizë përmes dialogut politik, përndryshe rruga për nisjen e negociatave të pranimit do bëhet dukshëm më e vështirë.

Për të kuptuar atë që ka ndodhur, duhet njohur sadopak procedura e hapje së negociatave. Pasi në datat 17- 18 tetor do të mblidhen krerët e BE, nëse imagjinojmë se verdikti i tyre për Shqipërinë do të qe pozitiv, për të qenë i tillë duhej të zhvillohej menjëherë ajo që konsiderohet si “Konferenca e parë”. Kjo lloj mbledhje është në fakt, “ceremonia”, ‘festa”, inagurimi i hapjes reale të negociatave. Vende si Mali i Zi e kanë zhvilluar konferencën e parë vetëm pak ditë pasi krerët e shteteve të BE morën vendimin. Serbia diçka më shumë sesa pas një muaji. Edhe për Maqedoninë, Bundestagu ka rekomanduar këtë vit, që nëse vendimi merret në 18 tetor, konferenca e parë të zhvillohet brenda të njëjtit muaj.

Ndërsa për vendin tonë perspektiva është shumë e errët.  Për Shqipërinë, Konferenca nuk ka gjasa të mbahet brenda muajit, por vetëm kur të jetë ngritur gjykta e lartë, gjykata kushtetuese dhe të ketë përfunduar reforma zgjedhore (shiko tabelën poshtë kolona djathtas). Aty, në krahasimin mes dy viteve të kryer nga Lapsi.al, shikohet se vlerësimi për Shqipërinë është shumë më i keq se një vit më parë dhe Gjermania ka vënë kushte që nuk i kishte në 2018. Pra shkurt, sipas Bundestagut, negociatat nuk do të hapen realisht edhe për shumë muaj dhe pa marrë parasysh këtu kushtet e tjera që mund të vendosin vendet anëtare (sepse deri këtu janë vetëm ato të Berlinit) të cilit vetëm me një optikë anormale mund t’i thuhet faleminderit pas këtij votimi.

Më konkretisht, nga krahasimi i dy dokumentave vërehet se në 2018-ën kërkohej ri-vlerësimi i 57 gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe hartimi i një projektligji në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR për Reformën Zgjedhore në mënyrë që zyrtarisht të hapeshin negociatat.

Në dokumentin e 2019-ës, hapja e negociatave kushtëzohet me miratimin e Reformës Zgjedhore me konsensus dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë.

Por, votimi gjerman i këtij viti, është shumë më i ashpër edhe për të ardhmen, pra edhe për periudhën pas të cilës prezumohet se do të hapen negociatat. Kushtet janë shtuar edhe për atë që konsiderohet si “Konferenca e dytë”, që është në fakt mbledhja për fillimin e diskutimit të kapitujve të veçantë.

Në këtë fazë, që është në fakt nisja reale e punës, përveç kushteve të paplotësuara nga 2018, janë shtuar edhe legjitimiteti i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, si dhe ndjekja penale për personat e përfshirë në shit-blerjen e votave, çka e ka rënduar më shumë pozitën e Shqipërisë./Lapsi

 

Tabela e mëposhtme tregon qartë me bold diferencën mes të dy dokumeteve të Bundestagut gjerman.

  

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook