Lidhu me ne

Kryesore

Raporti i Venecias: Aktet e presidentit nuk garantojnë shkarkimin

Në raportin e Komisionit të Venecias, thuhet qartë se presidenti ka tejkaluar kompetencat me anulimin dhe më pas shtyrjen e zgjedhjeve lokale, Sidoqoftë, opinioni i ekspertëve del në përfundim se elementët nuk sigurojnë bazën për shkarkimin e tij. Megjithatë, i takon Kuvendit dhe më pas Gjykatës Kushtetuese për të vendosur nëse ka ose jo baza për “shkelje të rëndë” të Kushtetutës

Në përgjigje të kërkesës për një opinion nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Komision i Venecias  del në konkluzion, se në mungesë në dispozitave statutore mbi çështjen, që Presidenti mundet vetëm të anulojë zgjedhjet  vetëm për organet e qeverisjes vendore në një situatë, që plotëson kriteret për marrjen e masave emergjente.

Edhe atëherë Presidenti ka nevojë për një bazë ligjore specifike, ad hoc,  për të shtyrë zgjedhjet.

Ky përfundim mbështetet  nga rregulli i   përgjithshëm interpretues, sipas të cilit rregullimi i shprehur i kompetencave të emergjencës në Kushtetutë dhe ligje kufizon përforcimin e çdo lloj kompetence plotësuese  të pashkruar për situatat e jashtëzakonshme; kryesisht ndaj  situatave të pamundësisë faktike dhe ligjore, që nuk sigurohen në mënyrë të qartë nga një ligj i shkruar emergjence.

Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesat për shpallen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situatat e jashtëzakonshme nuk u ndoqën në këtë rast. As pati konsensus politik, që do të kishte lejuar për krijimin e një baze ligjore, ad hoc.

Anulimi i zgjedhjeve ndikon gjithashtu në të drejtat elektorale të njohura nga instrumentet e  të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe aplikimi vetëm i actus constrarius parandalohet nga kërkesa e proporcionalietit të çdo ndërhyrjeje.

Mungesa e një baze ligjore dhe disponueshmëria e alternativave  (shtyrja e zgjedhjeve) sipas masave emergjente sipas nenit 170 të Kushtetutës ose rifillimit të dialogu politik pas zgjedhjeve) bën ndërhyrjen në të drejtat elektorale joproporcionale.

– 19 – CDL (2019) 027

Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit  nuk mund të parandalojë zgjedhjet e rregullta. Përndryshe, këto parti do të kenë mjetet  për të parandaluar plotësisht çdo zgjedhje.

Kështu që Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës duke anuluar së pari, pastaj duke shtyrë  zgjedhjet lokale. Do të jetë Kuvendi dhe në fund Gjykata  Kushtetuese që do të të përcaktojë nëse kjo ka të bëjë me “shkelje të rënda”, të cilat do të lejonin një shkarkim  të presidentit.

Siç përcaktohet në këtë opinion, një numër faktorësh tregojnë se ky nuk ishte i një karakteri të tillë, për të vërtetuar domosdoshmërisht   një shkelje të rëndë. Kjo ka të bëjë veçanërisht me thirrjet e Presidentit për dialog, pritshmëria për shtyrjen e zgjedhjeve do të kontribuonte në ndjekjen e një kompromisi midis palëve, mungesa e një ligji që rregullon saktësisht kompetencat e Presidentit,mungesa e sfidës së drejtpërdrejtë të Dekreteve të Presidentit para gjykatës, statusi kushtetues zgjedhjeve lokale krahasuar në krahasim me zgjedhjet parlamentare

Të marra së bashku, të gjithë këta elementë çojnë në përfundimin, se megjithëse Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore, megjithatë, elementet e paraqitura më lart mund të çojnë në përfundimin se këto akte nuk mund të kenë qenë të një natyrë mjaft serioze për të garantuar një shkarkim  të Presidentit.

Në fund, edhe sikur të vërtetohej serioziteti i shkeljeve, kjo nuk do të duhej domosdoshmërisht të çojë në një shkarkim të Presidentit, duke marrë parasysh fuqinë e seancës plenare të Kuvendit për të marrë parasysh qëllimet kushtetuese, siç janë kontrollet dhe ekuilibrat (check and balance).

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook