Kryeministri Edi Rama ka shpërblyer me zyra Bindjen Demokratike të Astrit Patozit.

Në fletoren zyrtare, është publikuar këtë të premte vendimi “për dhënien në përdorim, pa shpërblim, nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare te partia “Bindja Demokratike”, si seli, të vilës nr. 1 dhe të palestrës në krah të saj, në bllokun e ish-vilave gjermane, Tiranë”.

Vendimi, që tanimë ka marrë fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare është marrë në fakt në mbledhjen e qeverisë më datë 25 shtator.

Në faqen zyrtare të kryeministrisë, ku publikohen në mënyrë periodike vendimet e Këshillit të Ministrave, nuk shfaqet asnjë shenjë e VKM-ve të marra në mbledhjen e datës 25 shtator, edhe pse kanë kaluar tre ditë.

Kreu i Bindjes Demokratike, Patozi u akuzua se i shërbeu propagandës së Ramës për të treguar se votimet e 30 qershorit nuk janë me një kandidat.