Lidhu me ne

Kryesore

Është penduar kompania “Kastrati” për konçesionin e rrugës Milot-Morinë?

Revista ekonomike “Monitor” publikonte në datë 27 shtator një intervistë të zv.presidentit të “Kastrati Group”,
Leonard Kastrati.

Në prononcimin e vet, përfaqësuesi në fjalë rendit disa suksese të vitit 2018:

Viti 2018, padyshim, ka qenë më i suksesshmi për “Kastrati Group”. Të gjitha kompanitë e grupit, pa përjashtim, kanë shënuar rritje të kënaqshme të performancës dhe qarkullimi vjetor arrin në mbi 650 milionë euro. Prej vitesh jemi lider në sektorin e energjisë dhe tregtimit të hidrokarbureve me shumicë dhe pakicë. Kemi investuar me sukses në 12 sektorë të rëndësishëm dhe gjatë 2018-s kemi rritur praninë tonë dhe në sektorë të tjerë.
Vitin e kaluar nisëm zhvillimin e projektit “Doëntoën One” një projekt shumëfunksional, në zemër të Tiranës, i cili ofron një kombinim ideal të apartamenteve rezidenciale luksoze, zyrave bashkëkohore dhe ambienteve komerciale si destinacion për markat më të njohura ndërkombëtare.

Prej vitesh, i kemi kushtuar rëndësi të veçantë investimeve në sektorin e hotelerisë dhe turizmit elitar. Në shkurt të vitit 2018 blemë “Mak Albania Hotel” dhe brenda dhjetorit nënshkruam marrëveshjen e menaxhimit me “Hyatt Hotels Corporation”, e cila sjell për herë të parë në Shqipëri përvojat më të mira menaxheriale të një prej brandeve më në zë në sektorin e hotelerisë dhe turizmit elitar.
“Hyatt Hotels Corporation” është një tjetër emër i madh i grupeve dhe investitorëve prestigjiozë europianë dhe amerikanë të grupit tonë, pas Daimler AG, Chevron and Texaco etj. Në vitin 2018 gjithashtu kemi rritur investimet për zgjerimin e gamës së produkteve dhe shërbimeve në çdo sektor ku ne operojmë me sukses prej vitesh dhe në mënyrë të veçantë në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe kujdesit ndaj klientëve

thotë ai.

Lidhur me objektivat e së ardhmes dhe sektorët që ky grup vlerëosn se vlen të investohet z. Kastrati shprehet për turizmin elitar, agrobiznesin, resortet në bregdet etj..

Siç mund të vihet re lehtë, zv. Presidenti i grupit ka shmangur tërësisht komentet apo përmendjen e koncesionit të rrugës Milot-Morinë, për të cilën pati edhe protesta. Në këtë koncesion një ndër kompanitë e grupit merr pjesë me 50% të aksioneve bashkë me grupin “Salillari” dhe sipas të njëjtës revistë konsorciumi ka faturuar vetëm vitin e parë 28 milionë dollarë, nga të cilat “46% e qarkullimit vjetor ishte nga zbatimi i së drejtës koncesionare, ndërsa 41% ishin “Të ardhura nga kontratat e ndërtimit”, që janë pagesa nga buxheti”.

Zbatimi efektiv i kontratës nisi në shtator të vitit 2018 dhe nisur nga shifrat e përcjella konçesioni është padyshim një sukses në planin financiar. Lind pyetja atëherë: pse kjo kontratë nuk renditet nga zv.presidenti i grupit në sukseset e vitit 2018?

Dhe më tej: pse asnjë prej kompanive kryesore në Shqipëri nuk preferon të marketojë punët e bëra në kuadër të kontratave publike?

Rruga Milot-Morinë është padyshim CV e mirë për çdo kompani dhe është e çuditshme heshtja mbi të nisur nga fakti se nënshkrimi i saj na u tha se është bërë në zbatim të procedurave konkuruese të ndershme dhe transparente.

Kompleks apo pendesë e grupit Kastrati kjo harresë?

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook