Lidhu me ne

Kryesore

Mos u gënjeni nga fuqia ushtarake e Kinës


Nga George Magnus

Ndërsa një raketë bërthamore, e aftë për të shmangur mbrojtjen e SHBA, parakaloi para turmës që brohoriste, mesazhi nga Pekini ishte mëse i qartë.

Ishte një përvjetor i veçantë për 1.4 miliard banorët e Kinës, me kryeqytetin që po festonte 70-vjetorin e themelit të Republikës Popullore.

Një personel ushtarak prej 15 mijë ushtarakësh marshuan në bllok, bashkë me 580 armë të teknologjisë së lartë, dronë dhe avionë luftarakë që fluturojnë ulët.

Aty u zbulua Dongfeng 41, një raketë me aftësi bërthamore; analistët thonë se arma mund të godasë Amerikën brenda 30 minutash. Edhe armatime më të sofistikuara ka të ngjarë që të jenë mbajtur të fshehta.

‘Asnjë forcë nuk mund të trondisë themelet e këtij kombi të madh’, tha në mënyrë triumfaliste presidenti Xi Jinping, i veshur me një kostum gri në nderim të paraardhësit të tij, Kryetarit Mao Zedong.

Agjencia shtetërore e shtypit pretendon se më shumë se 100 mijë civilë morën pjesë në paradën e djeshme, e cila përfshinte edhe një shfaqje të madhe me fishekzjarre.

Fabrikat që pompojnë gazra të dëmshme në atmosferën e ndotur të qytetit, u mbyllën. Besimtarët në kishat e miratuara nga shteti u udhëzuan që të luten për atdheun dhe të këndojnë himnin kombëtar.

Edhe të apasionuarit pas pëllumbave ishin udhëzuar që t’i mbanin zogjtë e tyre në kafaz, në mënyrë që asgjë e pakëndshme të binte nga qielli mbi kokat e masës entuziaste.

Më shumë se kjo, Kina është një forcë ushtarake gjithnjë në rritje; jo më vetëm një konkurrente e ashpër e Perëndimit, por edhe një kundërshtar i mundshëm gjithashtu.

E megjithatë, teksa shikojmë dhe ndonjëherë shqetësohemi për Kinën sot, nuk duhet ta marrim të mirëqenë gjithçka na është thënë për vlerën e saj.

Pikëpamja konvencionale është që deri në vitin 2030 do të jetë ekonomia më e madhe në botë. Por ky është një mit. Kina e presidentit Xi mund të jetë më e brishtë se tregimi që shpërndan, me të cilin shumë njerëz në Perëndim pajtohen me naivitet ose kanë një interes për ta mbështetur.

Brenda dhe jashtë, përballet me kërcënime të reja dhe ndonjëherë serioze në shumë fronte.

Në Kinë, përvjetorët mbahen me qëllimin e vetëm për të regjistruar sukseset dhe për të çimentuar legjitimitetin e Partisë Komuniste, ndërsa ‘tragjeditë’ si vdekja e dhjetëra miliona njerëzve nga zija e bukës apo Revolucioni Kulturor i Mao Zedong, ose shumë të vrarë në protestat e Sheshit Tiananmen në vitin 1989- censurohen plotësisht.

Partia Komuniste ështe thelbësore për Kinën dhe gjithmonë është mbështetur në fund fare tek forca brutale për të mbajtur vendin së bashku.

Të gjitha parashikimet e besueshme sugjerojnë se vendin e pret një rritje më e ngadaltë ekonomike. Një tjetër surprizë më e madhe mund të jetë rënia e shpejtë e monedhës jen, që nënkupton se PBB-ja mund të jetë pak më ndryshe në një dekadë prej sot.

Këtë javë, Partia Komuniste po krenohet se ka hequr miliona nga varfëria dhe analfabetizmi. Por festa nuk ka qenë një ngritje.

Çfarë ka bërë ajo në fakt ishte lejimi i Kinës për të eksperimentuar me tregjet, çmimet, pronësinë private dhe të drejtat e pronës.

Megjithatë, Kina ka zhvilluar një varësi në rritje ndaj borxheve për të paguar për rritjen ekonomike. Përpjekja për të nxitur reformat dhe prezantimin e gjerë të tregjeve, është dobësuar.

Në të njëjtën kohë, nën udhëheqjen e Xi, Kina ka përqafuar disiplinën e ngushtë partiake, kurse zërat kundër janë shtypur.

Një milion banorë myslimanë të provincës perëndimore të Xinjiang janë dërguar në kampe përqendrimi për ‘riedukim’. Mbi një milion anëtarë të partisë janë burgosur në fushatën antikorrupsion të Xi, e cila është ndjekur në mënyrë të pamëshirshme ndaj kundërshtarëve.

Gjithnjë e më shumë, mbikëqyrja masive e mundësuar nga inteligjenca artificiale është duke u përdorur për të forcuar sundimin e Partisë.

Akademikët dhe intelektualët kryesorë vlerësojnë heqjen e kufijve të mandatit presidencial të Xi, të cilat në teori e lejojnë atë të mbetet president për gjithë jetën.

Dhe më pas konsideroni se Kina është vendi me plakjen më të shpejtë në Tokë. Gjatë 22 viteve të ardhshme, ajo do të plaket aq shpejt sa kanë bërë shumica e vendeve perëndimore gjatë 50-75 viteve të fundit.

Kina, siç e kanë parashikuar shumë, do të plaket përpara se të pasurohet.

Kështu që regjimi i XI përballet me një sërë sfidash serioze në failje. Por ato të jashtme?

Asnjë ngjarje e vetme e jashtme nuk ka më shumë rëndësi në Kinë sot sesa lufta tregtare në zhvillim me Amerikën e Donald Trump.

Ndërsa në sipërfaqe bëhet fjalë për tregtinë me sojën, avionët dhe mallrat e prodhuara, thellë-thellë këtu bëhet fjalë për teknologjinë dhe politikat industriale të Kinës, luftën për dominim në tregti dhe ushtri, dhe në fund të fundit për standarde, besime dhe vlera.

Kjo është arsyeja se përse lufta tregtare është përshkallëzuar kohët e fundit nga tarifat e thjeshta të mallrave të eksporurtara tek investimet e huaja, dhe shënjestrimi i ndërsjellë i kompanive, siç është gjigandi i teknologjisë së telekomunikacionit Huawei- i cili është përfshirë në mënyrë të diskutueshme në krijimin e një rrjeti 5G në Mbretërinë e Bashkuar- që mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Ky është një konflikt i madh strukturor. Askush nuk duhet të presë që kjo do të largohet së shpejti.

Pastaj, sigurisht, është Hong Kongu, ku protestat kanë vazhduar nga qershori dhe ku qeveria e Hong Kongut, e zgjedhur efektivisht nga Pekini, nuk ka qenë në gjendje që t’i shuajë ato deri tani.

Pekini mund të jetë i bindur tashmë për të përshpejtuar shkatërrimin e parullës “një vend, dy sisteme”, të përdorur për të siguruar qytetarët e Britanisë dhe Hong Kongut kur Londra i dha pushtetin e këtij rajoni në vitin 1997.

Por ndërsa Partia feston këtë javë, ajo mund të shikojë me krenari aspektet e 70 viteve të kaluara.

E megjithtë, ajo duhet të shikojë me shqetësim ngjarjet brenda dhe jashtë vendit, të cilat kërcënojnë dy gjërat që ajo vlerëson më shumë- kontrollin dhe stabilitetin e plotë.

Për fat, shiu u ndal dje. Dekada e ardhshme, megjithatë, premton stuhi ekonomike dhe politike, të cilat asnjë numër raketash nuk i mposht dot.

*George Magnus është studiues i Qendrës për Kinën në Universitetin e Oksfordit. Ai është autor i librit “Flamujt e kuq: Përse Kina e Xi është në telashe”. Ky shkrim është publikuar nga Daily Mail

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix21 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix21 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix21 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix21 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix21 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook