Lidhu me ne

Kryesore

Opozitarizmi i fortë e shpërblen Albin Kurtin, drejt karriges së kryeministrit

Opozitarizmi i fortë ndër vite duket se më në fund e ka shpërblyer Albin Kurtin, duke e çuar drejt karriges së kryeministrit. Me mbi 94% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 194.780 vota, ose e përthyer në 25,71% të totalit të votave të numëruara. Me një rezultat të ngushtë është LDK me 189.771 vota, ose përkthyer në përqindje 25,05%.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 160.974 apo 21.25% të votave. Koalicioni AAK-PSD deri më tani ka marrë 87.720 vota apo 11.58%. Lista Serbe ka marrë 47.569 vota apo 6.28%. Koalicioni tjetër Nisma-AKR-PD ka marrë 37.419 vota apo 4.94%.

Ndërsa subjektet e tjera së bashku 76,773 vota ose 10.14%.

Në një garë dramatike, me një rezultat tepër të ngushtë me Vjosa Osmanin nga LDK-ja, Albin Kurti ia ka dalë të qëndrojë në krye.

Kurti shpalli mbrëmë fitoren dhe tha se ditën tjetër do të nisë punën për formimin e qeverisë, dhe u zotua se do të punojë fort për vendosjen e shtetit të Kosovës në binarët e drejtësisë.

“Lëvizja Vetëvendosje është fituese e këtyre zgjedhjeve. Pjesëmarrja masive bëri që ne ta vërtetojmë atë që e thamë në mëngjes. E shpëtuam Republikën nga kapja e shtetit. Çka ka ndodhur sot është një ndërhyrje e popullit tonë në skenën politike në mënyrë që drama të përfundojë, në këtë mënyrë ata e shpëtuan shtetin nga politikanët. Sot do të jemi në festë në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa prej nesër do të vijojmë me formimin e qeverisë, e cila do ta vendosë Kosovën në binarët e drejtësisë. Ne do të forcojmë shtetin tonë dhe do ta zvogëlojmë  qeverinë, prandaj do shihni më  pak pushtet dhe më shumë shtet”-tha Kurti, ndërsa iu bashku simpatizantëve të VV-së në podiumin e festës, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Albin Kurti erdhi në skenën politike në Kosovë, fillimisht si një OJQ duke sfiduar pushtetin nga jashtë e më vonë edhe si parti parlamentare. Por, edhe pse fitues, Kurti s’do ta ketë të lehtë ta bëjë qeverinë e re dhe të bëhet Kryeministër.

Puna e parë e Qeverisë së re do të jetë përballja me presionin ndërkombëtar për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe heqjen e taksës ndaj shtetit serb. Po ashtu mbetet të shihet nëse kjo sfidë do t’i takojë Kurtit si Kryeministër apo dikujt tjetër.

Kandidatja e LDK-së Vjosa Osmani, ka bërë thirrje të pritet rezultati përfundimtar.

Rrugëtimi i Kurtit drejt fronit politik

Sjellim ndërmend se në vitin 1997, Kurti u bë pjesë e Unionit të Pavarur të Universitetit të Prishtinës, që përmes protestave dhe mosbindjes civile kërkonte lirimin e ambienteve universitare nga okupimi i Serbisë.

Aty Kurti ishte një nga prijësit e demonstratave studentore. Kur kishte nisur lufta në Kosovë, Kurti ishte angazhuar si sekretar i zyrës së përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçit. Ai ishte në Prishtinë edhe gjatë bombardimeve të NATO-s, derisa policia e Serbisë e kishte arrestuar më 27 prill të vitit 1999. Pas arrestimit ai u dënua me 15 vjet heqje lirie. Pas presionit ndërkombëtar, Kurti u lirua në dhjetor të 2001-it.

Pas çlirimit të Kosovës, Albin Kurti punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën “Drejtimet e reja” të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003.

KAN ishte një lëvizje e aktivistëve të rinj, që kishin për mision ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet përqendroheshin në tri fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë.

Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën Jo negociata, vetëvendosje, që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen Vetëvendosje!

Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të pa dhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive.

Në vitin 2010, kur Lëvizja Vetëvendosje u bë subjekt politik, ai është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix12 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix12 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix12 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix12 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix12 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix12 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix12 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix12 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix13 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook