Lidhu me ne

Temporal

Banka e Shqipërisë: Papunësia është rritur dhe të ardhurat kanë rënë

Banka e Shqipërisë: Papunësia është rritur dhe të ardhurat kanë rënë

Mbi 2000 familje të vrojtuara nga Banka e Shqipërisë raportuan rënie të punësimit, të ardhurave dhe shpenzimeve në gjashtë muajt e parë të vitit.

Rezultatet e vrojtimit treguan se niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve ka rezultuar në rënie gjatë periudhës. Gjithsesi, rënia e shpenzimeve ka qenë disi më e theksuar se rënia e të ardhurave, duke sjellë një përmirësim të lehtë të balancës financiare (të ardhura-shpenzime) të familjeve.

Gjatë periudhës, numri total i të punësuarve në kampionin e vrojtuar ka shënuar rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë. Një terma vjetorë, rënia ka ardhur nga rënia e numrit të të vetëpunësuarve, ndërkohë që punësimi në sektorët e tjerë ka rezultuar në rritje.

Indeksi i të ardhurave të familjeve shënoi 108.6 % në 6 mujorin e parë 2019 nga 113.5% që ishte në fund të vitit 2018 në raportin me (indeksi 100 % në vitin 2010).

Gjithashtu indeksi i shpenzimeve në pjesën e parë të vitit arriti në 109.1 % nga 11.6% në fund të vitit.

Nëse analizohet ecuria e të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve huamarrëse, konstatohet se ecuria e indekseve të të ardhurave dhe shpenzimeve ka qenë në rënie gjatë periudhës, por rënia e të ardhurave ka qenë disi më e theksuar.

Vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve kryhet çdo gjashtë muaj, mbi një kampion rastësor prej 2010 familjesh, me shpërndarje në të gjithë vendin.

Vrojtimi i radhës i referohet zhvillimeve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 dhe pritjeve për gjashtëmujorin e dytë të tij. Rreth 90% e familjeve të kampionit të përzgjedhur kanë marrë pjesë në procesin e vrojtimit. Rreth 56% e tyre banojnë në zonat urbane dhe 44% në zonat rurale të vendit.

Kërkesa për huamarrje e familjeve vijon të mbetet e moderuar. Sipas vrojtimit, rreth 67% e të përgjigjurve kanë deklaruar se “nuk presin të marrin hua të re në 6-mujorin e ardhshëm“. indeksi i mundësisë për të marrë një hua të re ka rezultuar 0.149, dhe ka shënuar rënie krahasuar me vrojtimin e

Ngarkesa me borxh e familjeve mbetet ka shfaqur prirje rënëse. Nga vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve rezulton se në fund të gjashtëmujorit të parë 2019, rreth 24% e familjeve shqiptare të vrojtuara kanë të paktën një borxh për të paguar. Kjo peshë ka rezultuar në rënie në tre gjashtëmujorët e fundit dhe është 5 pikë përqindjeje nën mesataren historike (që prej vitit 2010). /Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore16 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook