Lidhu me ne

Kryesore

“Fshehu 610 mln euro borxh” Tabaku: Ja çfarë zbuloi KLSH për qeverinë

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 600 milionë Euro borxh.

Tabaku iu referua raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa theksoi se llogaritja e saktë e borxhit publik sipas standarteve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, do të ishte 81%.

“Edi Rama është kampion i vjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe rritjes së borxhit që secili prej nesh duhet të paguajë për vjedhjet e tij. Raporti i Kontrolli të Lartë të Shtetit tregon se qeveria ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 600 milionë Euro borxh! Kjo do të thotë se çdo shqiptari do t’i duhet të paguajë 200 euro shtesë vetëm prej borxhit të fshehur të Edi Ramës”, tha ajo.

Deklarata e plotë:

Edi Rama është kampion i vjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe rritjes së borxhit që secili prej nesh duhet të paguajë për vjedhjet e tij.
Raporti i Kontrolli të Lartë të Shtetit tregon se qeveria ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 600 milionë Euro borxh! Kjo do të thotë se çdo shqiptari do t’i duhet të paguajë 200 euro shtesë vetëm prej borxhit të fshehur të Edi Ramës.

Fshehja e shifrës së borxhit është tregues jo vetëm i paaftësisë dhe pazotësisë, por kjo fshehje dëshmon manipulimin dhe kriminalizimin e qeverisë deri në pikën që shkatërron tërësisht të dhënat dhe besueshmërinë e publikut.
Qeveria ka vazhduar të gënjejë shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare duke pohuar se kanë ulur borxhin publik, në 67.2%.

E vërteta është se borxhi publik është 71.6% dhe ky sërish nuk është borxhi real përfundimtar, pasi aty nuk është përfshirë borxhi 2,2 miliardë euro nga PPP-të korruptive. Nëse do të llogariteshin në mënyrën e duhur dhe sipas standarteve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, atëherë vlera reale e Borxhit Publik do të ishte 81%.
Por cilat janë borxhet që i janë fshehur shqiptarëve?
Detyrimet për investime, vendime gjygjësore etj janë rreth 173 milionë euro.
Detyrimet për rimbursimin e TVSH janë rreth 169 milionë euro.
Borxhe për tatim ftim ndaj biznesit 124 milionë euro.
Detyrime gjygjësore në avokaturën e shtetit, po ashtu 124 milionë euro.
Dhe Detyrime gjygjësore ndërkombëtare 26 milionë euro.

Totali i borxhit të paraportuar, të fshehur nga qeveria e Edi Ramës vetëm gjatë vitit të kaluar, është 600 milionë euro).
Ky manipulim i të dhënave, kjo fshehje e borxhit real dhe detyrimeve është një vepër e rëndë pasi e ka vendosur buxhetin në një rrezik të paprecedentë.

Arkitekti i kësaj skeme mafioze dhe kriminale, kryeministri që projekton ndarjen e pronave dhe parave të shqiptarëve si të jenë feudi i tij personal ka shkatërruar çdo institucion dhe ka përçudnuar kushtetutën e vendit.

Lufta jonë do të jetë për një Shqipëri më miqësore ndaj biznesit, duke zhbërë sistemin e Edi Ramës nga i cili fitojnë vetëm oligarkët e tij dhe klientët e familjes së tij, që kanë shtypur biznesin me monopolet dhe mungesën e konkurencës së ndershme!

Ne besojmë se zotësia në një treg të lire, mundësitë e barabarta për të gjithë dhe jo miqësia me kryeministrin dhe qeveritarët e tjerë është rruga e ndershme për t’u pasuruar dhe për të krijuar mirëqenie.

Ligjet preferenciale, arnimet e herepashershme te buxhetit, informaliteti i lartë, manipulim të shifrave të buxhetit, mashtrim të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare kanë bërë sot që të mos kemi praktikisht fare shërbime publike, investime në infrastrukturë.
Shqiptarët janë më të varfër, më të taksuar, më të pashpresë dhe përherë e më shumë nën darën e një borxhi që nuk prodhon asgjë veç gënjeshtrës së madhe dhe korrupsionit. Shqipëria ka nevojë për ndryshim!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore8 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook