Lidhu me ne

Temporal

Franca përkrahu interesin ruso-serb

Spartak Ngjela: Dy shtetet shqiptare kanë baza amerikane, Franca përkrahu interesin ruso-serb

Avokat Spartak Ngjela ka pohuar sot se refuzimi i Francës për hapjen e negociatave me Shqipërinë është në fakt një triumf i politikës serbe e ruse në rajon. Por, sipas tij askush nuk mund ta mundë dot politikën amerikane në Mesdhe.

POSTIMI I PLOTE

Cilën politikë përkrahu akti francez me votën kundër Shqipërisë për çeljen e negociatave të saj me Bashkimin Evropian?
Gjithçka, me votë kundër Shqipërisë, Franca e bëri që shqiptarët të mbeten të vetëm dhe të orientohen nga Lindja. Kurse politika amerikane e do Shqipërinë në BE.

l.
Asnjëherë serbët nuk janë njohur për brilancë mendjesh politike.
Presidenti francez, si përherë edhe kësaj radhe, besoi në përrallat serbe dhe ia dha mundësinë Serbisë dhe Rusisë për të qenë kundër Amerikës në Ballkanin Perëndimor. Kurse Uashingtoni u ndie i fyer: ai po kërkon me ngulm që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të jenë anëtare të Bashkimit Evropian.

Ky duhet të ketë qenë shkaku kryesor, sepse, për afrimin e jashtëzakonshëm që po ka politika amerikane me Shqipërinë, Franca, Spanja dhe Holanda ndihen shumë keq. Një botë shqiptare në Ballkanin Perëndimor, 97 përqind proamerikane, i shqetëson këto vende për të ardhmen e afërt: asnjë francez nacionalist i vjetër nuk e pranon dot fuqinë amerikane në shkencë, në ligj dhe në ide. Kurse, në aleancë me Shqipërinë, të tre këta vende, e shohin Amerikën në Mesdhe.

Por, a mund ta mundin dot këta politikën amerikane në lidhje me Shqipërinë dhe botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor? Asnjëherë!

Tetë milionë shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, janë me politikën amerikane.Të dy shtetet shqiptarë janë me baza ushtarake amerikane. Atëherë, pse shpreson për të kundërtën politika ruse, politika serbe, dhe, tani së fundmi, edhe kjo francezja?

Të gjithë këta kuptohet se e kanë shpresën te korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar që, në njëqind vjet, ka shitur interesin kombëtar. Por sot, korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar është i izoluar, dhe shumë i trembur nga kërcënimi amerikan. Gjithashtu, çifti patriotik Kurti-Osmani, që do të qeverisë tani në Kosovën, ka sjellë shqetësim maksimal te të shiturit e Tiranës.

ll.
E patë si u gëzua opozita jashtëparlamentare për moshapjen e negociatave për Shqipërinë? Janë fëminorë në politikë: me Beogradin do ta mundin këta politikën amerikane në Shqipëri?!
Në fakt, janë të falimentuar dhe po shkojnë drejt shpronësimit për pasuritë e paligjshme që kanë vënë duke qenë në pushtet, por janë ndërkohë edhe drejt akuzës penale, prandaj shpresojnë. Realisht, janë të trembur.

I tremburi nuk sheh dot larg këmbëve të tija. Kjo është arsyeja fëminore e gëzimit opozitar. Jeta është e shkurtër për të gjithë, por, për të tremburin, ankthi është absolut.
Të gjithë këta të gëzuar me aktin francez kundër Shqipërisë, janë të pushtuar nga ankthi i likuidimit për korrupsion.

Në fakt, për amerikanët që e kanë vëzhguar frikën e opozitës jashtëparlamentare, kjo nuk është një gjë e re, se i njohin me fakte, por këtë herë u habit edhe intelektualizmi shqiptar me ta.

Gjithsesi, kjo është gjendja. Të tremburit duan të shesin interesin kombëtar. Por tani, në një kohë proshqiptare, këtë gjë e kanë krejt të pamundur.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport2 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook