Lidhu me ne

Temporal

10 gënjeshtra që i besojmë dhe i trashëgojmë brez pas brezi!

10 gënjeshtra që i besojmë dhe i trashëgojmë brez pas brezi!

Nga Lutfi Dervishi

Fallacy është një fjalë që anglezët e përdorin kur një argument apo bindje është mbështetur mbi një fallsitet/të pavërtetë..

Për shembull: deri në vitin 1990 në Shqipëri kishte plot njerëz që jo vetëm e thonin, por edhe e besonin se Amerika është armiku më i madh i Shqipërisë! Pas vitit 1990 pothuaj të gjithë e kuptuan që kishin besuar në dekada një gjë të gabuar, një gënjeshtër. Kjo ishte një “fallacy” e lehtë për t’u ç’montuar. Por legjendat/mitet nuk shqiten lehtë.

1. E ka fajin sistemi.

Për të justifikuar krimet e kryera në komunizëm kanë mjatuar tri fjalë: “ashtu ishte sistemi”! Me këtë përgjigje kemi përqafuar me të dy duart: “përgjegjësinë kolektive”. Edhe sot 30 vjet pas rënies së sistemit komunist, sërish fajin e ka …sistemi. Nëse kemi një sistem më të mirë, do të kemi zgjidhje/zgjedhje më të mira. Fajin nuk e ka sistemi. Të paktën sot jo. Nuk e ka fajin sistemi që në Kuvend sot ligjërojnë analfabetët, bëjnë ligje banditë dhe kontrollojnë pushtet e tjera injorantët. Faji duhet kërkuar tek personat përgjegjës që e kanë kthyer sistemin (zgjedhor) në grykë shisheje.

2. E ka fajin Katovica!

Sipas kësaj legjende komunistët e ndjenë se po i vinte fundi dhe në Katovicë u dhanë porositë që se çfarë do të bënin për t’iu përshtatur kapitalizimit dhe për ta patur në kontroll sistemin e ri. Kjo legjendë në Shqipëri besohet edhe nga ish komunistët.

3. Konferenca Londrës copëtoi Shqipërinë.

Shqipëria u bë shtet nga konferenca e Londrës. U bë shtet me këmbënguljen e Austro- Hungarisë dhe Italisë. Në tekstet e historisë vijon gënjeshtra: U gjymtua Shqipëria. U gjymtua kombi shqiptar që jetojnte në katër vilajete të një Perandorie që po jepte shpirt. Lufta e Para Botërore çoi në shembjen e 3 Perandorive (Austro Hungarisë, Rusisë, dhe Perandorisë Osmane). Harta e kontinentit ndryshoi dhe dhe kufijtë e vendosura nga Fuqitë e Mëdha janë ndarë duke respektuar duke “respektuar/shpërblyer” fituesit.

4. Europa në ka borxh!

BE jo vetëm që nuk na ka asnjë borxh, por Shqipëria renditet në vendet e para të ish Lindjes që ka përfituar më shumë për banorë se çdo vend tjetër në Europë. Shqipërise i janë falur borxhe, i janë dhënë donacione, i janë dhënë kredi me interes të ulët, Më shumë se 1 milionë shqiptarë kanë gjetur strehë dhe janë mirëpritur në vendet e BE-së. E megjithatë rëndom dëgjon kumtin: “Europa na ka borxh!

5. Kemi ligje të mira!

Ligjet i kemi të mira, por i zbatojmë keq ose nuk i zbatojmë fare. Edhe kjo “legjendë” ka bërë që të mbyllim sytë kur bëhen ligjet, sidomos ligjet e fundit. Ligjet nuk po i bëjmë të mira. Ligjet po i bëjmë për një pakicë dhe ligjet që bëhen vetëm në interes të pakicës janë burim padrejtësie dhe trazirash sociale.

6. Do të shkojmë në BE!

Gjatë 29 viteve të fundit, në mënyrë individuale një në çdo shqiptar ka shkuar në BE. është bërë “gjerman”, “italian”, “grek”, etj, Por vendi nuk do të shkojë asgjëkundi. Do të qëdrojë këtu ku ka qenë në mijëra vetë. Nëse bëhet fjalë që një ditë kurdo qoftë ajo do të bëhemi anëtarë të BE-së (në çfarëdolloj forme qoftë BE-ja) do të thotë se do të kemi ndërtuar Europën në Shqipëri. 27 vendet e BE-së nuk i mban bashkë, gjuha e njëjtë, kultura e njëjtë, feja e njëjtë, apo qoftë edhe dashuria e madhe për njëri-tjetrin. I bën bashkë interesi i përbashkët i çimentuar me “rule of laë”- sundim të ligjit.

7. Bregdetin që kemi ne, nuk e ka njeri!

Këtë legjendë e besojnë sidomos ata që nuk kanë parë asnjë bregdet tjetër, përfshi edhe bregdetin e Shqipërisë!

8. Kemi ushqime/fruta/perime shumë të mira!

Kush beson ende këtë përrallë duhet detyruar me zor që të lexoj komunikatat e fundit të AKU-së, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

9. Jemi popull punëtor…..!

E vërtetë, por popull punëtor jashtë Shqipërisë. Këtu nuk kërkohet punë, kërkohet rrogë!

10. Kemi tolerancë fetare….

Nëse kjo është e vërtetë pyetja është: pse jemi tolerantë të mëdhenj në një çështje shumë të ndjeshme siç është feja dhe jo tolerant me njëri – tjetrin për një vijë uji, për politikë apo për një: “pse më pe”?!!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook