Lidhu me ne

Kryesore

Përçudnimi i Stadiumit Kombëtar, hotel me qendër tregtare dhe fushë futbolli

Nga Erblin Vukaj

Përçudnimi i Stadiumit Kombëtar, hotel me qendër tregtare dhe fushë futbolliSkyScraperCity//Tribuna Kryesore e Stadiumit Kombëtar.

Pas 3 vitesh pritje, shqiptarët do të shohin ndeshje futbolli në stadiumin kombëtar të sapo përfunduar.

Por ata i pret një e papritur e pakëndëshme: një stadium i përçudnuar që nuk i ngjan asnjë tjetri në botë.

Transparenca si sport i pisët

Metamorfoza ka zanafillë te kalimi i truallit të stadiumit me vlerë 50 milionë euro (75%) Federatës Shqiptare të Futbollit dhe (25%) Ministrisë së Ekonomisë. Në vitin 2011 kalimi u bë me kusht që të mos tjetërsohej për qëllime josportive. Pesë vite më vonë ky nuk ishte më kusht i qeverisë.

Në fillim të vitit 2016 kompania Alb-Star u prezantua fituese e tenderit pa garë të projektimit dhe ndërtimit të stadiumit të ri. Alb-Star ishte e vetmja që paraqiti ofertë për stadiumin me kullë të projektuar nga arkitekti i pëlqyer i Kryeministrit Rama, Marco Casamonti. Nuk pati asnjëherë konsultime me qytetarët edhe pse bëhej fjalë për Stadiumin Kombëtar.

Për projektin me kullë nuk pati transparencë rreth: kostos, fondeve, si do të ndahej prona, si do ta përballonte investimin kompania private.

Tre vite më vonë. Sërish asgjë nuk dihet për: sa është kostoja përfundimtare, shuma e fondeve të përdorura, si u siguruan ato, sa është sipërfaqja e pronës publike dhe asaj private.

Kryeministri Rama dhe Presidenti i FSHF Duka pas prezantimit të projektit të stadiumit.

Sporti i shitur si potencial komercial

Më 3 nëntor Stadiumi Kombëtar do të testohet nga vajzat e Vllaznisë dhe Apolonisë. Ndeshja do të vëzhgohet nga përfaqësues të UEFA-s. Ata do të vlerësojnë nëse stadiumi ka plotësuar standardet sportive. Vlerësimi bëhet për ta certifikuar për ndeshjet ndërkombëtare të organizuara nga UEFA, siç janë ndeshjet kualifikuese për në Euro 2020.

Pa pasur ende një vlerësim të tillë FSHF dhe qeveria kanë fiksuar përurimin zyrtar, që do të bëhet më 17 nëntor në ndeshjen Shqipëri-Francë, e cila mbyll kualifikueset për Evropianin e vitit 2020. Biletat e përurimit janë nxjerrë në shitje, përveç tribunës kryesore – e cila do të jetë me ftesa.

Pikërisht tribuna kryesore është simboli i përçudnimit të stadiumit kombëtar. Ajo është pjesa që është lënë pa i shtuar kapacitetet mbajtëse për tifozët. Rreth 10 shkallë vende të pagëzuara VIP, janë vënë poshtë një strukture madhore e veshur me pllaka, e cila nuk dihet nëse është pjesë e hotelit kullë 24 katëshplanit për zyra apo “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

Kjo është pamja e përhershme që tifozët do të shohin sa herë do të hyjnë në stadiumin e ri kombëtar. VIP-at pllakosur në tribunën hotel dhe një kullë e lartë në cep, klientët e së cilës do të kenë eskluzivitetin në tribunën kryesore.

Eshtë diferencimi tipik i qendrave tregtare që nxit konsumin: dyqane, produkte dhe oferta për kategori të ndryshme konsumatorësh. E gjitha kjo do të jetë e paketuar në një Stadium Kombëtar, i cili supozohej të ishte streha sportive e përfaqësueses kuqezi.

Pamje nga hyrja në Stadiumin Kombëtar.

Fushë futbolli për hotel dhe qendër tregtare

Stadiumi i pagëzuar nga Kryeministri si Arena Kombëtare, i shkon për shtat vetëm biznesit privat. FSHF ka kohë që ka nxjerrë në shitje – për sponsorizim sportiv – emrin e stadiumit. Por ndërkohë Arena është përdorur si brendim nga kompania që do ta menaxhojë atë.

Arena Center, si zgjedhja më e mirë për të përfituar nga reklamimi pa para prej Kryeministrit është një nga tre kompanitë e zotëruesve të Alb-Star.

Pra nuk do të jetë Alb-Star-i që do ta menaxhojë stadiumin, por një kompani tjetër, e cila drejtohet nga ish-kontabilisti i saj. Ish-kontabilisti është edhe administrator i IR shpk, gjithashtu kompani e zotëruesve të Alb-Star.

IR shpk deri në vitin 2016 quhej Reas 16. Në shkurt të vitit 2018 kompania ndryshoi edhe aktivitet. Veprimtarisë në fushën imobiliare iu shtua edhe:

“Dhënie me qira e pasurive të paluajtshme […]. Aktivitete në fushën e turizmit, hapja dhe menaxhimi i hoteleve, sallave të konferencave, spa, fitness, bare, restorante. Menaxhimi i qendrave tregtare, ofrimi i shërbimit të parkimit.”

Në shtator 2018, Alb-Star nënshkroi marrëveshje me Marriott International, e cila u tha se do të merrte në përdorim hapësirën e hotelerisë. Detaje rreth marrëveshjes nuk u bënë me dije, por nënshkrimi erdhi rreth një vit pasi Marriott, zotërues i markës së hotelerisë Sheratonu largua nga Shqipëria.

Përurimi i stadiumit më 17 nëntor do të jetë mundësi e madhe që IR shpk të shesë apo japë me qira një nga këto hapësira të kateve të para:

  • 1417 metra katrorë dyqane, supermarkete

  • 893 metra katrorë, bar dhe restorante

  • dy hapësira (E1;E2) nga 295-300 metra katrorë dyqane sporti dhe kafe

  • dy hapësira (L-L1-L2) nga 367-481 metra katrorë dyqane dhe kafe

  • 246 metra katror dyqan

  • 513 metra katror dyqane markash

  • 8,000 metra katrorë zyra

  • 24 kate hotel me 150 dhoma, SPA, sallë konferencash, palestër.

Disa nga hapësirat e nxjerra në shitje nga kompania IR shpk.

Arena Kombëtare si precedent

Duke folur për Teatrin Kombëtar, Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi së fundmi se “nga një zgëqe, Qemal Stafa po del një bizhu për Tiranën” dhe se “nuk ka asnjë arsye pse të mos e replikojmë”. Një qëndrim të tillë, pro skemës së “Arenës Kombëtare” ai e ka mbajtur edhe përpara zgjedhjeve vendore për stadiumin Selman Stërmasi.

“Replikimi i Arenës Kombëtare” te Selman Stërmasi do të thotë tjetër stadium me kullë të ndërtuar nga privati për privatin në një nga zonat më të shtrenjta e të lakmuara të kryeqytetit.

Fati i keq i Tiranës ka bërë që ajo të kthehet “qiraxhi” në stadiumin që deri pak vite më parë ishte aset i saj. Heqja nga inventari ka patur si qëllim që prona të mos bllokohej nga gjendja financiare e klubit. Trualli i ka mbetur Bashkisë Tiranë, që do të thotë se për projektin do të vendosë Bashkia.

Skema “privatit i jepet pronë publike për ndërtim” po zbatohet në vepra të tjera nga Bashkia, e cila ka hyrë në bisedime me ndërtues pallatesh për t’i dhënë godinën e ish-policinë bashkiake.

Arena Kombëtare fatkeqësisht është precedent që po kërkohet të “replikohet” edhe te Teatri Kombëtar dhe më e keqja këtu është se propaganda ka ndërtuar një kullë të fortë bindjeje te opinioni publik që zor se shembet./Exit.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook