Lidhu me ne

Temporal

Udhëtim në Shqipëri, një vend i plagosur nga diktatura


Për një kohë të gjatë, vendi i vogël i Shqipërisë ishte Koreja e Veriut e Europës, e mbyllur hermetikisht. Fundi i regjimit erdhi duke u zvarritur pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha. Kjo ndodhi thuajse 30 vjet më parë. E megjithatë plagët e së kaluarës janë akoma të dukshme. Jo në Tiranë, në kryeqytetin e rrëmujshëm me restorante në maja dhe makina të shtrenjta. Por në bisedë me njerëzit- dhe në fshat

Nga Simone F. Lucas, SRT

Rruga është e ngushtë, dredha-dredha, ndërsa autobusi lëkundet nëpër gropa. Poshtë nesh rrjedh Vjosa me ngjyrë jeshile në blu, një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë. Nga ana tjetër ngrihen male të gjelbërta- një panoramë prehistorike. Një fermer tërheq lopën e tij nga litari si në përallat e Vëllezërve Grim, disa dhi kullosin buzë rrugë dhe mes barit të lartë shquhen bunkerët. Enver Hoxha, diktatori shqiptar, e mbushi vendin me të tillë bunkerë.

Partia dëshironte të krijonte njerëz pa koka

Artuar Karami- me sy të errët dhe flokë të zinj të dendur- ka mbaruar studimet për gjermanistikë në Dyseldorf dhe jep mësim në Tiranë për infermierët në gjuhën gjermane. Ai ishte 12 vjeç kur ra regjimi dhe kujton me krenari se kryengritja nisi në qytetin e tij. Në familjen e tij ai e ndjeu fuqinë e regjimit. Kur xhaxhai u largua përtej kufirit për në Greqi pas shërbimit ushtarak, gjyshen e detyrua nga policia sekrete që të tradhtonte të birin.

‘Partia kërkonte të krijonte njerëz pa kokë’, thotë Arturi me dëshpërim. ‘Njerëz që nuk mendojnë’. Dhe sipas tij, ata ende ekzistojnë në Shqipëri. Sepse kohët e fundit, 41-vjeçari thotë se ka parë gjithmonë e më shumë njerëz me posterat e Enver Hoxhës. ‘Kjo nuk mund të ndodhte disa vite më parë,’ zemërohet ai.

Diktatori Hoxha- i pranishëm ende kudo

Shohim të habitur se si librat e diktatorit janë në shitje kudo, te libraria pranë operas, te stenda mbi lumë, te pazari në Krujë. Pas vizitës në bunker, që është kthyer në muze me emrin BunkArt, shohim të renditura me saktësi mizoritë e regjimit, ndaj kjo qetësi në trajtimin e ideve të Hoxhës na duket edhe më e pakuptueshme.

Një vend që shpreson te Europa

Këtu ndryshimi është programi. Shqipëria ka aplikuar që në vitin 2009 për anëtarësim në BE dhe është vend kandidat që nga viti 2914. BE e mbështet financiarisht procesin e reformave me një shumë prej 650 milionësh. Sidoqoftë, ajo sheh ende nevojën për sundim të ligjit, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe mjedisit. Korrupsioni është ende i përhapur dhe një pengesë për pranimin e shpejtë.

Në vend ndjehet varfëria

Edhe pse çmimet në vend janë të ulëta për kushtet tona, shumica e shqiptarëve fitojnë pak. Mesatarisht vetëm 300 euro. Prandaj lind pyetja se nga vijnë paratë për makinat e mëdha, në timonin e të cilave sheh të rinj me syze dielli. Në rrethina, makinat bëhen më modeste. Në rrugët e fshatit, shitësit të ofrojnë misra të pjekur ose fruta të sapombledhur.

Në fusha shohim disa fermerë që e punojnë tokën akoma me pajisje antike dhe mbajnë në shpinë tufa me kashtë. Edhe në autostradë mund të shohësh karroca me kuaj. Shumë fusha janë të rrënuara, shumica e fermerëve nuk kanë toka, vetëm të drejtë për të përdorur disa parcela në shkallë të vogël. Në fshatra, shtëpitë e bukura me gurë janë bosh- të rinjtë janë zhvendosur drejt Tiranës apo jashtë vendit.

Turistët si shpresa e re

Kjo është ajo përse vijnë turistët. Për shembull në Berat, qytetin e 1 mijë dritareve, një destinacion popullor, nuk duhet të lini pa parë kalanë dhe kishën e bukur të trinisë së shenjtë dhe muzeun Onufri. Punimet shumëngjyrëshe të piktorit të famshëm të ikonave tregojnë shumë histori nga kohërat e lashta. Shtëpitë janë të mbushura me punime me grep. Blerësit e interesuar për kulturën e vendit i ndihmojnë njerëzit e sotëm që të mbajnë veten.

Historia e Shqipërisë shkon shumë mbrapa

Grekët ishin në Shqipëri, ilirët dhe natyrisht romakët. Apolonia, sot një qytet i rrënuar, u themeluar në vitin 588 para Krishtit, ishte një port i rëndësishëm ilir deri në vitin 500 pas Krishtit si dhe një pikë e rëndësishme kryqëzimi me rrugën Egnatia. Sot Apolonia është një park arkeologjik dhe muzeu përmban disa gjetje të rëndësishme. Me gurët e teatrit të madh është ndërtuar manastiri në shekullin XIV. Ne jemi me fat dhe kapim një dritare kohore mes dy grupesh vizitorësh. Brenda janë qirinj të ndezur dhe një heshtje medituese.

Shqipëria si i pari shtet ateist

Nën Enver Hoxhën, i cili e shpalli Shqipërinë të parin shtet ateist në botë, kishat dhe xhamitë u shkatërruan ose të paktën u përvetësuan. Nga kjo goditje, disa vende nuk janë rikuperuar deri më sot. Jo në Korçë, ku prej vitit 1995 ngrihet madhështore Katedralja e Ngjalljes, e ndërtuar me ndihmën financiare të Greqisë. Dhe në Tiranë po ngrihet xhamia më e madhe në Ballkan, që do ofrojë hapësirë për 4500 besimtarë. Ndihma financiare për ndërtimin gjigand me katër minare vjen nga Turqia e Erdoganit. Ende nuk ka ekstremizëm fetar në Shqipëri, toleranca fetare është e përditshme, mezi shohim gjëkundi shami koke.

Eksploroni qytetin e mrekullueshëm të Butrintit

Butrinti na kthen në një kohë kur kishte festivale dhe banja, një bulevard dhe vila. Qyteti i rrënuar është vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Të krishterët kanë lënë gjurmë të mëdha këtu. Gjithçka mund të shëtitet deri në shtigje këtu dhe pavarësisht numrit të madh të turistëve, kemi ndjesinë sikur jemi vetëm me historinë. Vetëm porta e famshme e luanit, prej ku futen të gjithë, është një pengesë.

Nuk është një luan me brirë që mund të shihet këtu, por sulmi i një luani mbi një dem. Dhe demi është pjesë e mitologjisë themelore të Butrintit. Sipas saj, Heleni, biri i Priamit, dëshironte të sakrifikonte një dem pas arratisjes së lumtur nga Troja drejt gjirit të Butrintit të sotëm. Kafsha shpëtoi, por u rrëzua dhe ngordhi në breg. Kështu e mori emrin edhe Butrinti, që do të thotë dem i plagosur. Flamuri shqiptar fryn me krenari para kalasë.

Gjirokastra- vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe vendlindja e Hoxhës

Ashtu si Butrinti, edhe Gjirokastra, qyteti me çatitë gri, është vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Këtu lindi Enver Hoxha- shtëpia ku lindi është një muze. Dekori daton nga vitet ’50, fotot tregojnë Hoxhën e ri dhe diktatorin e vjetër. Nga Gjirokastra është edhe kandidati për çmimin Nobel në Letërsi, Ismail Kadare.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook