Lidhu me ne

Kryesore

Presidenti Meta: Ligji për Korporatën e Investimeve cenon të drejtën e pronës dhe autonominë vendore

Presidenti Meta ktheu sot për rishqyrtim ligjin për Korporatën e Investimeve. Në dekretin e publikuar në faqen zyrtare, Presidenti Meta thekson se ligji cenon të drejtën e pronës dhe parimin e sigurisë juridike në lidhje me të drejtat pronësore. Ligji ndërlikon procese të ndryshme të fitimit të pronësisë siç mund të jenë; kthim kompesimi i pronave, proceset e legalizimit etj. Ndërhyrja e Këshillit të Ministrave duke ja dhënë pronën Korporatës cënon të drejtën e pronarit mbi pronën e tij dhe sigurinë juridike të pronarëve që janë në pritje të njohjes së titullit të tyre të pronësisë.

“Referuar këtyre lloj të drejtave, nëse shteti nëpërmjet Këshillit të Ministrave do të ndërhynte duke e vendosur të njëjtën pronë në dispozicion të Korporatës, atëherë do të lindte një konflikt i ri dhe jemi përballë një padrejtësie tjetër që shteti i bën pronarit. Pikërisht kjo ndërhyrje e parashikuar në ligjin nr. 71/2019, konsiderohet si cenim i të drejtave pronësore të krijuara dhe pritshmërive legjitime që pronarët kanë krijuar mbi të drejtat e tyre të pronësisë, ndër vite.”

Meta argumenton se ligji cenon parimin e autonomisë vendore dhe Kartën Europiane të Autonomisë Lokale. Ligji Për Qeverisjen Vendore parashikon se këshilli bashkiak vendos të tjetërsojë pronat në pronësi të bashkisë tek të tretët. Sipas Metës me anë të këtij ligji “mjafton që, Korporata të ketë dhe të shfaqë interes për të marrë në pronësi një pronë të caktuar dhe menjëherë nisin procedurat për kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të saj, pa marrë në konsideratë as faktin që kjo pronë ndodhet në pronësi të pushtetit vendor dhe pa përfillur vullnetin e këtij pushteti nëse dëshiron ose jo të lejojë transferimin e së drejtës së pronësisë. Kjo kufizon të drejtën e njohur nga ligji dhe Karta Europiane, të bashkisë për të administruar në mënyrë të pavarur pronat e saj.”

Presidentit Meta thekson gjithashtu se ky ligj nuk është i nevojshëm. Ai argumenton se legjislacioni shqiptar ka norma ligjore të mjaftueshme që mundësojnë krijimin e një shoqërie tregtare e cila ka kapital shtetëror. Miratimi i tij i jep Korporatës pozitë dominuese në treg dhe shkel parimin e lirisë ekonomike.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Letersi13 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi13 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix13 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix13 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske13 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal1 ditë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook