Kush niset me bo sevda
Në moshën e pleqërisë?
Mjer’ atë që e rren mendja
Kujton vitet e rinisë

Pleqërinë askush s’e don
Zemra kurrë nuk e pranon
Del një rrudhë e del një thinjë
Koha ikën, mosha shkon.

Asaman moj lule rremit
Me at’ shtat posi selvi
More n’qafë të gjith’ miletin
Na tranove pleq’ e t’ri.