Lidhu me ne

Kryesore

Qesharakët e Tiranës

Shpallja “non grata” nga presidenca e një ambasadori që i tregoi gishtin e mesit protestuesve, të cilëve qeveria donte t’u prishte shtëpitë si pasojë e një afere korruptive, ishte pika që derdhi gotën, në procesin e qesharakëzimit të shumë prej diplomatëve të huaj në Tiranë.

Në këtë gjashtëvjeçar të sundimit së Rilindjes, shumë prej tyre e kanë humbur rolin e arbitrit, për të veshur kostumin e lakenjve të pabesueshëm.

Romana Vlahutin e filloi procesin e reformës në drejtësi me thirrjen që ajo të bëhej pa opozitën. Donald Lu, në kulmin e lulëzimit të drogës, e quajti luftën kundër saj një histori suksesi. Ata bashkë u bënë lolo me premtimet për të goditur peshqit e mëdhenj dhe asgjesuar 40 grupimet kriminale.

Ata pranuan parlamentin monist, përkrahën kllounët e opozitës së re që votojnë në çdo rast si qeveria, duartrokitën votimet një partiake të 30 qershorit edhe kur në to kandiduan përfaqësues të grupeve të krimit, që u zbuluan më pas.

Ata nuk gjetën dot një fjalë për përgjimet skandaloze të publikuara nga BILD, për vjedhjen e votave dhe as për mashtrimet në emër të autoriteteve amerikane.

Përkundrazi, mbështetën me sa mundësi patën kamikaze si Arta Marku apo Arta Vorpsi për t’u zgjedhur në krye të institucioneve të drejtësisë së re.

Të gjitha këto mëkate, që nuk mund t’i shpëtojnë syrit të një shqiptari të zakonshëm dhe që i kanë shtyrë shumë qytetarë  drejt rrugës së azilit me humbjen e shpresës se ky vend mund të bëhet. Ato ua kanë zbehur përfaqësuesve të komunitetin ndërkombëtar rolin e një garanti se punën do të shkojnë më mirë.

E gjithë kjo sagë, më shumë sesa në qindra artikuj apo mijëra fjalë, është pasqyruar në formën më të gjetur, atë të humorit, në artin e talentuar të Bujar Kapexhiut. Lapsi.al i është kthyer edhe njëherë thumbimeve më të spikatura të tij, për të bërë një tablo të asaj që ka ndodhur.

 

  

 Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu palmer" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu Vlahutin" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu lu" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu lu" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu Vlahutin" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu Vlahutin" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu lu" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu borchardt" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu borchardt" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu borchardt"

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook