Lidhu me ne

Kryesore

Lajme, lajme, lajme / Nis transmetimin Euronews Albania, media më e re informative për shqiptarët në Ballkan

Tiranë, 21 nëntor 2019. Euronews Albania dhe Euronews Group njoftuan nisjen e transmetimit të kanalit Euronews Albania nga kryeqyteti i Shqipërisë, për audiencën e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi. Platforma mediatike do të shërbejë si një “studio e madhe” lajmesh për të gjitha territoret shqipfolëse në rajon e në diasporë. Ngjarja cilësohet si një arritje për Euronews Group, sepse Euronews Albania është i pari franchaise në historinë e grupit. Euronews është kanali numër një ndërkombëtar i lajmeve në Europë. Euronews Albania përfaqëson një model mediatik, që përpiqet të mishërojë të njëjtat standarde dhe vlera profesionale të degës prestigjioze europiane, Euronews.

Në përputhje me sloganin e tij, “Të gjitha këndvështrimet, të gjithë zërat, të gjithë të mirëpritur”, Euronews Albania do të garantojë raportim të paanshëm dhe të pavarur. Transmetimet në gjuhën shqipe, në televizion dhe në platformat digjitale, do t’u bashkëngjiten 12 gjuhëve të tjera të Euronews Group dhe do të mundësojnë dialogun midis Europës dhe shqiptarëve në rajon.

Themeluesi i Euronews Albania, zoti Theodhori Cami, u shpreh: “Qëkurse krijuam këtë partneritet me Euronews-in një vit më parë, kemi punuar në mënyrë intensive për të sjellë në jetë një investim njerëzor dhe teknologjik në tregun mediatik shqiptar. Sot, në ditën e materializimit të një ëndrre të madhe, të një projekti që do të jetë një forum për opinionet e shqiptarëve nëpër botë, ndihem veçanërisht krenar. Misioni ynë është të raportojmë në mënyrë të paanshme, duke paraqitur të gjitha pikëpamjet. Përmes angazhimit tonë për të verifikuar faktet si dhe për të raportuar në nivele sa më të larta, kam besim se Euronews Albania do të revolucionarizojë tregun e lajmeve në rajon”.

Zoti Michael Peters, CEO i Euronews, deklaroi: “Jam shumë krenar që Euronews Albania, franchaise ynë i parë, po nis transmetimet. Kjo është një ditë e madhe për Euronews-in. Emri i këtij kanali është i njohur në të gjithë Europën dhe përtej, si përçues i lajmeve të paanshme dhe i gazetarisë së pavarur. Kam besim se ky stacion i ri do t’i ofrojë të njëjtat vlera audiencës shqipfolëse, sikurse jam i bindur se do të spikatë menjëherë për cilësinë e ndikimin në mënyrën se si bëhet gazetari. Duke u bazuar këto vlera, Euronews Albania do të sjellë në treg një zë tejet të nevojshëm. Megjithëkëtë, puna jonë shkon përtej kësaj. Ne po ndërtojmë një urë dhe, si gjithnjë, kur ndërtohet një urë, krijohen dy rrugë. Nëse përmes këtij projekti po sjellim pakëz Europë në Shqipëri, gjithaq e vërtetë është edhe e kundërta: ky projekt do të përhapë pak Shqipëri në Europë.

Sot, Euronews Albania përbëhet nga një ekip prej 150 profesionistësh të trajnuar në mënyrë të vazhdueshme nga drejtues të Euronews Group për mënyrat më të fundit të prodhimit të lajmit dhe për teknikat e raportimit, si: MoJo (Mobile Journalism), edicionet informative dhe digital media-n. Gjatë 24 orëve të transmetimit, Euronews Albania do të mbulojë ngjarjet kryesore vendore dhe ndërkombëtare përmes korrespondentëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Brukseli, krahas korrespondentëve të tjerë të Euronews Group në mbarë botën.

Euronews është kanali informativ numër një në Europë, me mbi 400 milionë shikues anembanë globit dhe me 142 milionë shikues në muaj, sipas të dhënave të Global Web Index. 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook