Lidhu me ne

Kryesore

Presioni politik, shenja e qartë e dështimit të Reformës në Drejtësi

Presidenti Meta sulmoi dje disa përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, duke nisur nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt. Presidenti Meta deklaroi se ambasadori Borschardt nuk do të jetë më i mirëpritur në zyrën e tij.

Në mbremje në emisionin Open të gazetares Eni Vasili, Presidenti Meta sulmoi edhe ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe të tjerë, duke i akuzuar si “përgjegjës” për dështimin e reformës në drejtësi:

Rama dhe ambasadorët janë përgjegjës për dështimin e reformës në drejtësi. Janë shpenzuar nja 200 milionë euro dhe tani që kanë dështuar ata thonë që kjo është sukses, por e bllokon, Meta, e bllokon ky, e bllokon ai. Janë bashkëpërgjegjës. Ata rinë bashkë, po t’ua shikosh telefonat, rrinë të gjithë bashkë.
Nuk kam forcë korruptuese ndaj ambasadorëve dhe sepse jam President i Republikës. Tani do të jem i drejtpërdrejtë se shumë i kemi përkëdhelur. Unë do të tregohem i drejtpërdrejtë për secilin vagabond ndërkombëtar.

Këto sulme mund të jenë sipërfaqësore, apo edhe të vrazhda, por ato tregojnë një problem thelbësor, përkatësisht dështimin e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi duhej të krijonte një sistem drejtësie të pavarur nga politika dhe të forconte sundimin e ligjit në Shqipëri. Për asnjë nga këto të dyja, ajo nuk ka dhënë asnjë rezultat.

Pavarësisht se kuadri ligjor për të zgjedhur anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese është i ndërlikuar, hapat që duhen ndërmarrë janë të qarta.  Me ndihmën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), në hartimin e listave dhe në renditje, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me rotacion: i pari nga Presidenti, i dyti nga Parlamenti dhe i treti nga Gjykata e Lartë.

As Kushtetuta dhe as interpretimet e Kushtetutës, të paraqitura gjatë seancës parlamentare para miratimit të ndryshimeve kushtetuese në vitin 2016, nuk thonë se mund të anashkalohet Gjykata e Lartë, apo se njëri nga këto institucione mund të zgjedhë disa anëtarë në të njëjtën kohë.

Dhe as nuk ishte e nevojshme të kryehj kjo; KED tashmë ka filluar procesin për ngritjen e Gjykatës së Lartë dhe, pasi të jetë ngritur ajo, me ndihmën e KED mund të zgjidhet me lehtësi një Gjykatë Kushtetuese e mirë-ekuilibruar. Por në vend të kësaj, KED e detyroi Presidentin dhe Parlamentin të shkelnin Kushtetutën, duke u dërguar atyre njëkohësisht listat e kandidatëve dhe me disa kandidatë të njëjtë në lista, duke kufizuar qëllimisht mundësitë e tyre për të zgjedhur. Shënimet nga diskutimet në mbledhjet e KED-së nuk janë botuar në faqen e Gjykatës së Lartë, ndaj nuk mund të kuptohet se pse KED zgjodhi të veprojë në këtë mënyrë.

Arsyeja që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese u zgjodhën në shkelje të Kushtetutës nuk ishte sepse ligji ishte i paqartë apo sepse procesi kishte ngecur, por për shkak të presionit dhe ndikimit politik, që janë pikërisht dy pikat kryesore, prej të cilave reforma në drejtësi duhet të kishte mbrojtur gjyqësorin. Pra, thjesht fakti që ky presion nga Komisioni Evropian dhe qeveria dha sukses, tregon se gjyqësori nuk është i pavarur nga politika — dhe se sundimi i ligjit është i dobët. Kështu që reforma në drejtësi tashmë ka dështuar në themel.

Presioni nga ana e qeverisë Rama e ka origjinën në kushtet e vendosura për Shqipërinë nga Bundestagu. Ndërsa delegacioni i BE-së në Tiranë dëshiron të përfundojë pjesën kryesore të reformës para 1 dhjetorit, kur do të formohet edhe Komisioni i ri Evropian. Komisioni i ri, i udhëhequr nga Presidentja Von der Leyen, pa dyshim do të mbajë qëndrime shumë të ndryshme për integrimin në BE, që do të thotë një riorganizim i njerëzve brenda Drejtorisë për Zgjerim dhe brenda Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm. Kjo me shumë gjasa do të sjellë një qasje  ndaj reformës në drejtësi të ndryshme nga dëshirat e burokratëve aktualë të BE-së. Ndaj edhe ata duan të mbarojnë punë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo do të thotë se, motivimet e qeverisë shqiptare, të Delegacionit dhe të Komisionit Evropian janë politike dhe nuk kanë lidhje me cilësinë e reformës në drejtësi. Keshtu që qeveria dhe ndërkombëtarët duke përdorur në fushën e lojës, hapir, presionin politik, i kanë dhënë në dorë Presidentit Meta shkopin që i duhej për t’i rrahur.

Fatkeqësisht, ata nuk kanë më asnjë mbrojtje të besueshme, sepse veprimet e tyre treguan shumë qartë përparësinë e vullnetit politik mbi sundimin e ligjit. /exit.al/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar6 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore6 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook