Lidhu me ne

Aktualitet

Erjon Velija, si qeni i Kasharit


Pas qenit dje në Kashar, sot ishte radha e Erjon Velisë, që të trajtohej publikisht si qen i rrahur nga Shefi i Madh. Në një nga aktet e teatrit post tërmet, kryeministri, në rolin e të plotfuqimshmit mbi tokë, e trajtoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës në një mënyrë që të ndillte keqardhje edhe për qënie si ai.

Pas qenit dje në Kashar, sot ishte radha e Erjon Velisë, që të trajtohej publikisht si qen i rrahur nga Shefi i Madh. Në një nga aktet e teatrit post tërmet, kryeministri, në rolin e të plotfuqimshmit mbi tokë, e trajtoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës në një mënyrë që të ndillte keqardhje edhe për qënie si ai. Si një sulltan, ku ligji dhe shteti janë mishërim i vullnetit të tij, Edi Rama urdhëroi një nga eunukët e tij, lali Erin, të marrë kovat me bojë dhe të lyejë personalisht shkallët e një pallati në Tiranë. Lali uli kokën sepse përndryshe Edi Rama të …

Gazetarët dhe kamerat do të duhej që nesër, në orën 4.30 të mëngjesit, atëherë kur urdhëroi i plotfuqishmi, të jenë prezentë tek ky pallat, për të dëshmuar zbatimin e urdhërit nga Erjon Velija. A do të veshë lali Eri kominoshet për të lyer shkallët që i tha Rama, apo e gjitha ishte një skenë teatrale për të treguar forcën madhore të shefit?

Shkon ose jo Veliaj me furçë në dorë për të lyer, kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo që është tmerruese këto ditë, është nëpërkëmbja nga njëra anë e çdo individi apo institucioni nga ana e kryeministrit dhe babëzia e tij për të rrëmbyer kamerat, në këto ditë të rënda, me qëllimin e vetëm mbulimin e përgjegjësisë ligjore me protagonizmin delirant të shpëtimtarit. Për këtë, i plotfuqishmi nuk po kursen askënd: fëmijët e traumatizuar që i fton në vilën e tij në Surrel, gra të moshuara nën shock që u flet për hotele me 5 yje, burra të rrënuar nga fatkeqësitë me të cilët bën gallatën bajate demokratë- socialistë.

Kryeminstri normal, i një vendi normal, nuk ka pse bën xhiro boshe, si një rock star, por i drejtohet popullit me mesazhe solidarizimi dhe me plane konkrete për menaxhimin e situatës së krizës. Ai duhet të nxjerrë përgjegjësinë e asaj që ndodhi dhe të bëjë transparencën e asaj që do të vi. Njerëzit nuk kanë nevojë të shohin të njëjtën fytyrë që nuk u ka munguar në asnjë ditë për 6 vjet nëpër ekrane dhe as nuk i ka marrë malli për batutat e lodhura të kohës së legalizimeve.

Gjëja e parë që do duhej të bënte kryeministri është një falje e madhe për mënyrën se si ai, dhe të ngjashmit me të, e kanë administruar hapësirën publike në Shqipëri. Se si për interesa të ngushta, u shndërrua në dashnor të kullave dhe të filozofisë “gjithë populli ndërtues”. Se nuk ishte rastësi që ndërtues, prodhues betoni, biznesmenë hekuri e alumini, në perandorinë e tij u bënë deputetë e kryetarë bashkish. Me Edi Ramën, këta nuk u mjaftuan thjesht të ndikonin politikën (siç ndodhte në bashkinë e Tiranës) por të bënin vetë politikën që donin.

Edi Rama nuk mund të flasë sot për këtë katrahurë (jo vetëm të tij) sepse mbi të është ngritur gjithë piramida që e mban në pushtet. Dhe prandaj, si lady Diana, del në foto me fëmijë që vuajnë në siptale dhe përqafon “i prekur” ata që, pasi ai ikën, u duhet të mbijetojnë në kushte të tmerrshme.

Me këta, Edi Rama nuk sillet si kryeministër, por si bamirës. Ndërsa me vartësit e tij, që mund t’i shkelë me këmbë e t’i poshtërojë publikisht, shpalos fuqinë e shefit të madh, i sigurtë që asnjë prej tyre nuk do të guxojë t’i kthejë fjalë e t’i kërkojë edhe atij përgjegjësi.

Një kryetar bashkie i zgjedhur, për më tepër ai i kryeqytetit, nuk do të kishte lejuar kurrë një trajtim të tillë si ai i shndërrimit në bojaxhi në sytë e qindra mijëra shqiptarëve. Mirëpo Erjon Velija nuk guxon të flasë. Ai është aty si rrjedhojë e shërbimit dhe jo e meritës. Sulltani e di këtë dhe kërkon t’ua dëshmojë të gjithëve edhe publikisht. Në këto ditë të rënda, vdekatarët e zakonshëm duhet t’i falen vetëm fuqisë së tij. Vetëm ai do t’u japë të hanë, do t’u gjejë dhoma hoteli e shtretër spitali, do t’i bëjë me shtëpi të reja dhe do t’i dojë si fëmijët e tij nëse sillen e mirë dhe i janë mirënjohës. Ai nuk mund të japë llogari për gjendjen ku është katandisur vendi, sepse i plotfuqishmi nuk jep kurrë llogari. Ai ka fuqinë që edhe një kryetar bashkie ta emërojë bojaxhi.

Nesër do të presim kronikën e gatshme të lali Erit duke lyer shkallët e pallatit me bojën e përcaktuar nga Ai. Eshtë për të ardhur keq, edhe për një tip si Erjon Velija, kur trajtohet në atë mënyrë, por ky është fati i përjetshëm i lakejve të sundimtarit. Ndërsa është për të ardhur akoma më keq për një popull që pranon sundimtarë të tillë. 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook