Lidhu me ne

Kryesore

Nuk jemi gati as për t’u përballur me të tilla ngjarje, por as edhe për të informuar siç duhet


Tërmeti është një lloj ngjarjeje mediatike e cila në mediat jashtë vendit tentohet të paraqitet ndryshe duke vënë në përdorim të gjithë kapacitetet që ofron teknologjia. Që nga grafikët dinamikë, nga pamjet ilustruese te shpjegimi shterues për të duke përfshirë shkakun, vendndodhjen, tiplogjinë dhe atë që pason. 
I bëri media shqip këto? Jo. Kemi një raportim të copëzuar, kronika dëmesh, filmime “ekskluzive” çarjesh suvaje dhe intervista specialistësh në moshë të shtyrë që premtojnë se nuk ka më tërmet të tillë për ca kohë. 

Dikush i mburri reporterët shqiptarë për raportimin e tyre heroik gjatë ngjarjeve të tërmetit të 26 nëntorit. U vu në dukje përfshirja njerëzore e gazetarëve të terrenit, ndërkohë që edhe kryeministri Rama kërkoi që mediat të sintonohen me situatën. E vërteta është se gazetarëve nuk u kërkohet të shfaqen humanë sepse janë dëshmitarë. Dhe duhet ta bëjnë mirë dhe ftohtë atë që bëjnë. Dëshminë e tyre.

Tërmeti është një lloj ngjarjeje mediatike e cila në mediat jashtë vendit tentohet të paraqitet ndryshe duke vënë në përdorim të gjithë kapacitetet që ofron teknologjia. Që nga grafikët dinamikë, nga pamjet ilustruese te shpjegimi shterues për të duke përfshirë shkakun, vendndodhjen, tiplogjinë dhe atë që pason. 

I bëri media shqip këto? Jo. Kemi një raportim të copëzuar, kronika dëmesh, filmime “ekskluzive” çarjesh suvaje dhe intervista specialistësh në moshë të shtyrë që premtojnë se nuk ka më tërmet të tillë për ca kohë. Për ta krahasuar le të marrim një metër matës që është larg të qenit informim profesional, apo analogji e qëlluar, por është të paktën një lloj indeksi në bibliotekën e madhe online: Wikipedia.

Dikush është kujtuar të hedhë një material të zgjeruar për tërmetin e 26 nëntorit në këtë enciklopedi duke e ndarë përmbajtjen në këto kategori: Vendondodhja tektonike, Tërmeti, Pasgoditjet, Dëmet, Pastërmeti, Ndihma Ndërkombëtare. Për krijimin e artikullit janë shfrytëzuar 199 referenca mediatike nga të cilat mediat shqip zënë një përqindje të mekur.

Për t’u shënuar: çdo informacion për të dhënat sizmike apo edhe dëmet nuk referojnë institucionet shqiptare, e megjithatë nëse i krahason ato janë të sakta. Një element informues që është evidentuar më mirë është numri i pasgoditjeve deri në datën 1 dhjetor që kanë qenë mbi magnitudën 4. Kanë qenë 20 të tilla ndërkohë që ka patur dy pasgoditje me magnitudë mbi 5 shkalla Rihter.

Për krahasim, nga mediat shqip online, vetëm shqiptarja.com ndoqi praktikën e krijimit të rubrikave të dedikurara, por në to mund të gjesh informacione të fragmentarizuara, kronikën e ngjarjes, pa krijuar dot një ide të qartë. Kaosi informativ i mediave shqip ilustrohet edhe te fakti i përhapjes së lloj lloj thashethemeve dhe teorive ndërkohë që ka mbetur pa u mbuluar siç duhet situata e të dëmtuarve.

E thënë ndryshe kompleksiteti i një ngjarjeje si kjo i zuri në befasi të gjitha mediat të vëna përfund nga rutina dhe nevoja për të mbuluar çdo hollësi, ndërkohë që panorama e pëgjithshme nuk mund të shihet. Sot që flasim qeveria nuk dihet kur do të ketë një faturë, por një të tillë të përafërt, bazuar në numrin e godinave të shembura dhe dëmeve fizike e njerëzore, mediat jashtë patjetër që do të kishin publikuar.

Mbetet për t’u pyetur atëherë se mbi cilën premisë ndërtohet vlerësimi për heroizimin e reporterëve – apo dobinë e tij eventuale, kur në fakt ne edhe sot jemi të painformuar mirë për atë që ndodhi në shumë drejtime dhe kur edhe vetë ekspertët marrin guximin të flasin për gjëra për të cilat tani po hetohet. Është një gjë që dihej fare mirë, por ne thjesht morëm konfirmimin se NUK JEMI GATI as për të përballur tërmete apo ngjarje si kjo, por as për të informuar siç duhet./Respublica.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook