Lidhu me ne

Kryesore

9 autorë shqiptarë që erdhën me libra të rinj në 2019

Viti 2019 ishte një vit me prurje në letërsinë shqipe. Leteratura po rendit 9 autorë që erdhën me libra të rinj këtë vit. Mira Meksi, Enkel Demi,Prec Zogaj, Mimoza Hysa,Thanas Medi, Agron Tufa, Mimoza Ahmeti, Virion Graci dhe Loer Kume sollën qasje interesante në prozën e gjatë. Spikat në këto botimi dhe tregimi me Ahmetin, Tufën dhe Kumen një gjini me traditë në letrat tona. Më poshtë po bëjmë një përshkrim të këtyre botimeve…

1-Mira Meksi-Diktatori në kryq

Diktatori përjeton ditët e fundit të jetës. Përpara syve të mendjes i shfaqet e gjithë ekzistenca e tij, që nga dashuria në Paris, lufta, pushteti, krimet, tradhtitë, vrasja e Fesë, izolimi, hipokrizia e pamatë dhe deri te makthi rrëqethës nga hijet e të vdekurve dhe të gjallëve…Ai projekton kthimin nga Vdekja. Nëpërmjet Reliktes së Shenjtë të Ringjalljes. Kërkon një mundësi të dytë në tokë. Për të qenë ndryshe.
Një albanolog gjerman zbulon rrënjët pagane të Kishës njëmijë e pesëqind vjeçare të Hylindëses në Labovën e Kryqit, ato të gjuhës shqipe, si edhe misterin e lashtë të një “Graali të Shenjtë” për Krishterimin që ndodhet në Kishën e Kryqit.
Ka qindra vjetë që agjenturat e fshehta të fuqive të mëdha janë në kërkim të këtij “Graali të Shenjtë”, i cili është shpresa dhe shpëtimi i njerëzimit.
Me një penë mjeshtërore dhe me detaje nga më fantastiket, Mira Meksi ka ndërtuar prototipin e Diktatorit të Luftës së Ftohtë dhe Vetminë e tmerrshme të pushtetit absolut. Satira, ironia e thellë, thrilleri, suspensi policesk dhe rrëfimi magjik kanë mbrujtur lëndën e mrekullueshme të këtij romani me dramacitet të lartë.

2-Ora e ligë-Tom Kuka

Sali Kamati, shtyrë nga zakonet e vendit, niset të marrë gjakun e të vëllait të vrarë nga Çelo Mezani. Në një duel të egër burrash, Kamati e shtrin Çelon me një të shtënë, por kënga e do që ta vrasë me goditjen e tretë. I bindur që tashmë është me një këmbë në varr, Sali Kamati niset të ujdisë të gjitha punët e kamjen e vetë që kur t’i vijë ora e vdekjes, ta lërë çdo gje prapa të rregulluar. Por, kur në shtëpinë e tij vjen si mysafire mbesa e së shoqes, Tusha, vatra familjare mbushet me frymë të re, gaz e hare, gjë që ia çel zemrën e i jep jetë të zotit të shtëpisë. Megjithatë, urrejtja, turpi e thashethemnaja do t’ia mpakin aq shumë ngazëllimin sa të mos të dijë t’i japë udhë as zemrës, as mendjes. Një përzierje e atmosferës epike e lirike, Tom Kuka e shtyn rrjedhën e rrëfimit në një epokë të largët, në gjenezë të motit.

3-Anjeza nuk u zgjua-Preç Zogaj

Një histori dashurie mes Davidit dhe Anjezës dy të rinjve në Lezhën e viteve 80-të, risjell në prozë Prec Zogajn. I shkruar plot kulturë e stil, libri noton në realizëm. Një histori ku nuk mungon tragjizmi përshkrohet nga karaktere që mbeten gjatë në mëndje.

4-Mimoza Hysa-“Bijat e gjeneralit

“Bijat e gjeneralit”, historia e Marsinës dhe Martinës, dy binjakeve, bija të një ushtaraku të lartë në karrierë në kohën e diktaturës në Shqipëri. Ndajnë po të njëjtat dashuri për dy burrat e jetës së tyre: për babanë komunist dhe Jetonin “me kleçkë” në biografi. Dy zgjedhje të vështira që përgatisin një tragjedi. Një roman psikologjik turbullues, i shkruar në vetë të dytë, si kërkim ngulmues i fajtorit tek tjetri, krejt i ngjashëm me veten. Personazhe të dyzuara, me zhvillime dhe përfundime të befasishme. Një rrëfim intim për seksin dhe dhunën, për sistemin dhe kaosin, për ndjenjën dhe detyrën, për ambicien dhe rivalitetin.

5-Mimoza Ahmeti- Tregimet e Civilizimit

Mimoza Ahmeti e njohur si poete vjen me këtë libër me një cikël tregimesh që rrekin të tregojnë një letërsi të angazhuar. Të përshkruara nga lirizmi ato sjellin një tjetër individualizëm spikatur herët tek Ahmeti në letrat shqipe.

6-Thanas Medi- Valsi i një dasme fantazmë

Rrotulloheshin ngadalë, sipas muzikës ardhur turbull, nga larg, nga thellë. Në hapësirën e lirë të asaj dhome tavanulët, suvatuar keq, me pakëz dritë, mure të zhveshura, një dollap rrobash dhe krevatin për dy veta në mes. Nuk flisnin, si ta ndienin se çdo fjalë do të hapte një plagë. Ishin si me plagë të pashërueshme në trup, çift i vetmuar, i braktisur, i padëshiruar, me njerëz e pa njerëz njëkohësisht. Mes njerëzve e pa ata, fillikatë. Vetëm njëri-tjetrin kishin në atë botë, nuk i donte askush, të urryer e të përbuzur nga të gjithë. Rrekeshin të qeshnin dhe e qeshura u ngrinte në buzë. Mateshin të gëzonin dhe gëzimi bëhej frikë. Lot i fshehur ndënë qerpik, në sy. Donin të jetonin, të ëndërronin, të shpresonin, të besonin, të këndonin, të kërcenin si dasmorët në oborrin e dasmës tjetër, të ngrinin zërin në kupë të qiellit, të dëgjonte Rovina, rrafshnalta anembanë; dhe jeta i ndëshkonte me vegjetim në atë skutë. Me errësirë, shurdhëri. Duheshin shumë, me gjithë shpirt, por pa ditur ku, në ç’breg do t’i nxirrte ajo dashuri. Vallëzonin vërtet, por si mbi tokë të huaj, terren armiqësor, me mina të nëndheshme gati për shpërthim. Si në ajër, pezull mbi greminë. Ndruheshin të vështroheshin gjatë në sy, si t’i shmangeshin vetmisë, braktisjes, humnerës që gjenin aty. Një si vdekjeje për së gjalli, duhme varrezash, ardhur nga kudo dhe asgjëkund.

7-Virion Graci- Dead End

“Dead End” është histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme. Viktimë e parë e këtij zgjimi ndërgjegjësues janë të rinjtë e të rejat, studentët shqiptarë të kohës të cilët, në pak muaj e vite kaosi biblik, pësojnë metamorfozën groteske: nga shpresa e një vendi bëhen mjerimi i tij dhe i vetvetes. Roman dashurie e zhgënjimesh rinore, shkruar me nota të ndjera lirike dhe humor të zi, ku pafajësia rinore, ankthi dashuror, etja për shpëtim nga ferri i ri social-kulturor, ndërthuren mjeshtërisht duke krijuar dhe duke rrënuar utopitë autentike të një tjetër brezi të rinjsh e të rejash, humbur pa adresë dhe shfytyruar keq nëpër rrugët pa krye të historisë sonë modern.

8-Agron Tufa-Kur këndonin gjelat e tretë

“Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes. Qëllimi im ka qenë t’u jap zë këtyre hijeve tragjike, të cilat mbushën skenat mortore përgjatë ritualit satanik të flisë në “meshat e zeza” që bënte diktatura komuniste me adeptët dhe xhelatët e saj të përzgjedhur”, shkruan autori për këtë libër.

9-Loer Kume-Amangala Mandala

Loer Kume është fitues i çmimit Kadare 2019. Amangala Mandala është përmbledhja me tregime të të cilën ai fitoi çmimin e madh i vlerësuar nga juria për novatorizmin që përcjell.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook