Lidhu me ne

Kryesore

Të gjithë kundër, por qeveria s’tërhiqet nga paketa “antishpifje”


Prej dhjetorit të vitit të kaluar, qeveria e kryeministrit Edi Rama shpalli synimin për t’i vendosur mediat online në një regjim kontrolli, duke marrë kritika nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare të lirisë së shprehjes dhe të të drejtave të njeriut.

Aleksandra Bogdani

Pas dy raunde dëgjesash –para dhe pas tërmetit të 26 nëntorit –Komisioni i Ligjeve i konsideroi të kryera konsultimet të mërkurën dhe në kundërshtim me rekomandimet vendase dhe ndërkombëtare, vendosi të shtyjë përpara dy projektligjet  e qeverisë “Rama” të prezantuara si “paketa antishpifje”.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha të mërkurën se projektligjet do të kalojnë tashmë në fazën e shqyrtimit nen për nen, përpara se t’i dërgohen për votim seancës plenare.

“Besoj se draftet do të marrin në konsideratë disa nga sugjerimet e organizatave vendase dhe atyre ndërkombëtare. Nuk kemi ndonjë ngutje”,-tha Manja përpara kamerave.

Në kohën që organizatat vendase kërkojnë njëzëri rrëzimin në parim të dy projektligjeve dhe ato ndërkombëtare rekomandojnë qasje krejt të ndryshme për të mos cenuar lirinë e shprehjes, reflektimi i këtyre sugjerimeve në draftet aktuale ngjan me një premtim bosh.

Prej dhjetorit të vitit të kaluar, qeveria e kryeministrit Edi Rama shpalli synimin për t’i vendosur mediat online në një regjim kontrolli, duke marrë kritika nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare të lirisë së shprehjes dhe të të drejtave të njeriut.

Në një dëgjesë publike në Komisionin e Medias të mërkurën, draftet u konsideruan sërish si ligje censure nga gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gazetarja Mimoza Koçiu, përfaqësuese e shoqatës së “Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë” u kujtoi deputetëve të komisionit se kishin përballë një koalicion të madh gazetarësh vendas dhe ndërkombëtarë dhe u bëri thirrje atyre që t’i rrëzojnë dy projektligjet.

“Pluralizmi i mendimit është vendosur në Shqipëri në vitin 1991 me themelimin e Rilindjes Demokratike. Mos e cenoni atë 30 vjet më vonë”,- tha Koçiu.

Gazetari Ylli Rakipi, i paditur së fundmi dy herë për shpifje nga kryeministri, i kritikoi projektligjet si totalitare dhe e konsideroi këmbënguljen për t’i miratuar ato si nismë personale të Edi Ramës.

“Projektligjet kanë frymë fashiste dhe e vendosin median online nën kontrollin e dy institucioneve që i krijon qeveria. Pra ju u është dërguar një projektligj që ta ktheni në ligj për të ligjëruar urdhrin administrativ të kohës së Enver Hoxhës. Urdhri administrativ do të dalë mbi drejtësinë, mbi gjykatat”,- tha Rakipi, duke shtuar se nuk ka asnjë garanci se Këshilli i Ankesave do të jetë i pavarur.

“Bëjeni, por turpi do të jetë i juaji”,- shtoi Rakipi përballë deputetëve.

Drejtoresha ekzekutive e BIRN Albania, Kristina Voko theksoi në fjalën e saj se procesi ka qenë i mbushur me paqartësi dhe se Këshilli i Ministrave nuk është konsultuar me askënd në fazën e hartimit të drafteve. Voko hodhi poshtë edhe pretendimet mbi modele të huaja duke i konsideruar projektligjet të pangjashme me asnjë vend demokratik.

“Ne i kundërshtojmë dy projektligjet në tërësi, pasi nuk pranojmë që AMA dhe AKEP, dy institucione që kritikohen në të gjitha raportet për varësi politike të kenë kontroll mbi përmbajtjen e medias online”,- tha Voko, duke i konsideruar ato si ligje censure.

Kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, përfaqësuese e opozitës parlamentare i miratoi kritikat për paqartësi dhe mungesë transparence, duke u ankuar se edhe ajo ishte lënë në errësirë. Dhimitri shtoi se vetë ajo e kishte pasur të pamundur t’i gjente draftet –të cilat i kritikoi më pas si censuruese.

Komentet e Dhimitrit shkaktuan disa herë tension në sallë, ndërsa nënkryetarja Milva Ikonomi i sugjeroi disa herë asaj që të ishte e përmbajtur. Pyetjeve të Dhimitrit se ku ishin draftet, Ikonomi iu përgjigj se kishin nevojë të konsolidoheshin nga shërbimet juridike të Kuvendit.

“Drafti është përpunuar nga shërbimet juridike të Kuvendit me misionin e OSBE-së në Vjenë,” tha Ikonomi, ndërsa shtoi se shërbimet juridike ishin porositur gjithashtu që të bënin kërkime për modelin që Shqipëria po ndjek.

Aleksandër Çipa nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkoi anulimin e të dyja drafteve, duke u shprehur prerazi kundër çdo lloj arnimi. Ndërsa pranoi edhe defektet e medias, Çipa theksoi se ligjin duhet ta bëjnë gazetarët përmes mekanizmave të vetërregullimit dhe jo qeveria.

Kritika për censurë dhe shkelje të lirisë së medias adresuan edhe pedagogu Elvin Luku nga Medialook dhe gazetari Artan Rama.

“Gjobat janë shumë të larta dhe do t’i çojnë mediat online drejt mbylljes,” tha Luku, duke e konsideruar gjithashtu të rëndë ekzekutimin e tyre përpara ankimit në gjykatë.

Ndërsa Artan Rama tha se projektligjet i japin goditjen përfundimtare vetërregullimit në Shqipëri dhe u kujtoi deputetëve misionin e gazetarëve.

“Është detyrë e medias të kontrollojë qeverinë dhe kurrsesi e qeverisë të kontrollojë median,” përfundoi Rama.

Reporter.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook