Lidhu me ne

Aktualitet

Toka e të pabesëve

“Hë më, se dava turku ishte!”. Kjo është përgjigjia informale që merr nga kryeqeveria, nëse interesohesh për një mësues, të cilin e dëbuan dhe e dorëzuan drejt e në duart e antiterrorit të Turqisë. Personi në fjalë quhet Harun Çelik dhe ka bërë një faj të rëndë, i cili e klasifikon atë si terrorist; ai ka shkarkuar një aplikacion (app) që quhet “By Lock”. Kjo app përdoret gjithsej nga 200-300 mijë njerëz në këtë tokë dhe sipas autoriteteve turke janë të gjithë terroristë të Lëvizjes Gulen.

Katër fëmijët e Harunit u rrekën të preknin telat e qeverisë duke u lutur nga Kazakistani që mos ta dorëzonim babain e tyre, por ndjenjat në Tiranë janë si tel violine, që lëshojnë zë, vetëm nëse i duhen pushtetit.

Tani, le t’i kthehemi shprehjes së mirënjohur “Hë më, se dava turku ishte!”. A duhet ta çajmë kokën me gjithë mend se çfarë ndodhë në një vend, të cilin Rilindja na e ka përzgjedhur aleat strategjik, pra na e shet me të njëjtën monedhë si kemi Shtete e Bashkuara? Por, edhe nëse nuk i  çajmë fort kryet, sikundër ndodh rëndom me shqiptarinë a duhet të shqetësohemi disi për mëvetësinë e vendit tonë, intregritetin e tij. Bashkë me Harunin ky vendim i qeverisë është dorëzim i pavarësisë së Shqipërisë.

Në një vend të pavarur, jeta rregullohet në bazë të ligjeve, Kushtetutës. Meqë ky vend mëton se është demokraci shumë nga ligjësitë e tij, mos të tëra janë në përputhje me vendet e Bashkimit Europian, ku Shqipëria dëshiron të anëtarësohet.

Por, ndryshe ndodh në shtetin e Rilindjes, ku demokracia, liria e shprehjes, veprimit, aktiviteti politik, fetar dhe mediatik varen nga humori, interesat e pushtetit të Edi Ramës dhe rrezatimi i tyre tek dallkaukët që ka poshtë. Prandaj, shprehja “Hë më, se dava turku ishte!” duhet shqipëruar si “Hë më, se dava pavarësie ishte!”.

Bashkë me deportimin e këtij zotërie, i cili mbahej në burg pa bërë asnjë faj na deportuan dhe pavarësinë e Shqipërisë sonë, për të cilën kemi guxim të krenohemi. “Hë më, se dava turku ishte!” për ne që kemi zgjedhur të jetojmë në Shqipëri është “Hë më, se dava o sa mirë me qenë shqiptarë ishte!”.

Qysh nga motet e errëta të Enver Hoxhës askush nuk ka guxuar të luajë kaq keq dhe personalisht me mëvetësinë e Shqipërisë. Enver Hoxha vriste, priste deportonte, kur i duhej në Jugosllavinë e Titos. Sot, vendin e tij e zuri ky njeri që ngre supet, më keq se Hashimi, kur nisi të tijët për në Stamboll.

Ky është një moment tjetër, ku duhet të ndalemi, sepse ka të bëjë me shqiptarinë, me besën, me mikpritjen që aq shumë e shesim lart e poshtë nëpër botë. Ua kemi mbushur kokën plot të gjithë kusurit të botës që ne, shqiptarët megjithë mend jemi varfanjakë dhe nuk mbushim dot barkun me bukë, por ama mikun e presim dhe fjalën e mbajmë. Rrekemi të përkthejmë në anglisht shprehje të këtilla si “bukë e kripë dhe zemër” apo “shqiptari po dha fjalën therr djalën” e të mbajmë një natë dimri me këto Llogje Kavaje.

Por, ja që jemi të pabesë. Ai miti që paskemi patur për hebrenjtë nuk vlen një grosh për turqit. Hebrenjtë i paskemi mbajtur dhe ua kemi shpëtuar lëkurën në kohë të nazistëve, por turqit i dorëzojmë si cjapi te kasapi.

Kjo është e vërteta e Hashimit dhe e Edit e përderisa nuk bëjmë “ciu” ne, besëdhënësit duhet ta presim akshamin si të pabesë. Atë kafshatë që na jep qeveria atë duhet të kapërdijmë, ndaj ta lëmë mënjanë thirrjen “a pret miq o i zoti i shpisë?”, sepse jo vetëm nuk presim, por edhe të vrasim me bukë në gojë.

Prandaj, andej nga Anadolli prej shekujsh na thonë: “toka e të pabesëve”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook