Lidhu me ne

Kryesore

4 vjet pas reformës energjetike, OSHEE mbyll vitin me 64 mln euro humbje

4 vjet pas reformës energjetike, OSHEE mbyll vitin me 64 mln euro humbje

Të ardhurat e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike pësuan një rritje minimale prej 2% gjatë vitit 2019 ndërsa shpenzimet u rritën me 20%, duke sjellë një rezultat final prej mbi 7.7 miliardë lekë humbje ose afërsisht 64 milionë euro, bëri të ditur kompania në aplikimin e saj për çmimin e energjisë elektrike për vitin 2020 të dorëzuar në Entin Rregullator të Energjisë. [Link]

Sipas të dhënave të kompanisë, të ardhurat e pritshme të vitit 2019 janë 58 miliardë lekë ndërsa shpenzimet 65.6 miliardë lekë. Rritja e shpenzimeve i dedikohet në një masë të madhe rritjes së kostos së blerjes së energjisë elektrike për shkak të prodhimit të paktë nga hidrocentralet e Drinit, të cilat janë nën pronësi publike, por një pjesë aspak e vogël e shpenzimeve ishte operative.

Kështu, ndërsa shpenzimet për blerjen e energjisë u rritën me 29% ose 9.7 miliardë lekë, shpenzimet operative të OSHEE u rritën me 36% ose 4 miliardë lekë. Shpenzimet operative përfshijnë pagat e shpenzime të tjera të ngjashme për makina apo karburant ndërsa investimet janë shpenzim tjetër.

“Rezultati financiar i vitit 2019 pritet të jetë një humbje prej 7.7 miliardë Lekë duke shënuar rezultatin e pare negativ pas 4 viteve me performance te suksesshme. Rritja e kostos se blerjes se energjise elektrike per shkak td thatësirës është treguesi kryesor që ka ndikuar në humbjen e pritshme pavarësisht masave të marra për uljen e kostove operacionale të shoqërisë,” shkruhet në dokumentin e aplikimit, pa sqaruar se çfarë kostosh operacionale kompania është përpjekë të ulë. Sipas të dhënave të saj, shpenzimet operacionale ishin në masën 11.4 miliardë lekë më 2018 dhe u rritën në masën 15.4 miliardë lekë më 2019, me një diferencë prej 4 miliardë lekësh ose afro 33 milionë euro më shumë.

Sipas OSHEE, shkaku kryesor i rritjes së shpenzimeve operative janë kamatëvonesat që kompania tjetër shtetërore e energjisë, KESH, i ka faturuar për detyrime të para vitit 2015.

Si pasojë e rritjes së njëhershme të të dyja shpenzimeve, ato për energji elektrike dhe ato operative, kompania pritet të mbyllë vitin me rreth 64 milionë euro humbje ndërkohë që pati realizuar fitime prej afro 15 milionë eurosh në vitin 2018 dhe po kaq, në vitin 2017.

OSHEE mori një rritje çmimi dhe u përfshi në një projekt investimi me kredi nga Banka Botërore në vitin 2015, nën supozimin se reforma, e cila solli burgosjen e mijëra shqiptarëve, do të sillte reduktimin e humbjeve në masën 14% të energjisë së hedhur në rrjet brenda vitit 2019. Por ndërsa viti 2019 mbërriti, humbjet vijojnë të jenë në masën 22% sipas vlerësimeve të OSHEE.

OSHEE ka shënuar gjatë vitit 2019 edhe  një rritje të ndjeshme të detyrimeve të paarkëtuara nga ndërmarrjet publike jobuxhetore duke sjellë një rritje të lehtë të borxheve totale që klientët i kanë kësaj kompanie. Sipas të dhënave të pjesshme të ERE, që reflektojnë situatën e gushtit 2019, borxhi total i klientëve ndaj OSHEE është 72.3 miliardë lekë ose 0.4 miliardë lekë më shumë se sa në dhjetor 2018. Shkaku kryesor i rritjes së borxhit është mospagesat nga sektori publik jobuxhetor, me një fjalë, ndërmarrjet shtetërore, kryesisht ujësjellësa. Në fillim të vitit 2014, buxheti i shtetit mori përsipër pjesën dërrmuese të borxheve të prapambetura të këtyre ndërmarrjeve ndaj OSHEE-së me supozimin se pas kësaj, këto kompani do të ishin në gjendje të paguanin faturat. Por katër vjet më pas, borxhet e këtyre ndërmarrjeve ndaj OSHEE-së kanë arritur në 10 miliardë lekë (80 milionë euro), ose dy herë më shumë nga sa ishin para krizës.

Si pasojë e këtyre vështirësive, OSHEE thotë se ka nevojë për një korrigjim në rritje të çmimit të energjisë me vlerë të përgjithshme prej 12 miliardë lekësh, e cila duhet të ndahet në katër vitet e ardhshme në masën 3 miliardë lekë në vit.

BIRN

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook