Lidhu me ne

Kryesore

O humoristi plot kripë e moralisti pa karar, Kobe Bryant, ishte idhulli, i çdo futbollisti apo sportisti tjetër të madh, që ju mund të keni idhull.

Nga Briken Fejzullai

Fotografia e Briken Fejzullai

Që të kuptoni se sa i madh ishte Kobe, përpara se të bëni batuta patetike mbi hidhërimin e shqiptarëve për “njonin” matanë oqeanit; mjafton të kuptoni që Kobe Bryant, ishte idhulli, i çdo futbollisti apo sportisti tjetër të madh, që ju mund të keni idhull.

Nga Messi, Ronaldo, Totti, Ronaldinho, Pirlo, Maldini, Zanetti, Salah, Mbappe, Neymar; deri te Valentino Rossi, Federer, Nadal, Vettel, Hamilton, Tiger Woods, Lebron James,Tom Brady, Conor McGregor, Hussain Bolt… të gjithë adhuronin literalisht Kobe-n.

Duke filluar nga Trump apo Obama e duke përfunduar tek njeriu më i thjeshtë në planet, nuk ka një njeri të vetëm që e njihte si personazh dhe mund të mos e donte. Ti mund të ishe tifoz i GOAT Michael Jordan (si në rastin tim) por nuk mund të mos e adhuroje atë djaloshin spektakolar dhe elegant në të njëjtën kohë, me buzën vesh më vesh gjithmonë, që të zbardhte netët, për ta parë të shkruante poezi me topin e basketbollit.

Mjafton të shihje, sa herë kthehej plot mall në Itali ku ai kishte kaluar fëmijërinë e tij apo t’i shihje buzëqeshjen dhe durimin për të kënaqur sa më shumë fansa të mundej, kur ata e pushtonin për një “hi 5”, foto a autograf; për të kuptuar ç’kampion ishte edhe në jetë.
IKONË!

Kobe bën pjesë tek ajo kategori sportistësh të rrallë, të cilët ishin legjenda, përpara se të bëheshin të pavdekshëm.
Kampionë si Ayrton Senna, Marco Pantani, Michael Schumacher*… kampionë pa kohë, e pa shtetësi, të cilët i përkasin të gjithëve, në çdo cep të globit.
Edhe ne shqiptarëve, plot halle të tjera.

Kobe Bryant lë një boshllik të madh, në rradhë të parë, si njeri që ka frymëzuar qindra mijëra njerëz e pastaj, si fenomen absolut në sport… ndaj duhet të dish o humoristi plot kripë e moralisti pa karar: që nuk ështe se duhet ta kishim komshi, për të na dhimbur humbja e tij.

Rest In Peace CHAMP

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook