Lidhu me ne

Temporal

Super shkrim / Si mashtrohet populli?

10 strategji të Diversionit

Nga Noam Chomsky

“10 strategji të diversionit”… rregullat bazë të manipulimit mbi të cilat bazohen pushtetet në krizë legjitimiteti.

  1. Populli duhet ta ketë gjithnjë mendjen të zënë me tjetër gjësend dhe jo me problemet e vërteta.

Për këtë: T’ia largosh vijimisht vëmendjen nga problemet sociale reale duke e kthyer drejt çështjeve më të vogla, por me ndikim të madh emocional.

  1. Populli duhet t’i perceptojë udhëheqësit si shpëtimtarë të vërtetë të kombit.

Për këtë: Shpik kërcënime të rreme ose krijo probleme të rënda, që e shqetësojnë realisht dhe e angazhojnë opinionin publik, mandej ofroji vetë zgjidhjet.

Një shembull: Favorizo mungesën e qetësisë dhe të sigurisë së qytetarëve, mandej qeveria si dorë e Zotit e shpëton kombin me anë ligjesh dhe vendimesh “të kërkuara nga populli” dhe që paguhen me kufizimin e lirive të veta demokratike.

  1. Populli duhet përgatitur vijimisht për më të keqen.

Për këtë: Mekanizmat e “propagandës së bardhë” (zyrtare, të kontrolluar tërësisht nga qeveria), të “propagandës gri” (pjesërisht të kontrolluar) dhe të “propagandës së zezë” (jashtë çdo kontrolli) duhet të promovojnë imazhin e një qeverie orë e çast të preokupuar për përmirësimin e kushteve gjithnjë më të zymta të së ardhmes. Politikat antipopullore lypsen aplikuar shkallë-shkallë, për të parandaluar ose zbutur protestat sociale. Në këtë mënyrë e keqja më e madhe bëhet e durueshme nëse administrohet në “porcione vjetore”, çdo vit nga pak, simbas një programi të paranjoftuar.

  1. Populli duhet të besojë që gjithë sa qeveritë i përgatisin për të jetuar më keq është, po për të mirën e tij.

Për këtë: Të sigurosh qysh më parë mirëkuptimin e popullit për masat ekonomike të rënda në të ardhmen. Njeriu mësohet me idenë që të kapërdijë gjithçka nëse është parapërgatitur jo për “tani”, por për “më vonë”.

  1. Populli duhet katandisur në një gjendje mendore që të mos i lejojë të përkapë lidhjet mes shkaqeve dhe pasojave.

Për këtë: T’u drejtohesh njerëzve sikur të kishin të gjithë një mendim infantil. Në këtë mënyrë i përçon turmat ndaj një lloji të menduari sipërfaqësor, naiv dhe më të gatshëm për intoksikime informacionale.

  1. Populli duhet çmësuar nga të problematizuarit e realitetit dhe duhet mësuar të veprojë nën shtysën e emocioneve.

Për këtë: T’u bësh gjatë gjithë kohës thirrje ndjenjave dhe reagimeve glandulare, pra që lidhen me gjendrat, jo reagimeve të arsyes. Reagimet emocionale janë gjithnjë më lehtësisht të manipulueshme.

  1. Populli duhet mësuar me kënaqësira çmimlira, që t’ia zënë kohën dhe ta çmotivojnë në mbërritjen e idealeve më të larta.

Për këtë: Një sistem arsimor i korruptuar dhe jofunksional është instrumenti ideal për t’i mbajtur qytetarët në padije dhe për të manipuluar opinionet kolektive si të ta dojë qejfi.

  1. Populli nuk duhet të ketë në mjetet e informimit qasje të plotë, të saktë, korrekte dhe objektive.

Për këtë: Të inkurajosh financiarisht ato mjete komunikimi masiv që e budallallepsin publikun dhe e mbajnë të lidhur me emisione dhe seriale vulgare, duke ia tërhequr vëmendjen për poshtë.

  1. Popullit i duhet induktuar fryma e turmës.

Për këtë: Të stimulosh ndjenjën individuale të fajit (“fajin e ka filani ose fisteku”, – A.P), të fatalitetit (“ky vend nuk bëhet”, – A.P.), të pafuqisë (“Shqipëri… nuk të kuptova asnjëherë”, – A.P.) etj. Personat që nuk e kanë më impulsin e të revoltuarit shndërrohen në turmë dhe bëhen lehtësisht të kontrollueshëm.

  1. Populli nuk duhet të besojë në ekzistimin e strategjive dhe mjeteve zyrtare të manipulimit.

Për këtë: Të shtiesh në punë të tëra arritjet shkencore për të njohur pikat e dobëta të psikologjisë së individit dhe të turmave. Njëkohësisht t’i diskreditosh këto njohuri me anë të mass-mediave në mënyrë që populli të mos besojë në mjetet dhe strategjitë shtetërore të manipulimit.

Noam Chomsky (1924-) është sot gjuhëtar amerikan me emër botëror, profesor i merituar në Massachusetts Institute of Technology (MIT). Përpos mediave akademike, Chomsky është fort i njohur në botën mbarë për idetë e tij në fushën politike, posaçërisht lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut, madje edhe brenda Shteteve të Bashkuara, por sidomos në vendet që qeverisen me regjime diktatoriale ose pseudodemokratike. Thuhet se politikisht i përket “së majtës politike” në SHBA. Ka formuluar, në një gjuhë për t’u kuptuar nga të gjithë, rregullat bazë të manipulimit mbi të cilat bazohen pushtetet në krizë legjitimiteti, dhe të cilat ai i quan “10 strategji të diversionit”. Të sintetizuar në atë që mund të quhet “Dekalogu Chomsky”, ndjeva detyrë t’ua bëj të njohur edhe shqiptarëve.

* Shqip, të rishkruara thjesht nga Aurel Plasari (2015)

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook