Lidhu me ne

Kryesore

Nga prindër të dorëzuar nuk mund të lindin studentë të revoltuar!

Nga 27.al

Nga Elona Caslli

Mbrëmja e djeshme, e cila përkonte me ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, do të na përballte me një student të revoltuar përballë kryeministrit të vendit. Duke qenë se për arsye të caktuara, m’u desh të isha e pranishme në këtë mbrëmje, e quaj të nevojshme të shkruaj dy fjalë.

Pata mundësinë të lexoja qëndrime të ndryshme mbi ngjarjen e djeshme. Pjesa dërrmuese e mendimeve, gjykonin studentët e tjerë, që nuk iu bashkuan revoltës që u ngrit nga student, i cili u nxorr jashtë.

Së pari, isha ulur krejt larg studentit të revoltuar dhe nuk mund ta dëgjoja kthjellët përmbajtjen e revoltës së tij. Më vonë, lexova se revolta e tij ishte përqëndruar tek fakti se shumë studentëve që diplomoheshin u duhet ta përdorin diplomën si biletë arratisjeje drejt një vendi tjetër. Revolta e studentit përmban në thelb të vërtetën tragjike të kombit shqiptar. Në këtë vend, kur thua të vërtetën, ndodhin veçse dy gjëra; ose të dëbojnë ose të etiketojnë si të sëmurë mendor ose njeri me probleme.

Le të rikthemi tek thelbi i këtij shkrimi: Pse nuk iu bashkuan revoltës studentët e tjerë?- ishte pyetja që u shtrua mbrëmë.

Sipas mendimit tim, për të cilin jam krejt e vetëdijshme, që ka kufijtë përkatës në përmbajtje dhe cilësi, pyetja duhet të shtrohet tjetërkund: Pse nuk iu bashkuan revoltës prindërit që ishin në sallë?!

Hamendësoj që mbrëmja e diplomimit të fëmijës, për çdo prind është një mbrëmje krejt e veçantë, pasi aty përmbushet, jo veçse përkushtimi i fëmijës, por edhe përkushtimi i tij si prind. Një prind duhet të ndihet krenar në këtë mbrëmje, pasi ia ka dalë mbanë, që t’i dhurojë shoqërisë një specialist në një fushë të caktuar. Pra, detyra e tij si prind është përmbushur. Nëse dikur një prind shqiptonte fjalinë: “E nxorra fëmijën tim në jetë”, në ditët e sotme kjo fjali është zëvendësuar me fjalinë: “E nxorra fëmijën tim në Gjermani”. Sepse, jeta projektohet gjithkund, veçse në Shqipëri jo dhe sikundër do të shprehej me të drejtë studenti i revoltuar: “Diploma është veçse një biletë arratisjeje për në Gjermani”.

Prindërit që ishin dje në mbrëmjen e diplomimit heshtën. Heshtën, sepse po mbështesin me vullnet të plotë arratisjen e bijve të tyre. Mjafton vetëm një fakt për të kuptuar situatën; pjesa dërrmuese e studentëve të Universitetit të Mjekësisë, janë në kursin e gjuhës gjermane. Ky kurs mbështetet financiarisht nga prindërit e tyre. Gjuha gjermane bashkë me diplomën përbëjnë biletën e arratisjes.

Revolta e mirëfilltë duhet të lindë nga prindërit, por për fatin tonë të keq, prindërit janë të dorëzuar. Të dorëzuar, pasi ky vend u duket krejt i pashpresë dhe janë gati të ndahen nga fëmijët e tyre, vetëm që këta të fundit mos ta ndërtojnë jetën e tyre në këtë vend. Ndonëse Kryeministri orvatet të na e servirë shpopullimin e vendit , thjesht si dëshirë e individit për të jetuar diku gjetkë, dihet fare mirë, që arratisja nga ky vend, vjen nga mungesa e shpresës dhe sigurisë brenda tij. Ndaj, nuk u çudita aspak, që ai student i revoltuar u gjend krejt i vetëm dhe u mbështet veçse nga duartrokitjet e shokëve të tij. Nuk mund të revoltohen ata që kanë prerë biletën e arratisjes, sikundër as nuk mund të gjykohen!

Post Scriptum: Nga prindër të dorëzuar nuk mund të lindin studentë të revoltuar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook