Lidhu me ne

Kryesore

Qeveria duhet të ndalë menjëherë propagandën dhe të marrë masa konkrete për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia

Basha: Neglizhencë kriminale, sigurojuni banorëve kushte jo “show”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me menaxhimin dhe masat që ka marrë qeveria për parandalimin e koronavirusit në vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook, Basha deklaron se qeveria duhet të ndalë propagandën dhe të marrë masa konkrete në lidhje me kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia.

Kreu i PD-së u bën thirrje qytetarëve  që të mos neglizhojnë asnjë shenjë rëndimi apo përkeqësimi të shëndetit të tyre por t’u drejtohen mjekëve dhe specialistëve të fushës.

Postimi i plotë

Qeveria duhet të ndalë menjëherë propagandën dhe të marrë masa konkrete për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia, kryesisht nga rajonet ku corona virusi ka përhapjen më të madhe.

Këto masa nuk mund të jenë shoë televiziv, por kontrolle të plota në të gjitha pikat hyrëse në Shqipëri. Është urgjent hartimi dhe shpallja e planit të masave dhe informimi i qytetarëve si duhet të veprojnë në rast të dyshimit se janë të prekur nga corona virus.

Ndërkohë që Shqipëria ndodhet përballë rrezikut potencial të prekjes nga corona virus, mijëra bashkëqytetarë ndodhen në kushte të mjerueshme për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Në mungesë të një strehe ata jetojnë ende në çadra ose janë rikthyer në banesat e dëmtuara, në kushte aspak të favorshme higjenosanitare dhe me mungesa të theksuar në ushqime.

Është neglizhencë kriminale të humbet akoma kohë, kur duhen marre masa urgjente për strehimin apo sigurimin e konteniereve për banorët që jetojnë në çadra, çka ka sjellë dhe gjendje të rënduar shëndetësore dhe kushte aspak të përshtatshme higjeno-sanitare për ta.

Njerëzit janë të shqetësuar me të drejtë, ndaj është koha që të flasin mjekët dhe të izolohet propaganda.

Dhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë rëndimi apo përkeqësimi të shëndetit të tyre por t’u drejtohen mjekëve dhe specialistëve të fushës. Ne kemi personel të shkëlqyer mjekësor që nuk kërkon asgjë më shumë se plotësimin e kushteve dhe nevojave për të përballuar çdo situatë

Detyra e qeverisë është të sigurojë këto kushte dhe jo të bëjë shoë dhe propagandë. Jam i bindur se nëse vihen në dispozicion mjetet e nevojshme, mjekët tanë do të përballojnë me sukses çdo situatë që mund të krijohet.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar51 sekonda më herët

Jorida Tabaku, ja si ma vodhi zemrën bashkëshorti, shoku im më i mirë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët të jetës së saj private, ku është kujdesur...

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Facebook