Lidhu me ne

Kryesore

Platforma e Edi Ramës – diktaturë e krimit dhe varfërisë


Asnjë lajm të mirë nuk mundi të jepte Kryeministri. Tha që do të dalë ligji i ri për pronat dhe e ilustroi me pronat në Veri, ku banorët i kanë ndarë me marrëveshje, siç u takonin përpara 1945. Pa e respektuar ligjin 7501, ata tashmë do të rregullohen me ligj. Në pamje të parë duket lajm i mirë, por nuk është ashtu. Ka një tjetër ligj që nuk e njeh këtë model të ndarjes së tokës në bregdet. Me atë ligj Qeveria i ka futur pronat në shërbim të një grupi interesi, që shërbëhet nga Korporata e Investimeve. A mund të ketë trajtim më dy ligje të të njëjtave raste? Nëse po, ky nuk është lajm i mirë.

Nëse kjo ofertë do të sjellë 800 mijë vota në 21 janarata do të jenë 800 mijë banorët e fundit në pronën private të Edi Ramës.

Nga Enton Abilekaj

Asnjë lajm të mirë nuk mundi të jepte Kryeministri. Tha që do të dalë ligji i ri për pronat dhe e ilustroi me pronat në Veri, ku banorët i kanë ndarë me marrëveshje, siç u takonin përpara 1945. Pa e respektuar ligjin 7501, ata tashmë do të rregullohen me ligj. Në pamje të parë duket lajm i mirë, por nuk është ashtu. Ka një tjetër ligj që nuk e njeh këtë model të ndarjes së tokës në bregdet. Me atë ligj Qeveria i ka futur pronat në shërbim të një grupi interesi, që shërbëhet nga Korporata e Investimeve. A mund të ketë trajtim më dy ligje të të njëjtave raste? Nëse po, ky nuk është lajm i mirë.

Tha që do të legalizojë çdo ndërtim në fshat, por jo në qytet. Ata që kanë ndërtuar në fshat jashtë kritereve apo në gjurmën e një autostrade të ardhshme, do të legalizohen dhe shpronësohen me paratë tona, ndërsa ata që e kanë bërë të njëjtën gjë në qytet, nuk do të legalizohen dhe nuk do të shpronësohen. I njëjti fenomen i trajtimit të ndryshëm të të njëjtit rast, por akoma më keq këtu. Legalizimet e banesave në fshat, për arsye elektorale nuk do të reflektojnë as rrezikun ndaj fatkeqësive natyrore, përmbytjet që ndodhin çdo vit dhe shkatërrojnë pasuritë apo tërmetet që ndodhin më rrallë dhe marrin jetët.

Tha që do të shpallë amnistinë fiskale për paratë e emigrantëve që nuk dinë ku t’i çojnë. Në fakt, nuk ka asnjë emigrant, as ata që kanë punuar në të zezë, që vuajnë deklarimin e parave. Aq pak sa janë ata nuk kanë përfituar nga sigurimet, por e kanë patur të drejtën e vetëdeklarimit në vendet ku jetonin dhe si rrjedhim kanë paguar takstat çdo vit. Kategoritë e emigrantëve që nuk bëjnë dot deklarimin, janë ata që nuk e justifikojnë dot pasurinë, janë trafikantët e drogës dhe të femrave që janë në hetim nga të gjitha organet ligjzbatuese në vendet ku jetojnë. Janë ata që i ftoi Edi Rama, kur premtoi aeroportin e Kukësit si lehtësim të infrastrukturës për shpenzimin e parave të pista. Meqë Aeroporti i Kukësit 3D nuk i solli dot, po mendon tani një mënyrë tjetër, të papranueshme.

Legalizimin e parave të pista që Edi Rama e quan amnisti, ndërsa një shtet ligjor e quan pastrim parash. Kjo do të bëhet me ligj dhe brenda afatit të aktit normativ, pra brenda këtij viti. Paratë do t’i përdorë qeveria, tha Rama, për arsimin dhe shëndetësinë. Si do të ndodhë kjo? Si do t’i përdorë paratë që do të amnistohen? Si do jua marrë bankave? Apo do të përfshihen në një program të ri 1 miliard, që të shumëfishohen pas 10 vjetësh? Ky nuk është lajm i mirë për askënd, përveç atij që kërkon të përfitojë nga paratë e paligjshme, në kurriz të ekonomisë së ligjshme që dëmtohet.

Jo më kot tha se amistia do të bëhet edhe nëse del kundër Perëndimi. Pastrimi i parave të krimit me ligj, me siguri nuk do të pranohet. Duke e bërë pa ligj dhe të kufizuar, Shqipëria vetëm javës që shkoi hyri në zonën gri të pastrimit të parave, duke tërhequr vëmendjen e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare. Amnistia do të sjellë probleme, jo vetëm me shumicën e shqiptarëve që kanë punuar ndershmërisht, jo vetëm me ata që punojnë në ekonominë e ligjshme me mundim, por edhe me SHBA-në dhe BE-në.

Tha që nuk do të presim Bashkimin Europian të na hapë negociatat. Paralajmëroi një rrugë pa BE, një rrugë pa qëllim, ku politikat e tij do të vendosin orientimin e vendit, ku korrupsioni i rritur, liria e ulur dhe krimi alarmant, nuk do të jenë më kritere vlerësimi për qeverisjen, ku votat do të blihen me paratë e amnistisë, ku drejtësinë do ta vendosë partia me akte normative dhe me insitucione të kapura, ku mediat do të kontollohen nga vartësit e Ramës me ligj. Kjo është e ardhmja e mandatit të tretë.

Tha edhe që do të rritet paga minimale në janar 2021, gjashtë muaj para zgjedhjeve. Një lajm i mirë për punëtorët me pagë minimale, lajm i keq për ekonominë që prodhon papunësi dhe emigrantë. Politikat për rritjen e punësimit në Perëndim janë bazuar në heqjen e taksave për vendet e punës, në uljen e kostove për çdo vend pune. Edi Rama deklaroi se kostoja për çdo vend pune do të rritet me 30 për qind. Nga 1 janari do të ketë paga minimale më të larta dhe 30 për qind të punësuar më pak.

Nëse kjo ofertë do të sjellë 800 mijë vota në 21 janar, ata do të jenë 800 mijë banorët e fundit në pronën private të Edi Ramës.

/dosja.al/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix3 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix3 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix3 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix3 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook