Lidhu me ne

Aktualitet

Venecia ‘shpartallon’ procesin e vetingut

Venecia ‘shpartallon’ procesin e vetingut

Komisioni i Venecias ka kritikuar në mënyrë direkte një sërë rregullash e procedurash të ndjekura në procesin e vetingut të cilat mund të kenë krijuar probleme aq serioze sa Komosioni sugjeron rihapjen e vetingut për raste të caktuara magjistratësh të përjashtuar nga sistemi.

Në një draft oponion të lëshuar me kërkesë të shumicës socialiste në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni ka shqyrtuar dhe nxjerrë një sërë përfundimesh dhe këshillimesh në lidhje me procesin e vetingut të magjistratëve.

Komisioni i Venecias ka nënkuptuar në raport se procedurat e vetingut janë zbatuar në mënyrë të paarsyeshme—si në rastin kur magjistartëve u kërkohen fatura dhe dokumenta shpenzimesh për periudha shumë të hershme përtej edhe kërkesave të ligjeve fiskale për ruajtjen e dokumentave financiare.

Këto procedura, shprehet draft raporti i Komisionit të Venecias, krijojnë hapësirë për manipulime politike të procesit, duke i zbatuar  këto rregulla në mënyrë preferenciale sipas interesit politik. Në një konkluzion domethënës raporti pohon:

“Ndërsa reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut mbeten një prioritet dhe duhet të përmbyllen me sukses, është e nevojshme që të vlerësohet nëse rregullat, në mënyrën si po zbatohen (si përshembull kërkesa për të justifikuar paratë e fituara nga personi nën veting dhe të gjithë pjesëtarët e familjes së tij për një periudhë shumë më të gjatë se periudha që ligjet tatimore këkrojnë të ruhen dokumentat financiarë), çojnë apo jo në zgjidhje të mira dhe nuk lejojnë shumë hapësirë për manipulim politik”.

Komisioni kritikon, gjithashtu, rastet kur magjistratëve u është kërkuar llogari për të justifikimi i të ardhurat e bashkëshortëve të krijuara para martese. Ai ka dënaur gjtihashtu ngurtësinë në zbatimin e afatit në vetvete shumë pamajftueshëm për paraqitjen e dokumenteve:

“Duket se ka patur shumë raste kur gjyqtarët dhe prokurorëve nën veting preferuan të japin dorëheqjen më mirë se t’i nënshtroheshin kësaj procedure. Duket se disa persona nuk e kaluan vetingun sepse bashkëshorëtet nuk mund të shpjegonin të ardhurat e tyre të krijuara para martese. Duket gjithashtu se ka patur zbatim tejet të ngurtë të afateve proceduriale. Dokumentacioni duhet të paraqitet ngurtësisht brenda një afati dy javor, që ndonjëherë ka qenë e pamundur, veçanërisht kur dokumentat e certifikuara duhet të merreshin jashtë vendit. Asnjë zgjatje e këtij afati nuk duket të jetë dhënë ndonjëherë, madje edhe kur ka patur arsye për ta justifikuar,”

Komisioni këshillon rihapjen e këtyre rasteve kur prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk u është dhënë kohë e mjaftueshme për të sjellë dokumenta për të justifikuar pasurinë e tyre:

“Në raste të arsyeshme, me afat shumë të ngurta për paraqitjen e dokumentave duhet të rihapen”.

Komisionin ka kritikuar si antikueshtetues vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për të emëruar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pa e përfunduar procesin e vetingut.

Komisioni ka sugjeruar, gjithashtu, kryerjen e vetingut nga KPK dhe KPA edhe për kandidatët për gjyqtarë kushtetues jashtë sistemit të drejtësisë, të cilët sot kontrollohen vetëm nga KED:

“Në mënyrë që të ruajmë të njëjtin standart të vetingut për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese, vetingu i kandidatëve që nuk vijnë nga gjyqësori duhet të kryhet nga KPK dhe nga KPA në vend të KED, sikurse kryhet tani”.

Komisioni ka këshilluar “rivlerësimin e modaliteteve akuale të vetingut, përfshi objektin e shtrirjes së procesit të vetingut… si dhe zbatimin e rregullave proceduriale, të tilla si afatet në mënyrë më pak të ngurtë.”

Në fund, Komisioni ka kërkuar përshpejtim e procesit të vetingut nga ana e KPK-së dhe KPA-së.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook