Lidhu me ne

Kryesore

Sa mjekë infeksionistë ka dhe sa të sëmurë mund të përballojë Shqipëria?


Dr. Kalo tha se janë rreth 40 shtretër të gatshëm, për të trajtuar të sëmurët në terapi intensive, duke llogaritur këtu edhe shtretërit e spitalit “Shefqet Ndroqi”, që do të kalojë në spitalin “Cov 2”, siç e kanë quajtur specialistët e shëndetit, që do të trajtojë të sëmurët e kësaj kategorie.

Sa mjekë infeksionistë ka dhe sa të sëmurë mund të përballojë Shqipëria?

Mjeku infeksionit Dr. Tritan Kalo ishte i ftuar ne ABC News.

Dr. Kalo sqaroi në mënyrë të hollësishme se sa e përgatitur është struktura spitalore, për të pritur pacientët me koronavirus, dhe sa mjekë infeksioniste por jo vetëm, do të trajtojnë të sëmurët me Covid-19.

Dr. Kalo tha se janë rreth 40 shtretër të gatshëm, për të trajtuar të sëmurët në terapi intensive, duke llogaritur këtu edhe shtretërit e spitalit “Shefqet Ndroqi”, që do të kalojë në spitalin “Cov 2”, siç e kanë quajtur specialistët e shëndetit, që do të trajtojë të sëmurët e kësaj kategorie.

Pjesë nga biseda në studio

Sa mjekë infeksionistë ka Shqipëria?

Dr. Tritan Kalo: Kemi 15 mjekë aktivë në spital, kemi mjekët infeksionistë të poliklinikave të specialiteteve, të cilët vijnë dhe bëjnë shërbim tek ne bashkë me mjekët tanë për të qenë më i update-uar dhe gjithmonë në korent të problemeve, ka vite që bëhet kjo. Kemi mjekë infeksionistë që punojnë në klinikat private kemi edhe mjekë infeksionistë që punojnë në strukturat e spitaleve rajonale.

Në rast se skenari do të agravohet deri në nivelin e 4-t dhe do të duhet një ambient i Spitalit Amerikan për këtë do të përballohet mjaftueshëm me infeksionistë se A. Gjata tha se reanimatologe kemi 200…

Dr. Tritan Kalo: Spitali Amerikan ka infeksionistët e vet. Aktualisht janë 5 mjekë infeksionistë që punojnë në strukturat e Spitalit amerikan, ata mjaft mirë mund të jenë përgjegjës për menaxhimin e tyre pa harruar edhe faktin që bashkëpunimi do të jetë gjithmonë i madh. Covid-19, duke qenë se ka prekje pulmonare, pneumologët vendosen mjaft mirë për të na u bërë krah në trajtimin e këtyre të sëmurëve, jo më kot spitali Shefqet Ndroqi është parashikuar si Back-up i dytë ku do të zhvendosen këta të sëmurë. Me strukturën e re është parashikuar që numri i të sëmurëve në terapi intensive, nr. i aparateve, për të trajtuar këta të sëmurë do të jetë 4. Janë futur në përdorim edhe 6 të tjerë dhe është menduar që 22 shtretër të jenë në një repart të vecantë. Më e rëndësishmja që popullata duhet të ketë parasysh një gjë, të sëmurët që kanë nevojë për dializën apo hemodializën për shkak të insuficiencës renale ose të sëmurë që kanë insuficencë renale që bëhen viktimë e këtij infeksioni, po ngrihet reparti që kjo dializë tu ofrohet në mjediset e spitalit infektiv, gjithçka të mbyllet brenda spitalit. Ne kemi skanografinë brenda spitalit, të ekografisë, të grafive portabël në mënyrë që të mos ketë asnjë arsye që këta të sëmurë të kalojnë në mjedise të tjera spitalore për tu ekzaminuar

Nga kjo që thoni kuptojmë se nuk janë të gjithë personat e shtruar ne terapi intensive, sa do të ishte numri maksimal i personave në terapi intensive që ne mund të përballojmë?

Dr. Tritan Kalo: Janë rreth 34 që mund të përballojmë dhe të asistohen në shërbimin infektiv por njëkohësisht ne kemi të lirë të gjithë shtretërit e terapisë intensive në Spitalin “Shefqet Ndroqi” që janë 8 shtretër. Pra rreth 40 shtretër të gatshëm. Mos të harrojmë edhe strukturat e Cov 3 dhe Cov 4 që kanë edhe ata struktura të asistencës ventilatore.

Si e lexoni këtë kurbë që po reflekton Shqipëria?

Dr. Tritan Kalo: Jam optimistë, me masat paraprake, me izolimin që po bëhet të mos arrijmë të ndjekim atë kurbën kineze dhe Italiane por t kemi intensitet më të ulët dhe gjithmonë të zhvendosur në mënyrë graduale dhe zbritjen graduale. Rënia do të ndodhë si në gjithë vendet e tjera por ndoshta nuk do të kemi atë pikën kulminante aq të lartë sa Kina dhe Italia, në të cilën mjeku vihet përpara dilemës; kë të mjekojë, kë të asistojë, dhe kë jo. Shpresoj që të mos arrijmë në këtë skenar

Ministria ka raportuar sot që rasti i parë me Covid-19 është i intubuar sot, bëhen 4 raste të intubuar, ju thatë që janë 3.

Dr. Tritan Kalo: Unë kam të dhëna të drejtpërdrejta, rrugës që vija për këtu shefja e infektivit Dr. Najada Çomo më informoi se janë 28 të sëmurë, 3 në terapinë intensive të paintubuar dhe 25 në pavione, i përmbahem kësaj shifre se më vjen nga burim i dorës së parë.

MË TEPËR

Kryesore22 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar22 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix22 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix22 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix22 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix22 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix23 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix23 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix23 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook