Lidhu me ne

Aktualitet

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar!


Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, mbase vërtet kupton se fasada s’të pi ujë në izolim dhe fytyra e vërtetë e pamaskuar nga make-up  është ajo që do shohësh më shpesh në pasqyrë. Mbase nuk do të të pëlqejë dhe aq, por  do të duhet ta pranosh. Njësoj do jetë edhe për ty që paburrërinë e fsheh me pushtet, para të vëna errët apo njerëz që t’u afruan thjesht për atë që ke, se për atë që je të kishin ndenjur kilometra larg.

Nga Zirina Llambro

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, ti mund të jesh një njeri krejt tjeter! Por së pari duhet të ndalosh pak! Duhet të ndalosh për të kuptuar se sado filtra të përdorësh në Instagram, askush nuk do të mundet të të shpëtojë nga e kaluara jote.

Ajo është aty, në albume me foto të lara, në foldera laptopi, në vite që kanë ikur, në lot që ke derdhur, dashuri që ke dhënë e të qeshura që ke shkëmbyer, gabime që ke bërë.

Duhet të ndalosh pak për të kuptuar se sado  të imponohesh në rrjete sociale, sado ndjekës të kesh në Instagram, ka më shumë se kaq për të jetuar.

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, mbase vërtet kupton se fasada s’të pi ujë në izolim dhe fytyra e vërtetë e pamaskuar nga make-up  është ajo që do shohësh më shpesh në pasqyrë. Mbase nuk do të të pëlqejë dhe aq, por  do të duhet ta pranosh. Njësoj do jetë edhe për ty që paburrërinë e fsheh me pushtet, para të vëna errët apo njerëz që t’u afruan thjesht për atë që ke, se për atë që je të kishin ndenjur kilometra larg.

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, ti mbase do kesh më shumë guxim, guxim për të mos u trembur nga mediokriteti, për të mos pranuar propagandën, për të refuzuar kakofoninë që të ushqen me budallallëqe, guxim për të mos e lënë jetën tënde vetëm  në boshllëkun e kafeneve.

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, ti mbase do marrësh frymë më lehtë! Sepse ndonjë nga librat që ke postuar mundesh ta lexosh vërtet, se për t’u bërë shkrimtar askund nuk mjafton të kesh para për të botuar një libër e se aty jashtë ka njerëz që dinë shumë më shumë sesa ty dhe shesin shumë më pak dëngla. Aty jashtë ka  njerëz që kanë besuar vërtet se  me dije  e jo me “ije” mund të arrish të ecësh përpara.  Aty jashtë ka njerëz të talentuar që kanë vrapuar të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre e nuk kanë pasur “luksin” të ndjekin pasionet e tyre.

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, ti do kuptosh se cilët janë njerëzit që të mungojnë vërtet, cilët s’duhet të ishin fare në jetën tënde, e cilët të kanë mbetur aty  prej vitesh pa të dhënë asgjë, duke të grabitur shumë.

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, ti do kesh mësuar gjëra që më parë as e mendoje që mund t’i bëje e do t’i provosh vetes që edhe ti mund të kesh një qëllim e një motiv më shumë për të jetuar.

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, ti mbase do mbetesh po ai që je, por tani ndonëse nuk do, të duhet të ndalosh pak.  Duhet të ndalosh pak për të kuptuar se gjithçka ke marrë të mirëqenë brenda sekondës nuk mund ta kesh më, se nuk je i paprekshëm, as i pavdekshëm. Mbase është koha që po të dhurohet për të reflektuar, për t’u pastruar, për të jetuar, jo thjesht mbijetuar! Ndaj qetësohu dhe NDALO!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook