Lidhu me ne

Kryesore

Çfarë po ndodh me vaksinën kundër Covid-19

Çdo ditë ka të dhëna të reja nga laboratorët shkencorë që punojnë mbi vaksinën kundër Korona virusit, dhe ndërsa testimet e para për vullnetarët kanë filluar në Kinë dhe SHBA, gjermanët, rusët, izraelitët, kanadezët po kërkojnë gjithashtu një zgjidhje.

Nxitja është sigurisht statistika e numrit të pacientëve – deri më tani, më shumë se 416,700 raste janë konfirmuar të infektuara në të gjithë botën dhe më shumë se 18.500 mijë njerëz kanë vdekur.

Bota po bashkohet me një të ashtuquajtur “gjyq solidariteti” për terapi të mundshme ndaj korona virusit, të nisur nga OBSH dhe deri më tani me 10 vende pjesëmarrëse që kanë konfirmuar testimin e katër ilaçeve tashmë ekzistuese. Midis tyre është “Remdesivir”, një ilaç eksperimental i zhvilluar gjatë epidemisë së Ebola që mban sot shpresat e botës.

Kura e parë për Remdesivir është përdorur nga italianët, pasi një pacient i prekur nga COVID-19, i trajtuar me këtë ilaç pati një rezultat negativ në korona virus.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët kinezë pretendojnë se ilaçi japonez “Favipiravir”, i njohur gjithashtu si “Avigan”, ka rezultuar i efektshëm në mundjen e korona virusit. Ky medikament kundër gripit është prodhuar nga TojamaChemical, një degë e Fujifilm, e cila tashmë përveç kamerave, është e njohur edhe në farmakologji.

Sidoqoftë, ekspertët shëndetësorë dhe farmakologjikë aktualisht janë skeptikë në lidhje me sjelljen e ndonjë prej këtyre ilaçeve kur ato përdoren gjerësisht.

“Ne duhet të sigurohemi që vaksina është absolutisht e sigurt. Do të duhet të paktën një vit. Do të gjejmë një vaksinë, por duhet të bëjmë atë që është e nevojshme”, tha Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) Mike Ryan.

Barnat kundër malaries janë përmendur gjatë ditëve të fundit, gjithashtu, si zgjidhje të mundshme.

Kur do të mund të përdoren gjerësisht barnat?

Të gjitha këto barna, në të vërtetë janë zhvilluar për të trajtuar sëmundje të tjera dhe deri tani 39 projekte janë duke u zhvilluar për të punuar për vaksinën e korona virusit. Edhe pse nuk ka zgjidhje konkrete, provat klinike mbi vullnetarë tashmë kanë filluar në Kinë dhe SHBA. Ndërsa rusët po testojnë prototipat e vaksinave të mundshme të kafshëve. Sidoqoftë, vaksina do të kërkojë një minimum prej 12 deri në 18 muaj.

Kjo u konfirmua nga SiegfriedTrom nga Aleanca e Kompanive Farmaceutike të Kërkimit në Gjermani, i cili gjithashtu thotë se shumë kompani dhe organizata shkencore në të gjithë botën po kërkojnë të zhvillojnë një vaksinë kundër korona virusit.

“Sa më shumë kompani të përfshihen, aq më shumë gjasa ka të prodhojnë vaksinën sa më shpejt”, thotë ai.
Kompania Bio-Farmaceutike kanadeze Medicago, ishte ndër të parat që ofroi një zgjidhje për trajtimin e korona virusit. 30% e aksioneve të saj zotërohen nga Philip Morris, i cili ndryshe nga ç ’pritet prej kompanive të duhanit, ka investuar intensivisht në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë.

Kjo kompani e bioteknologjisë shpejt doli me një zgjidhje sepse përdori një bimë duhani në vend të vezëve të pulës si bioreaktor për vaksinat, të cilat përdoren kryesisht në shpërndarjen tradicionale të ilaçeve.

Projekti Medicago është gjithashtu mes aplikantëve në Fondin e Inovacionit Strategjik COVID-19 në Kanada, të cilëve do t’u ndahen 192 milion dollarë në fonde kërkimore.

Kompania farmaceutike gjermane CureVac, e ndjekur nga Ditmar Hop, miliarderi gjerman dhe pronari i klubit të futbollit Hofenheim, po pret vaksinën e saj në vjeshtë.

Vaksina në të gjithë botën

Ekspertët thonë se për shkak të pandemisë dhe garës midis kompanive farmaceutike, zhvillimi i vaksinave nuk do të zgjasë për shumë vite, siç ndodh zakonisht. Dhe ata theksojnë se ilaçi nuk duhet të jetë në dispozicion vetëm për individë ose shtete të privilegjuara. Kjo është arsyeja pse janë krijuar spekulime mbi blerjen e mundshme të vaksinës nga presidenti amerikan Trump. Por drejtuesit e CureVac, pohuan se nëse ata do të ishin të suksesshëm në zhvillimin vaksinës, ajo do të ishte në dispozicion të të gjithë botës. /TCH

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook