Lidhu me ne

Kryesore

VOA: Mesatarja e vdekjeve nga COVID-19 në Shqipëri, mbi atë botërore


Por ndërsa mesatarja botërore e vdekjeve në raport me numrin e të infektuarve është afërsisht 5 përqind, në Shqipëri ajo është diku te 5.8 përqind. Numri i viktimave, 15 të tilla deri tani, u rrit ndjeshëm ditët e fundit, 3 vetëm gjatë ditës së djeshme, apo 10 raste që nga mbrëmja e së enjtes. Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç

Në Shqipëri autoritetet thanë sot se janë në rrugë të mbarë në përpjekjet e tyre për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ndërsa nuk shfaqën shqetësim për numrin e vdekjeve, të cilat u rritën ndjeshëm ditët e fundit duke shkuar në 15 viktima. Drejtuesja e Departamentit të Epidemiologjisë Silva Bino i tha Zërit të Amerikës po ashtu se as rastet e shtruara në spital nuk mund të konsiderohen të larta, duke qenë se sipas saj numri i tyre mbetet shumë më i ulët se ai atyre që po trajtohen në shtëpi. Aktualisht Shqipëria numëron 259 të prekur nga Covid 19.

Numri i personave të prekur nga COVID 19 po rritet me ritme thuajse të njejta, pa luhatje të forta, duke arritur në 259 raste të konfirmuara deri mesditën e sotme. “Janë testuar 152 persona të cilët kanë qenë të dyshuara. Mes tyre kemi patur 16 raste të reja me COVID 19”, deklaroi Silva Bino, drejtuese e Departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Por ndërsa mesatarja botërore e vdekjeve në raport me numrin e të infektuarve është afërsisht 5 përqind, në Shqipëri ajo është diku te 5.8 përqind. Numri i viktimave, 15 të tilla deri tani, u rrit ndjeshëm ditët e fundit, 3 vetëm gjatë ditës së djeshme, apo 10 raste që nga mbrëmja e së enjtes. Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç

Një ditë më parë kryetari demokrat Lulzim Basha u shpreh i shqetësuar për numrin e lartë sipas tij ,të vdekjeve: “Përqindja e viktimave në raport me shifrat e konfirmuara mbetet e lartë, çka tregon, sipas shumë ekspertëve, se numri i testimeve është jashtëzakonisht i ulët”.

Por sipas zonjës Bino “rastet e vdekjeve nuk maten me rregull treshi”. Në përgjigje të pyetjeve nga Zëri i Amerikës, ajo shpjegoi se “autoritetet shëndetësore bëjnë një vlerësim të numrit të vdekjeve dhe kjo bazuar me rastet e dyshuara dhe nga ana tjetër masin dhe raportin mes vdekjeve dhe rasteve të shëruara. Këto janë disa indikatorë të rëndësishëm të mënyrës se si po shkon epidemia. Natyrisht çdo rast vdekje duhet analizuar dhe po e analizohet”.

Në Spitalin Infektiv, sipas të dhënave të përditësuara deri në mesditë, 4 të sëmurë të tjerë janë në një situatë kritike. “Në Shërbimin Infektiv janë aktualisht të shtruar 79 persona, nga të cilët 7 janë nën kujdesin intensive e ku 4 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën, të intubuar. Pjesa tjetër gjendet e shtruar në pavione dhe gjendja është e stabilizuar”, tha zonja Bino

Nëse numrit të të shtruarve aktualisht do t’i shtonim dhe ata që kanë humbur jetën, apo që kanë lënë tanimë spitalin, raporti me totalin e të prekurve është mbi 40 përqind. Por sipas zonjës Bino, “nuk mund të konsiderohet i lartë, pasi është shumë më i ulët se numri i personave që po trajtohen në shtëpi. Në spital, janë shtruar dhe persona që mund të mos shtroheshin, por për shkak të kushteve të tyre familjarëve, në mungesë të personave që mund të kujdeseshin për ta, ose për shkak të kushteve jo të mira të banesës ata janë shtruar në spital”.

Aktualisht Shqipëria numëron 67 persona të shëruar, ose gati 26 perqind të totalit, një shifër mbi mesataren botërore, deri tani, prej afro 21 përqind./VOA

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix9 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix9 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix9 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore9 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix9 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix9 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook