Lidhu me ne

Kryesore

“Tani njerëzit kanë frikë, jo më nga virusi por nga varfëria”

“Tani njerëzit kanë frikë, jo më nga virusi por nga varfëria”

Pas disa ditësh karantine, njerëzit anembanë Italisë nisën të këndonin e të bënin muzikë nga ballkonet e shtëpive, ndërsa u bashkuan me moton : “Çdo gjë do të shkojë mirë” (Andrà tutto bene).

Tre javë më pas, kënga ka ndaluar dhe po shtohet frika për trazira sociale, pasi një pjesë e rëndësishme e popullatës, sidomos në jugun e varfër, po e kupton se gjërat nuk janë dhe aq mirë, shkruan The Guardian.

“Nuk ka më këngë dhe vallëzime në ballkone”, tha Salvatore Melluso, prift në dioqezën Caritas të Napolit, e cila bën vepra bamirësie.

“Tani njerëzit kanë frikë, jo më aq shumë nga virusi sesa nga varfëria. Nje pjesë nuk po punojnë dhe po mendojnë tani për bukën e gojës. Në bankat e ushqimeve sheh radhë të gjata”, shtoi ai.

Në jugun e Italisë ka pasur më pak vdekje nga koronavirusi sesi në rajonet veriore, të dërrmuara prej tij, megjithatë pandemia po godet rëndë përditshmërinë e njerëzve atje. Tensionet po shtohen në Kampanja, Kalabri, Sicili e Pulja, ku njerëzit po mbeten pa ushqime dhe pa para.

Ka pasur raporte se pronarët e dyqaneve të vogla po gjenden nën presionin të japin ushqime falas, ndërsa policia po patrullon nëpër disa zona për të kontrolluar supermarketet, me qëllimin të ndalojë vjedhjet.

Paride Ezzine, kamerier në Palermo, nuk po e merr më pagën e tij. “Natyrisht, për shkak të karantinës, restoranti u mbyll,” tha ai. “Unë kam gruan dhe dy fëmijë, e po jetojmë me kursimet tona, të cilat nuk e di sa do të zgjasin. I kërkova bankës  të na shtyjë këstet e pagesës –  por thanë jo. Kjo situatë po na rrënon ”, shprehet me shqetesim Paride.

Bllokimi, i cili parashikohet të zgjasë të paktën deri për  Pashkëve, po prek gjithashtu 3.3 milion njerëz në Itali që mendohet se punojnë “ jashtë regjistrave” , e nga të cilët më shumë se 1 milion jetojnë në të gjithë Kampania, Kalabri, Sicili e Pulja, sipas shifrave më të fundit nga CGIA Mestre, një shoqatë biznesi me qendër në Venecia.

“Në realitet, ne nuk e dimë se sa njerëz janë duke punuar në të zezë, pasi këto numra janë vetëm përllogaritje, ” shprehet Giovanni Orsina, profesor i politikës në Universitetin Luiss në Romë.

Megjithatë, një numër i konsiderueshëm njerëzish jetojnë çdo ditë, duke bërë punë të rastit. Ekzistojnë gjithashtu dhe shumë shitës dyqanesh ose profesionistë që punojnë vetë, të cilët mund të kenë ca kursime të moderuara, por ato do të shterojnë nëse zgjat bllokimi,“ shton ai.

Në mesin e trazirave sociale që po formëzohen, kryeministri, Giuseppe Conte tha se 4.3 miliardë euro nga një fond solidariteti do të dërgoheshin menjëherë në të gjitha bashkitë dhe 400 milionë euro shtesë do të shkojne për kryetarët e bashkive që t`I kthejnë në kuponë ushqimesh. Por këta të fundit u ankuan se fondet, veçanërisht 400 milionët  euro për kuponët e ushqimit, janë të pamjaftueshme.

“Prisnim më shumë dhe shpresoj që qeveria të gjejë një mënyrë”, thotë Salvo Pogliese, kryetari i bashkisë së Katanias. “Situata është jashtëzakonisht delikate pasi një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ka të ardhura zero. Ata që më parë jetonin me dinjitet, tani e gjejnë veten në vështirësi, ” thekson ai.

Një nga problemet është se 4.3 miliardë euro duhet t`u jepeshin kryetarëve të komunave në muajin maj, dhe shumë prej fondeve tashmë ishin caktuar për t’u shpenzuar në fusha të tjera.

“Nëse qeveria pret që këto para të përdoren për të ushqyer njerëzit, atëherë komunat nuk do të kenë para për gjëra të tjera,” tha Orsina. “Dhe nëse shumën e 400 milionë eurove e ndan për të gjitha bashkitë, atëherë ajo është hiçgjë”.

Ka gjithashtu shenja  se organizatat kriminale po shfrytëzojnë situatën. Aktualisht, po zhvillohen hetime mbi aktivitetet e një grupi në Facebook të quajtur “Revolucioni KIombëtar” që i ka nxitur njerëzit të plaçkisin supermarketet.

Leoluca Orlando, kryetari i Komunës së Palermos, i kërkoi qeverisë krijimin e “ të ardhurave të mbijetesës” për qytetarët më të varfër, nga frika se  “grupet kriminale mund të promovojnë akte dhune”.

Ndërkohë, taksat për bizneset e vogla thjesht janë pezulluar, nuk janë shfuqizuar, që do të thotë se pronarët do të duhet t`I gjejnë paratë për kontribute në një fazë të mëvonshme, pavarësisht humbjeve nga karantina.

“Burokracia është armiku i vërtetë i këtij vendi dhe në një situatë krize është e pamundur ta zgjidhësh këtë problem,” tha Massimiliano Panarari, profesor në Universitetin Luiss. “Njerëzit mund të jenë përpjekur ta mbajnë lart moralin në fillimin e izolimit”, pohon ai, “por tani mendimet e tyre po kthehen drejt realitetit të hidhur të një vendi jashtëzakonisht të brishtë.”

The Guardian

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix3 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix3 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix3 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix3 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix3 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix3 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix8 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix8 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix8 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook