Lidhu me ne

Kryesore

Një studim thotë…Në fakt studime të tilla duhen injoruar


Ndoshta mediat e kanë kaluar cakun, por edhe shkencëtarë që dalin e flasin në krye të muajit me konkluzione personale, më së paku duhen futur në burg nja 6 muaj. Sepse problemi këtu nuk është thjesht me studimet që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut dhe thonë banalitete të tipit virusi prek mushkëritë, por me faktin se leximi i tyre nuk bëhet nga profesionistë, por nga një publik që është viktimë e panikut dhe padijes

Një shkencëtare britanike ka thënë që vaksina kundër CoVid-19 mund të jetë gati në shtator. 80% e sigurtë.

Mirëpo një shkencëtare australiane thotë që vaksina mund të mos gjendet. Shkencëtarë të tjerë, edhe ata në sulm për të shitur ndonjë ide në këtë kohë paniku, thonë se vaksina do të kërkojë 18 muaj më e pakta. Shkencëtarët koreanë thonë se nga koronavirusi mund të riinfektohesh, pra nuk fiton imunitet. Shkencëtarët kinezë thonë se koronavirusi vepron si virusi i HIV-AIDS.

Një mjek francez tha se hydroxychlorochine vepron mirë ndaj koronavirusit nëse bashkohet me azitromicinën. Trump e besoi dhe porositi 30 milionë doza.

Në Japoni thonë se medikamenti Avigan vepron mirë ndaj virusit. Edhe Remdesivir po ashtu. Në Napoli u testua me sukses një ilaç kundër artritit reumatik, ndërkohë që në Shqipëri p.sh nuk mungojnë sugjerimet për receta popullore si hudhër, raki dhe spec djegës.

Në Kinë po ashtu toleruan mjekësinë popullore.

Garës së çmendur të vaksinës dhe medikamenteve nuk i ndahet as psikopatia globale e studimeve që po bëhen patjetër për të zhvatur fonde.

Një studim thotë se…

Pastaj një studim tjetër sqaron se nga koronavorusi preken edhe të rinjtë. Studimi i tretë anullon dy të parët dhe thotë se koronvirusi do iki me vapën. Studimi i katërt nuk vonon të deklarojë me fakte se virusi ka pësuar mutacione dhe se nuk do ikë.

Në vrap e sipër shkencëtarët jo vetëm që po kullandrisen si dinë vetë për maska dhe doreza, por edhe bëjnë studime, që siç mund të merret me mend janë empirike dhe as që bëjnë diferencë. Madje nuk dihet shtojnë gjë pozitive në luftën kundër pandemisë apo jo.

Mjekët gjermanë këmbëngulin se pandemia nuk e justifikon alarmin e ngritur, shifrat flasin për këtë gjë, ndërkohë që më të rezervuarit për të folur për studime dhe zbulime janë italianët që kanë përvojën e duhur për të thënë diçka me vlerë.

Nuk dihet pra se çfarë të besosh dhe kujt t’i besosh. Një pacient del nga spitali dhe thotë: mos e merrni me të qeshur sepse nuk është grip. Por as panik jo. Një tjetër del e thotë: O perëndi çfarë më panë sytë!

ISHP-ja jonë shkruan në shpjegimet e veta se virusi rrallë herë çon në fatalitet. Si ta ndash tani panikun që po duan me çdo kusht ta mbajnë gjallë me lajme nga më idiotet nga informimi real?

Një studim thotë se paniku…

Ndoshta mediat e kanë kaluar cakun, por edhe shkencëtarë që dalin e flasin në krye të muajit me konkluzione personale, më së paku duhen futur në burg nja 6 muaj. Sepse problemi këtu nuk është thjesht me studimet që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut dhe thonë banalitete të tipit virusi prek mushkëritë, por me faktin se leximi i tyre nuk bëhet nga profesionistë, por nga një publik që është viktimë e panikut dhe padijes./Respublica.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix19 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix19 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix19 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix19 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix19 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix19 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix19 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix19 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar19 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook