Lidhu me ne

Kryesore

“Shteti i rrënuar nga korrupsioni dështoi në trajtimin e pandemisë, dita të ngremë zërin” – Basha

Basha shtoi se qeveria ka lënë hapur fasoneritë, të cilat i cilëson “bomba” ndërsa tha se ajo nuk ndihmoi qytetarët por zgjodhi që lekët t’ia japë oligarkëve.

Kreu i Partisë Demokratike, Basha, deklaroi se vendi ka ende një numër të lartë të infektuarish.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me News24, kryedemokrati theksoi se qeveria nuk duhet të ndërmarrë vetëm masa shtrënguese por edhe mbështetëse.

Basha shtoi se qeveria ka lënë hapur fasoneritë, të cilat i cilëson “bomba” ndërsa tha se ajo nuk ndihmoi qytetarët por zgjodhi që lekët t’ia japë oligarkëve.

“Gjendja e jashtëzakonshme nuk bëhet as për lustër as për të fshehur dështimet. Të marrin masa jo vetëm shtrënguese por edhe mbështetëse. Keni parë pamjet e grave në fasonerinë e Korçës. Ndjenja e tyre rrënqeth. Kështu situata në Krujë, Kurbin, Berat, Shkodër, Durrës.

Sot zyrtarisht ka 29 të infektuar, aq sa kishte në 4 prill. Kurba e infeksioneve duket se është aq e çoroditur. Duket se karantina nuk po jep fryte. Sepse lihen bomba me sahat si fasoneritë dhe hapin infeksionet. Qeveria nuk zgjidhi qesen për të paguar vajzat, nënat. I mbajti t’ja japë oligarkëve. Ku janë paratë e qytetarëve? Tani që kanë nevojë për shtetin shteti zhduket. Dhe më pas zgjat gjendjen e jashtëzakonshme? Çfarë bëri këto 4-5 javë? Drejtim nga Facebooku, tjetër gjë thotë tjetër gjë bën.”­ – tha Basha.

Më tej ai theksoi se qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia dhe se shteti është i rrënuar nga korrupsioni. Basha tha se është koha që opozita të ngrejë zërin.

“E paaftë, qeveria ka dështuar, një shtet i rrënuar nga korrupsioni. Nëse do vendoste interesat e shqiptarëve të parat do ishte ndryshe, por jep 100 milionë euro për oligarkët dhe lë gratë dhe vajzat të klithin, s’kam asgjë thonë.

As ta lusim, as ta këshillojmë, por tani është dita të ngremë zërin. Gjysma e parlamentit është shtojcë e këtij dështimi.” – shtoi Basha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar2 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport2 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix2 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix2 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook