Lidhu me ne

Temporal

A janë gratë menaxhueset më të mira të krizës së koronavirusit

Nga Gjermania në Zelandën e Re dhe nga Danimarka në Tajvan, gratë e kanë menaxhuar krizën e koronavirusit plot vetëbesim. Mirë kanë ecur edhe plot vende me liderë meshkuj si Vietnami, Republika Çeke, Greqia, Australia, por udhëheqëset femra kanë bërë më pak gabime.

Më 1 Prill, kryeministrja e Sint Maartenit iu drejtua 41 500 shtetasve të vendit të saj. Rastet e koronavirusit po rriteshin dhe kryeministrja Silveria Jacobs e dinte se shteti i vogël ishullor, i cili mirëpret 500 mijë turistë në vit, ishte në rrezik të madh: kishte vetëm 2 shtretër të posaçëm ICU.

Jacobs nuk dëshironte t`ju impononte njerëzve bllokimin, por insistonte që të ruhej distanca publike. Ndaj, e tha shkoqur: “Thjesht, stop lëvizjes”. “Nëse nuk iu pëlqen buka që keni në shtëpi, hani biskota të kripura. Hani drithëra. Hani tërshërë. Hani… sardele”, ishin fjalët e saj.

Shefja 51-vjeçare e ekzekutivit të vendit të vogël të Karaibeve mund të mos ketë profilin global të Angela Merkelit ose Jacinda Ardernit, por mesazhi i saj i qartë ilustroi veprimin e fortë, komunikimin efikas dhe një tjetër udhëheqëse femër duke bërë punën e saj.

Nga Gjermania në Zelandën e Re dhe nga Danimarka në Tajvan, gratë e kanë menaxhuar krizën e koronavirusit plot vetëbesim. Mirë kanë ecur edhe plot vende me liderë meshkuj si Vietnami, Republika Çeke, Greqia, Australia, por udhëheqëset femra kanë bërë më pak gabime.

Ardern, 39 vjeçe dhe kryeministre e Zelandës së Re, i është gjendur pranë njerëzve gjatë bllokimit, duke shpërndarë mesazhe video nga banesa e saj e duke komunikuar çdo ditë me ta përmes konferencave jo-luftarake për shtyp apo videove paksa më të lirshme në Facebook Live, mediumi i vet i preferuar.

Këmbëngulja e Ardenit për të shpëtuar jetë dhe qasja e mirësisë që ajo ndjek – duke i nxitur neozelandezët të kujdesen për fqinjët e tyre, të kujdesen për të prekurit dhe të bëjnë sakrifica për të mirën më të madhe – ka bërë që të fitojë fansa të shumtë, ndërsa theksi që vuri mbi “përgjegjësinë e përbashkët”, ka arritur ta bashkoje vendin.

Duke zgjedhur qasjen “masa të ashpra dhe sa më herët”, kryeministrja vendosi një karantinë 14-ditore për këdo që hynte në Zelandën e Re në 14 mars dhe zbatoi një bllokim të rreptë dy javë më vonë, kur më pak se 150 njerëz ishin infektuar dhe askush nuk kishte vdekur. Vendi shënon gjithsej vetëm 18 vdekje; besimi publik në qeverinë e Ardernit është më i madh se 80 për qind.

Në Gjermani, Angela Merkel është përshëndetur për ndërhyrje publike të drejtpërdrejta, por edhe me tone jokarakteristike personale. Kancelarja e mori seriozisht kërcënimin e sëmundjes, duke paralajmëruar se deri në 70 për qind të njerëzve mund të merrnin virusin. Kjo ishte për të sfida më e madhe me të cilën përballej vendi që prej vitit 1945, ndërsa tregoi se vajtonte çdo vdekje si atë të “babait ose gjyshit , nënës ose gjyshes apo partnerit”…”

Falë testimeve masive që në fillim, numrit të bollshëm të shtretërve të kujdesit intensiv dhe thirrjeve të vazhdueshme të saj drejtuar popullatës që të mos e nënvlerësonin sëmundjen, Gjermania deri më tani ka regjistruar më pak se 5,000 vdekje, një shifër mjaft më e ulët se shumica e vendeve të BE-së. Me një doktoratë në kimi kuantike, qëndrimi i qartë dhe i qetë i Merkelit ka ndihmuar gjithashtu në rritjen e nivelit të aprovimit të publikut në mbi 70 për qind për mënyrën sesi kancelarja në mandatin e saj të katërt, e menaxhoi epideminë.

Në Danimarkën fqinje, kryeministrja Mette Frederiksen veproi me të njëjtën vendosmëri: ajo i mbylli kufijtë e vendit skandinav që në 13 mars, dhe disa ditë më vonë, bëri të njëjtën gjë me kopshtet, shkollat dhe universitetet si dhe nuk lejoi grumbullimet e më shumë se 10 personave. Kjo vendosmëri duket se e ka kursyer Danimarkën nga më e keqja e pandemisë, pasi vendi numëron më pak se 8,000 raste të konfirmuara dhe 370 vdekje. Fjalimet joagresive të Frederiksenit dhe udhëzimet e qarta për kombin janë lavdëruar gjerësisht. Norvegjia, me 7.200 raste dhe 182 vdekje, këtë javë nisi të lehtësojë kufizimet e saj duke rihapur kopshtet e fëmijëve.

Kryeministrja Erna Solberg i tha CNN-it se “ia kishte lënë në dorë shkencëtarëve të merrnin vendimet e mëdha mjekësore”, duke shtuar se mendonte qe bllokimi i hershëm i vendit dhe programi i zgjeruar I testimit kishin pasur një rëndësi kyce. Islanda, nën drejtimin e Katrin Jakobsdottirit, ofroi testime falas për të gjithë qytetarët, jo vetëm ata me simptoma, dhe ka regjistruar 1.800 raste e vetëm 10 vdekje.

Shefja më e re e ekzekutivit në botë, finlandezja Sanna Marin, gjithashtu lëvizi me vendosmëri për të vendosur një bllokim të rreptë, përfshirë ndalimin e të gjitha udhëtimeve jo thelbësore brenda dhe jashtë rajonit të Helsinkit. Kjo ka ndihmuar që vendi i saj ta frenojë përhapjen e virusit në vetëm 4,000 raste dhe 140 vdekje, një bilanc ky shumë herë më i ulët sesa ai i Suedisë fqinje.

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen reagoi dhe ajo shumë shpejt, duke aktivizuar qendrën qendrore të komandës të vendit që në fillim të janarit e duke futur kufizimet e udhëtimit dhe masat e karantinës.

Dhe, jo të gjitha gratë që kanë shkëlqyer në krizën e koronës janë lidere kombëtare. Jeong Eun-kyeong, drejtuesja e qendrës së Koresë së Jugut për kontrollin e sëmundjeve, është kthyer në ikonë kombëtare me strategjinë “testo, gjurmo, freno”. Ish-mjekja rurale ka fituar etiketimin e “gjuetares më të mirë të virusit në botë”. Ekspertët thonë se ndërsa gratë “përfaqësohen në mënyrë disproporcionale në një shkallë mjaft befasuese” mes vendeve që menaxhojnë mirë krizën, në lojë mund të ketë edhe faktorë komplikues.

Kathleen Gerson, profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Nju Jorkut, mendon se mund të jetë më e vështirë për burrat të shpëtojnë nga “mënyra sesi pritet të sillen ata si liderë. Dhe duke qenë se udhëheqësit më të mirë janë ata që shfaqen të fortë, të vendosur dhe të zotë njëkohësisht për të treguar ndjeshmëri, gratë mbas”, vazhdon Gerson, “mund të drejtojnë rrugën duke treguar se këto nuk janë atribute konkurruese dhe konfliktuale, por plotësuese – dhe të domosdoshme për një udhëheqje të mirë”. /Burimi: The Guardian, Telegrafi.com

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook